Alblove
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Alblove

MIRE SE VINI.!!!
 
ForumPortalliKėrkoRegjistrohuLatest imagesidentifikimiGalleryBisedoni

 

 Kthimi i Skenderbeut Ne Shqiperi Djali Gjon Kastrioti

Shko poshtė 
AutoriMesazh
SeCuRiTy
WebMaster
WebMaster
SeCuRiTy


Male Numri i postimeve : 857
Age : 38
Vendi Ku Jeton : Albanian
Cfar Pelqeni : Futboll
Humor : Skemi Frik Nga Cia Strembemi Nga Shiku Jemi Rrac E Forte Rrac Burgaxhiu:P:P
Registration date : 01/05/2007

Kthimi i Skenderbeut Ne Shqiperi Djali Gjon Kastrioti Empty
MesazhTitulli: Kthimi i Skenderbeut Ne Shqiperi Djali Gjon Kastrioti   Kthimi i Skenderbeut Ne Shqiperi Djali Gjon Kastrioti Icon_minitimeTue May 20 2008, 09:30

Kthimi i Skenderbeut Ne Shqiperi Djali , Gjon Kastrioti (1481-1484)

Rėnia gjatė viteve 1478 e 1479 e Krujės, e Shkodrės, e Lezhės, e Himarės dhe e kėshtjellave tė tjera i forcuan pozitat e pushtuesve osmanė nė Shqipėrinė Perėndimore dhe u krijuan atyre prapavija deri diku tė sigurta pėr tė realizuar synimet e sulltan Mehmetit II pėr pushtimin e Italisė dhe tė vendeve tė tjera tė Evropės Perėndimore.

Pas marrjes sė qyteteve tė mėsipėrme dhe pėrgatitjeve intensive, trupat osmane u grumbulluan nė Vlorė dhe nė rrethinat e saj. Nė pranverė tė vitit 1480 rreth 10 mijė ushtarė me Ahmet Gjedik pashėn nė krye u nisėn nga Vlora dhe zbarkuan nė tokėn e Mbretėrisė sė Napolit. Kėtu ushtritė osmane rrethuan kėshtjellėn e Otrantos, tė cilėn e pushtuan mė 11 gusht tė atij viti.


Sulmet e ushtrive osmane pėr pushtimin e kėshtjellave tė tjera tė Mbretėrisė sė Napolit qenė tė pasuksesshme, prandaj gjatė dimrit osmanėt filluan pėrgatitjet pėr tė hedhur nė Itali trupa tė tjera. Por ndėrkohė, me vdekjen nė maj tė vitit 1481 tė sulltan Mehmetit II, ndėrmjet djemve tė tij, Bajazitit dhe Xhemit, shpėrtheu lufta pėr trashėgimin e fronit, gjė qė pezulloi dėrgimin e pėrforcimeve ushtarake osmane nė Itali. Pasi siguroi fronin, sulltan Bajaziti e drejtoi vėmendjen nga Italia dhe komandėn e trupave tė reja pėr nė Gadishullin Apenin ia ngarkoi bejlerbeut tė Rumelisė, Sulejman pashė Eunukut.

Pushtimi i kėshtjellės sė Otrantos prej osmanėve i kishte tronditur qarqet drejtuese tė shteteve evropiane dhe i nxiti ato qė tė krijonin njė koalicion tė pėrbashkėt nėn kryesinė e Mbretėrisė sė Napolit. Forcat e koalicionit evropian e detyruan ushtrinė osmane tė qėndronte e rrethuar nė kėshtjellėn e Otrantos. Nė kėto luftime, nė radhėt e ushtrisė napolitane mori pjesė edhe djali i Skėnderbeut, Gjon Kastrioti.

Lufta e koalicionit evropian kundėr ushtrisė osmane nė Itali, interesimi i mbretit Ferdinand tė Napolit pėr tė krijuar nė Shqipėri njė prapavijė tė pasigurt pėr trupat osmane qė vepronin e qė dėrgoheshin nė Itali, si dhe kriza politike qė shpėrtheu nė Perandorinė Osmane me vdekjen e sulltan Mehmetit II, u ngjalli shpresa shqiptarėve pėr tā€™u ēliruar nga zgjedha osmane dhe i hodhi ata nė aksione tė fuqishme.

Nė kėto rrethana nė Shqipėrinė Perėndimore shpėrtheu njė valė kryengritjesh, tė cilat e detyruan bejlerbeun e Rumelisė qė ushtritė e destinuara pėr nė Itali tā€™i angazhonte nė luftė kundėr shqiptarėve. Pėr shpėrthimin dhe organizimin e kėtyre kryengritjeve rol parėsor patėn disa nga drejtuesit e mėparshėm tė vendit dhe trashėgimtarė tė tyre, qė u kthyen nė Shqipėri nga mėrgimi pėr tė rimėkėmbur zotėrimet e tyre.

Nė fillim tė verės sė vitit 1481, pas vdekjes sė sulltan Mehmetit II, filluan tė kthehen nė Shqipėri Nikollė Dukagjini, Lekė Dukagjini, Gjon Gjurashi (Cėrnojeviēi) dhe, pak mė vonė, Gjon Kastrioti e Konstandin Muzaka. Gj. Gjurashi hyri nė marrėveshje me osmanėt, u bė vasal i tyre dhe ringriti kėshtu shtetin e tij.

Gjon Kastrioti jetonte nė Mbretėrinė e Napolit, nė pronat qė i kishte trashėguar prej babait tė tij, Skėnderbeut. Ai ishte duke luftuar kundėr osmanėve nė Otranto, kur pėrfaqėsues tė kryengritėsve shqiptarė i kėrkuan Gjon Kastriotit qė tė kthehej nė Shqipėri dhe ai e pranoi kėrkesėn e tyre.

Duke pėrfituar nga interesimi qė kishte nė kėtė kohė oborri napolitan pėr zgjerimin sa mė shumė tė frontit tė luftės kundėr pushtuesve osmanė, Gjon Kastrioti arriti tė siguronte nga mbreti Ferdinand mjetet e nevojshme tė lundrimit pėr tė ardhur nė Shqipėri sė bashku me njė numėr luftėtarėsh. Nė katėr anije (galera) napolitane i ngarkoi forcat e veta dhe u nis nė drejtim tė atdheut bashkė me kushėririn e tij, Konstandin Muzakėn.

Pasi Gjon Kastrioti zbarkoi nė jug tė Durrėsit, anijet napolitane iu drejtuan Shqipėrisė sė Poshtme dhe zbarkuan Konstandin Muzakėn nė zonėn e Himarės, ku ishte krijuar njė vatėr tjetėr kryengritjesh antiosmane. Ndėrkohė nė Shqipėrinė e Epėrme, nė rajonet malore tė Lezhės e tė Shkodrės vepronin forcat e Nikollė e Lekė Dukagjinit. Kėta sulmuan edhe qytetin e Shkodrės, gjė qė e detyroi Sulejman Pashėn tė dėrgonte pėrforcime ushtarake edhe nė kėtė zonė.


Edituar pėr herė tė fundit nga SeCuRiTy nė Tue May 20 2008, 09:57, edituar 1 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://AlbLove.Net.Tc
SeCuRiTy
WebMaster
WebMaster
SeCuRiTy


Male Numri i postimeve : 857
Age : 38
Vendi Ku Jeton : Albanian
Cfar Pelqeni : Futboll
Humor : Skemi Frik Nga Cia Strembemi Nga Shiku Jemi Rrac E Forte Rrac Burgaxhiu:P:P
Registration date : 01/05/2007

Kthimi i Skenderbeut Ne Shqiperi Djali Gjon Kastrioti Empty
MesazhTitulli: Re: Kthimi i Skenderbeut Ne Shqiperi Djali Gjon Kastrioti   Kthimi i Skenderbeut Ne Shqiperi Djali Gjon Kastrioti Icon_minitimeTue May 20 2008, 09:31

Gjon Kastrioti u mirėprit nga banorėt e Shqipėrisė Qendrore si trashėgimtar i ligjshėm i vendit. Me ardhjen e tij kryengritėsit e kėtyre rajoneve e fuqizuan luftėn pėr dėbimin e pushtuesve osmanė. Nė kėto kushte, Sulejman pashė Eunuku nisi kundėr tyre njė pjesė tė ushtrisė osmane, e cila po pėrgatitej nė rrethinat e Vlorės pėr tė shkuar nė Itali.

Pėr tė pėrballuar sulmin e ushtrisė osmane Gjon Kastrioti dėrgoi njė pjesė tė luftėtarėve tė vet nė mbrojtje tė njė shtegu nga do tė kalonin trupat armike. Por luftėtarėt shqiptarė nuk e pėrballuan dot sulmin e forcave osmane dhe thuajse tė gjithė ranė robėr. Kjo humbje ia lėkundi besimin Gjon Kastriotit pėr suksesin e kryengritjes, prandaj ai mendoi tė largohej
nga Shqipėria dhe tė kthehej nė Itali. Por banorėt e zotėrimeve tė Kastriotėve shprehėn njė gatishmėri masive pėr tė vazhduar luftėn kundėr pushtuesve osmanė. Rreth 7 mijė luftėtarė u grumbulluan rreth Gjon Kastriotit dhe nė gjysmėn e parė tė muajit gusht tė vitit 1481 i sulmuan dhe i shpartalluan trupat osmane. Krahas kėsaj fitoreje u arrit tė liroheshin edhe shqiptarėt qė ishin zėnė rob prej osmanėve nė betejėn e mėparshme.

Po gjatė muajit gusht tė vitit 1481 edhe nė viset perėndimore tė Shqipėrisė sė Poshtme, sidomos nė rajonin e Himarės, u zhvilluan luftime tė ashpra ndėrmjet shqiptarėve dhe trupave osmane. Nėn drejtimin e Konstandin Muzakės luftėtarėt shqiptarė rrethuan dhe sulmuan kėshtjellėn e Himarės dhe tė Sopotit (Borshit). Gjendja shumė e vėshtirė qė u krijua pėr forcat osmane, qė vepronin nė kėto vise, e detyroi Sulejman Pashėn tė nisej vetė nė krye tė 3 mijė ushtarėve nė drejtim tė Himarės. Por rrugės kėta u shpartalluan prej shqiptarėve dhe lanė mbi 1 mijė tė vrarė e robėr. Midis robėrve ishte edhe bejlerbeu i Rumelisė, Sulejman Pasha, tė cilin himariotėt ia dhanė si trofe lufte Gjon Kastriotit, shprehje kjo e ndjenjave tė tyre tė thella pėr Gjergj Kastriotin-Skėnderbeun, si dhe tė respektit qė ata tregonin pėr veprimtarinė e djalit tė tij. Pėr tė tėrhequr vėmendjen e pėrkrahjen e shteteve evropiane pėr luftėn e shqiptarėve, Gjoni i dėrgoi mbretit tė Napolit si trofe bejlerbeun e Rumelisė.

Pas fitores sė himariotėve mbi trupat e Sinan Pashės, nė viset bregdetare tė Shqipėrisė sė Poshtme u ēliruan kėshtjella e Himarės mė 31 gusht 1481 dhe mė pas ajo e Sopotit.

Shpartallimi i ushtrisė sė Sulejman Pashės nė Shqipėri, i lehtėsoi sė tepėrmi aksionet luftarake antiosmane qė zhvilloheshin nė mbretėrinė e Napolit. Mė 10 shtator tė vitit 1481 ushtria e Napolit ēliroi kėshtjellėn e Otrantos dhe i dėboi kėshtu osmanėt nga Italia.

Pas fitoreve tė shqiptarėve gjatė muajit gusht tė vitit 1481 kundėr ushtrisė sė Sulejman Pashės, u zgjeruan veprimet e tyre luftarake pėr ēlirimin e qyteteve dhe tė kėshtjellave tė vendit. Luftėtarėt e Gjon Kastriotit iu drejtuan Krujės dhe ndėrmorėn sulme pėr ēlirimin e
saj. Megjithėse nuk arritėn ta merrnin atė, sepse kėshtjella e Krujės ishte shumė e fortifikuar dhe e papushtueshme me forcėn e armėve, deri nė fund tė vitit 1481 shqiptarėt ēliruan njė pjesė tė konsiderueshme tė zotėrimeve tė Kastriotėve, duke pėrfshirė edhe kėshtjellėn e Stelushit, si dhe krahina tė tjera rreth saj. Si kryezot i viseve tė ēliruara u njoh Gjon Kastrioti.

Pas marrėveshjes sė paqes tė vitit 1483 ndėrmjet Perandorisė Osmane dhe Mbretėrisė sė Napolit, ushtritė osmane fuqizuan veprimtarinė e tyre pėr ripushtimin e zotėrimeve tė Kastriotėve dhe tė viseve tė tjera tė lira shqiptare. Edhe pse nė janar tė vitit 1484 luftėtarėt e Gjon Kastriotit shpartalluan njė ushtri osmane pranė lumit Erzen, qėndresa dhe lufta e organizuar e shqiptarėve pėrkohėsisht filloi tė dobėsohej prej presionit tė madh e tė pandėrprerė tė trupave pushtuese. Nė verė tė vitit 1484 osmanėt ripushtuan kėshtjellėn e Himarės. Rėnia e qėndresės antiosmane e detyroi Gjon Kastriotin tė largohej nga Shqipėria dhe tė vendosej pėrsėri nė pronat qė Kastriotėt kishin nė Itali. Tė njėjtėn gjė bėnė edhe sundimtarėt e tjerė shqiptarė, qė kishin emigruar dhe qė nė fillim tė viteve 80 erdhėn nė Shqipėri pėr tė udhėhequr kryengritjet antiosmane.

Gjon Kastrioti vdiq pas vitit 1502 dhe la pesė fėmijė: Gjergjin (Skėnderbeu i Ri), Konstandinin, peshkop i Izernias qė vdiq nė vitin 1500 nė moshėn 20-vjeēare, Ferrantin (tė cilit M. Barleci i ka kushtuar njė parathėnie te Ā« Historia e Skėnderbeut Ā» dhe qė ka vdekur mė 1561), Federikon, qė vdiq mė 1503 nė moshėn 15-vjeēare nė Valencie tė Spanjės, ku u varros me nderime mbretėrore, dhe Marien, e cila iu pėrkushtua artit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://AlbLove.Net.Tc
 
Kthimi i Skenderbeut Ne Shqiperi Djali Gjon Kastrioti
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ne Kohen E Skenderbeut
» Kreu I Vitit VII Shqiperia Pas Vdekjes Se Skenderbeut.!
» cila shkolle ne shqiperi eshte me e mira ?
» Cilat jane qyete me te vizituara ne shqiperi nga vizitoret?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Alblove :: Shkenca Sociale :: Historia-
Kėrce tek: