Alblove
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Alblove

MIRE SE VINI.!!!
 
ForumPortalliKėrkoRegjistrohuLatest imagesidentifikimiGalleryBisedoni

 

 Kreu I Vitit VII Shqiperia Pas Vdekjes Se Skenderbeut.!

Shko poshtė 
AutoriMesazh
SeCuRiTy
WebMaster
WebMaster
SeCuRiTy


Male Numri i postimeve : 857
Age : 38
Vendi Ku Jeton : Albanian
Cfar Pelqeni : Futboll
Humor : Skemi Frik Nga Cia Strembemi Nga Shiku Jemi Rrac E Forte Rrac Burgaxhiu:P:P
Registration date : 01/05/2007

Kreu I Vitit VII Shqiperia Pas Vdekjes Se Skenderbeut.! Empty
MesazhTitulli: Kreu I Vitit VII Shqiperia Pas Vdekjes Se Skenderbeut.!   Kreu I Vitit VII Shqiperia Pas Vdekjes Se Skenderbeut.! Icon_minitimeTue May 20 2008, 09:28

KREU VII

Shqipėria pas vdekjes sė Skėnderbeut

Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu vdiq nė njė kohė kur Shqipėria ndodhej pėrballė vėshtirėsive tė mėdha ekonomike tė papara ndonjėherė. Luftimet e ashpra tė viteve 1466-1467 dhe prania pėr dy vjet radhazi e trupave tė shumta osmane nė tokat e lira shqiptare, rrėnuan shumė ekonominė e vendit dhe nuk lejuan tė mbillej drithi e kulturat e tjera bujqėsore. Masakrat e padėgjuara dhe uria detyruan me mijėra shqiptarė tė linin atdheun dhe tė emigronin. Njė pjesė e rajoneve lindore, si ato tė Tetovės, Kėrēovės, Ohrit e tė Elbasanit iu shkėputėn viseve tė lira dhe kaluan nėn pushtimin osman.

Vdekja e Skėnderbeut i tronditi thellė shqiptarėt dhe ndikoi shumė nė jetėn politike tė vendit. Disa javė pas vdekjes sė tij, e shoqja, Donika, dhe i biri 13-vjeēar Gjoni, u pėrfshinė nė eksodin e madh shqiptar dhe u vendosėn nė pronat qė kishin nė Itali (Monte Sant Anxhelo dhe San Xhovani Rotondo).

Humbja e Skėnderbeut, e kėtij gjeniu tė artit ushtarak, i hoqi botės shqiptare udhėheqėsin e jashtėzakonshėm, personalitetin mė tė shquar tė historisė kombėtare, qė kishte ndikuar fuqishėm nė tėrė veprimtarinė politike tė vendit. Nuk kishte nė Shqipėri njė personalitet tjetėr qė tā€™i afrohej kėtij Heroi nga aftėsitė si burrė shteti dhe udhėheqės ushtarak. Prandaj jeta politike filloi tė decentralizohej. Familjet e mėdha aristokrate dolėn pėrsėri si zotėr mė vete dhe disa prej tyre filluan tė mbėshteteshin te Republika e Venedikut, qė, me vdekjen e Skėnderbeut, veproi energjikisht pėr tė vėnė nėn kontroll jetėn politike tė Shqipėrisė.

Senati i Venedikut vendosi qė tė dėrgonte nė Shqipėri Pal Engjėllin, i cili prej shumė vitesh qėndronte atje si pėrfaqėsues i Skėnderbeut. Sapo erdhi nė Shqipėri, Pal Engjėlli bisedoi me gruan dhe djalin e Skėnderbeut, si dhe me tė afėrm tė familjes sė Kastriotėve dhe u kėrkoi atyre qė tā€™i dorėzonin Venedikut Krujėn dhe zotėrimet e tjera. Kur gruaja dhe djali i Skėnderbeut u larguan nga Shqipėria, Kruja kaloi nė duart e Venedikut. Vėmendje u kushtoi Republika e Venedikut edhe marrėdhėnieve me fisnikėt e tjerė shqiptarė, qė i kishin zotėrimet nė kufi me tė dhe me Krujėn. Prandaj mė 1469 i dėrguari i posaēėm (proveditori) i Venedikut nė Shqipėri, vizitoi Gjin Stres Balshėn, Vuk Skurėn e Bendės e fisnikė tė tjerė qė i kishin zotėrimet nė afėrsi tė Krujės.

Ndėrkohė disa nga fisnikėt shqiptarė ishin kundėr forcimit tė pozitave tė Venedikut nė Shqipėri dhe marrėdhėniet u acaruan aq shumė, saqė u ndėrmorėn edhe masa ndėshkimore. Mė 1469 Senati i Republikės vendosi qė, nė qoftė se i biri i Mamicė Kastriotit nuk do tā€™i bindej Venedikut, nėna e tij tė dėbohej nga qyteti i Durrėsit, ku ajo banonte. Edhe mė tė acaruara u bėnė marrėdhėniet e Venedikut me Lekė Dukagjinin. Pėr tė ruajtur zotėrimet e veta nga sulmet osmane, Leka hyri nė bisedime me osmanėt, gjė qė e shqetėsoi shumė Republikėn e Venedikut. Prandaj mė 1469 Senati i saj vendosi tė mos lejohej Lekė Dukagjini qė tė merrte pasuritė qė kishte nė Shkodėr, duke shpresuar se me njė masė tė tillė do ta largonte atė nga bisedimet me osmanėt. Por ky sanksion i acaroi edhe mė tej marrėdhėniet ndėrmjet tyre dhe e detyroi Lekė Dukagjinin tė pėrdorte armėt kundėr Venedikut.

Pas marrjes sė Krujės, nė duart e Republikės sė Venedikut kishin kaluar tė gjitha kėshtjellat e rėndėsishme tė viseve tė Shqipėrisė Qendrore e tė Sipėrme, qė ende ishin tė papushtuara prej osmanėve. Edhe pse kėto kėshtjella mbroheshin kryesisht nga luftėtarė shqiptarė, ruajtja e tyre varej shumė tani nga qėndrimi qė do tė mbante Venediku ndaj pushtuesve osmanė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://AlbLove.Net.Tc
SeCuRiTy
WebMaster
WebMaster
SeCuRiTy


Male Numri i postimeve : 857
Age : 38
Vendi Ku Jeton : Albanian
Cfar Pelqeni : Futboll
Humor : Skemi Frik Nga Cia Strembemi Nga Shiku Jemi Rrac E Forte Rrac Burgaxhiu:P:P
Registration date : 01/05/2007

Kreu I Vitit VII Shqiperia Pas Vdekjes Se Skenderbeut.! Empty
MesazhTitulli: Re: Kreu I Vitit VII Shqiperia Pas Vdekjes Se Skenderbeut.!   Kreu I Vitit VII Shqiperia Pas Vdekjes Se Skenderbeut.! Icon_minitimeTue May 20 2008, 09:28

Mbrojtja e Shkodrės gjatė Rrethimit I (1474)

Humbjet e rėnda tė trupave osmane nė Shqipėri gjatė dy fushatave ushtarake tė viteve 1466-1467 dhe angazhimi i tyre nė fronte tė tjera lufte, deri nė fillim tė viteve 70, e detyruan sulltan Mehmetin II qė pėr disa vjet tė ndėrpriste sulmet mbi viset e lira shqiptare dhe vetėm mė 1474 tė vendoste pėr organizimin e njė fushate tė re ushtarke pėr pushtimin e rajoneve perėndimore tė Shqipėrisė Qendrore e tė Epėrme.

Ndryshe nga fushatat ushtarake tė mėparshme qė kishin pėr detyrė tė shkatėrronin ushtrinė e Skėnderbeut dhe i drejtoheshin kryeqendrės shqiptare, Krujės, tani trupat osmane duhej tė luftonin me Venedikun, prandaj iu drejtuan kryeqendrės sė zotėrimeve veneciane nė tokat shqiptare, Shkodrės. Krahas kėshtjellės sė Rozafės, qyteti i Shkodrės dhe rrethinat mbroheshin edhe prej kėshtjellave tė tjera, si ajo e Drishtit, e Dejės, e Zhabjakut. Pushtimi i Shkodrės u hapte rrugėn osmanėve qė tė merrnin edhe qendra tė tilla tė rėndėsishme, si Krujėn e Lezhėn.

Marshimi i trupave osmane nė drejtim tė Shkodrės ishte i papritur pėr qeveritarėt venecianė dhe shkaktoi njė shqetėsim tė pėrgjithshėm. Banorėt e paaftė pėr luftė tė fshatrave tė fushės sė Shkodrės u larguan nga vendbanimet e tyre dhe u strehuan nėpėr male e vende mė tė sigurta. Nė mbrojtje tė kėshtjellės, krahas banorėve tė qytetit, ishin edhe luftėtarė tė ardhur nga krahinat dhe nga vise tė largėta tė vendit, si dhe njė repart i vogėl venecian. Numri i pėrgjithshėm i mbrojtėsve tė kėshtjellės sė Shkodrės arrinte deri nė 2 mijė luftėtarė.

Nė kėshtjellėn e Rozafės u strehuan edhe banorėt e paaftė pėr luftė tė qytetit dhe tė fshatrave tė afėrt. Mbrojtjen e kėshtjellės e drejtonte qeveritari venecian i Shkodrės, Anton Loredani. Mė 15 maj tė vitit 1474 shtatė sanxhakbejlerė, nė krye tė disa mijėra ushtarėsh, arritėn nė fushėn e Shkodrės. Pasi rrethuan kėshtjellėn, njė pjesė e tyre filloi plaēkitjen e krahinave rreth saj. Mė 4 qershor arritėn trupa tė tjerė me bejlerbeun e Rumelisė nė krye, Sinan Pashėn, duke e rritur numrin e pėrgjithshėm tė tyre. Burimet e kohės japin njė shifėr tė ekzagjeruar, 80 mijė veta.

Pėr pushtimin e kėshtjellės Sinan Pasha vuri nė pėrdorim artilerinė. Pranė mureve tė saj u derdhėn gjatė muajit qershor 4 topa shumė tė fuqishėm. Pas njė bombardimi tė vazhdueshėm muret e kėshtjellės u dėmtuan rėndė, por shqiptarėt i meremetonin ato vazhdimisht duke punuar edhe natėn.

Mbrojtėsit dhe tė strehuarit nė kėshtjellėn e Rozafės u gjendėn pėrballė vėshtirėsive tė shumta. Uria, etja dhe sėmundjet shkaktuan ndėr ta vdekje nė masė. Sipas njė relacioni mbi rrethimin e Shkodrės, tė shkruar e tė botuar ato ditė prej humanistit venecian Gjergj Merulės, vdiqėn gjysma e tė strehuarve nė kėshtjellė, rreth 3 mijė veta. Mbrojtėsit e Shkodrės iu drejtuan pėr ndihmė dukės sė Venedikut. Komandanti i flotės veneciane Trinidat Griti, qė ndodhej nė kėtė kohė nė detin Egje, kur e njoftuan pėr rrethimin e Shkodrės, me iniciativėn e vet u nis menjėherė nė ndihmė tė saj. Nė krye tė 8 anijeve luftarake ai hyri nė lumin e Bunės, por pėr shkak tė cektėsisė sė ujit nuk mundi tė lundrojė sipėr Shirgjit. Si rrjedhim, ai nuk arriti tė krijojė lidhje me mbrojtėsit e kėshtjellės sė Shkodrės, as tė ndėrmerrte ndonjė aksion kundėr forcave osmane. Pėrkundrazi, sapo e zbuluan flotėn veneciane, osmanėt e sulmuan atė dhe e detyruan tė largohej menjėherė nė det tė hapur nėpėrmjet lumit tė Bunės.

Ndihmė tė rėndėsishme u dhanė mbrojtėsve tė kėshtjellės shqiptarėt qė vepronin jashtė saj, nė rrethinat e Shkodrės dhe nė vise tė tjera mė tė largėta, si edhe luftėtarėt e Gjon Gjurashit. Kėta vinin nga kėshtjellat e papushtuara, nga liqeni i Shkodrės, nga ngushtica e gryka tė rrezikshme dhe sulmonin pandėrprerė trupat osmane dhe ***vanėt e furnizimit tė tyre, duke u shkaktuar dėme tė rėnda.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://AlbLove.Net.Tc
SeCuRiTy
WebMaster
WebMaster
SeCuRiTy


Male Numri i postimeve : 857
Age : 38
Vendi Ku Jeton : Albanian
Cfar Pelqeni : Futboll
Humor : Skemi Frik Nga Cia Strembemi Nga Shiku Jemi Rrac E Forte Rrac Burgaxhiu:P:P
Registration date : 01/05/2007

Kreu I Vitit VII Shqiperia Pas Vdekjes Se Skenderbeut.! Empty
MesazhTitulli: Re: Kreu I Vitit VII Shqiperia Pas Vdekjes Se Skenderbeut.!   Kreu I Vitit VII Shqiperia Pas Vdekjes Se Skenderbeut.! Icon_minitimeTue May 20 2008, 09:29

Pas njė muaji bombardimi tė pandėrprerė tė mureve tė Rozafės, Sinan Pasha urdhėroi mė 18 korrik qė tė sulmohej kėshtjella, duke pėrdorur gjerėsisht tė gjitha mjetet e mundshme. Me besim tė plotė se do ta merrnin kėshtjellėn, osmanėt vėrshuan me tėrbim drejt mureve tė saj, por sulmi i tyre ndeshi nė qėndresėn e pamposhtur tė mbrojtėsve tė kėshtjellės. Kėta kundėrsulmonin me heroizėm dhe largonin forcat osmane, duke u shkaktuar humbje tė rėnda. Sipas njė letre tė shkruar ato ditė nga qeveritari venecian i Shkodrės, A. Loredani, ushtria osmane la nė kėto luftime mbi 7 mijė tė vrarė dhe njė numėr shumė tė madh tė plagosurish.

Trupat osmane nga dita nė ditė po ndesheshin nė vėshtirėsi gjithnjė e mė tė mėdha, si prej sulmeve tė luftėtarėve shqiptarė qė vepronin nė viset pėrreth, ashtu dhe nga mungesa e furnizimit me ushqime e materiale tė tjera tė nevojshme pėr ushtarėt dhe kuajt e tyre. Kėto vėshtirėsi e bindėn Sinan Pashėn se ishte e kotė qė tė vazhdonte mė tej luftėn, prandaj vendosi qė tā€™i largonte ushtritė nga rajoni i Shkodrės. Mė 9 gusht ushtritė osmane hoqėn rrethimin nga Shkodra dhe gjatė largimit dogjėn e shkatėrruan ēdo gjė, duke pėrfshirė edhe kėshtjellėn e Dejės, pas njė qėndrese tė fuqishme tė popullsisė sė saj tė udhėhequr nga vėllezėrit Lekė e Nikollė Dukagjini. Largimi i tyre prej tokave shqiptare shkaktoi njė valė gėzimi jo vetėm nė Shqipėri, por edhe nė shtetet italiane e nė vende tė tjera, sepse, siē shkruante Gj. Merula, kur osmanėt sulmonin muret e kėshtjellės sė Rozafės thirrja e tyre e luftės ishte Ā« Roma! Roma! Ā», gjė qė tregonte se ata synonin qė, pas pushtimit tė qyteteve shqiptare, tė fillonin pushtimin e Italisė.

Rėnia e Krujės, e Shkodrės dhe e kėshtjellave tė tjera

Luftimet e vitit 1474 treguan se luftėtarėt shqiptarė ishin ata qė mbrojtėn me gjakun dhe jetėn e tyre qytetin e Shkodrės, duke pėrballuar me heroizėm sulmin e forcave osmane. Shqiptarėt luftonin me vetėmohim kudo qė ndodheshin, si mbrojtės tė kėshtjellės, si sulmues
nė rrethinat e Shkodrės etj.. Prandaj Republika e Venedikut u kujdes tė forconte lidhjet me ta, duke u kushtuar vėmendje sidomos marrėdhėnieve me fisnikėt shqiptarė, si me Dukagjinėt, Gjurashėt, Stres Balshajt, Arianitėt etj..

Pas rrethimit tė parė tė Shkodrės, sulltan Mehmeti II i angazhoi ushtritė osmane kryesisht me pushtimin e brigjeve tė Detit tė Zi dhe pas dy vjetėsh i drejtoi ato kundėr Shqipėrisė Qendrore e tė Epėrme.

Dėshtimi i fushatės ushtarake tė vitit 1474 e bindi sulltan Mehmetin II se pėr pushtimin e kėshtjellave shqiptare duhej pėrdorur i gjithė potenciali ushtarak i Perandorisė Osmane dhe se ato duhej tė sulmoheshin radhazi.

Pėr zbatimin e kėtij plani trupat osmane erdhėn pėrsėri nė Shqipėri nė vitin 1476, rrethuan Krujėn, qė ishte pėr ta pengesa mė e rėndėsishme nė drejtim tė Shkodrės.

Republika e Venedikut duke vlerėsuar rėndėsinė strategjike tė Krujės pėr mbrojtjen e zotėrimeve te saj nė Shqipėri, u pėrpoq tė lidhej sa mė shumė me shqiptarėt dhe kėrkoi qė tė kthehej nė Shqipėri djali i Skėnderbeut, Gjon Kastrioti, i cili jetonte nė pronat qė kishte trashėguar nė Mbretėrinė e Napolit. Pėr mbrojtjen e Krujės Venediku vendosi kėtu 300 stratiotė shqiptarė tė sjellė nga Moreja.

Pėr tė liruar Krujėn nga rrethimi u formua njė ushtri e pėrbashkėt shqiptaro-veneciane, e cila nė vitin 1477 sulmoi trupat osmane, qė mbanin tė rrethuar Krujėn, dhe u shkaktoi atyre humbje tė rėnda. Nė vend qė fitorja tė ēohej nė fund, ushtria shqiptaro-veneciane ra pas plaēkės sė madhe tė kampit armik, veprim ky qė u dha mundėsi forcave kundėrshtare tė riorganizoheshin menjėherė dhe tė ndėrmerrnin njė sulm tė befasishėm. Trupat osmane siguruan njė fitore tė plotė mbi ushtrinė shqiptaro-veneciane dhe vazhduan kėshtu rrethimin e Krujės.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://AlbLove.Net.Tc
SeCuRiTy
WebMaster
WebMaster
SeCuRiTy


Male Numri i postimeve : 857
Age : 38
Vendi Ku Jeton : Albanian
Cfar Pelqeni : Futboll
Humor : Skemi Frik Nga Cia Strembemi Nga Shiku Jemi Rrac E Forte Rrac Burgaxhiu:P:P
Registration date : 01/05/2007

Kreu I Vitit VII Shqiperia Pas Vdekjes Se Skenderbeut.! Empty
MesazhTitulli: Re: Kreu I Vitit VII Shqiperia Pas Vdekjes Se Skenderbeut.!   Kreu I Vitit VII Shqiperia Pas Vdekjes Se Skenderbeut.! Icon_minitimeTue May 20 2008, 09:29

Nė pranverė tė vitit 1478 trupa tė freskėta osmane filluan tė marshonin mbi tokat shqiptare dhe mė 14 maj kontingjentet e para tė tyre rrethuan Shkodrėn. Brenda njė kohe tė shkurtėr, deri mė 15 qershor, ato u pėrforcuan me ardhjen e ushtrive tė tjera tė drejtuara nga bejlerbeu
i Rumelisė, nga bejlerbeu i Anadollit, si dhe nga vetė sulltan Mehmeti II. Pas njė rrethimi dyvjeēar mbrojtėsit heroikė tė Krujės dhe banorėt e strehuar nė kėshtjellė, tė mbetur pa asnjė lloj ushqimi, u detyruan tė pranonin kėrkesėn e sulltanit pėr dorėzimin e kėshtjellės me kusht qė tė largoheshin tė lirė nga qyteti. Mė 16 qershor tė vitit 1478 trupat osmane hynė nė kėshtjellėn e Krujės, por sulltani nuk e mbajti premtimin dhe ata, me pėrjashtim tė qeveritarit venecian, vranė tė gjithė meshkujt e rritur qė gjendeshin nė Krujė, ndėrsa gratė e fėmijėt i kthyen nė skllevėr.

Pasi mori Krujėn, sulltani kėrkoi pushtimin e menjėhershėm tė Shkodrės. Prandaj tė gjitha forcat ushtarake osmane u pėrqendruan nė luftė pėr pushtimin e saj.

Ashtu si gjatė rrethimit tė vitit 1474, krahas qytetarėve shkodranė, nė luftėn pėr mbrojtjen e Shkodrės nė 1478 morėn pjesė edhe banorė tė rrethinave e tė viseve tė tjera shqiptare, duke pėrfshirė edhe bashkėluftėtarė tė Skėnderbeut. Nė radhėt e tyre ishin edhe anėtarė tė familjes sė njohur shkodrane Dukagjini, nga tė cilat ranė nė fushėn e nderit Teodori dhe Budomiri.

Pėr tė mposhtur mbrojtėsit e Shkodrės, si asnjėherė mė parė, osmanėt pėrdorėn gjerėsisht artilerinė, tė cilėn e vendosėn rreth kėshtjellės. Vetėm topa tė rėndė ishin mbi 10. Prej mė se njė muaji mijėra predha goditėn vazhdimisht muret e Rozafės, tė cilat i dėmtuan rėndė. Edhe pse nė shumė vende muret u rrafshuan, mbrojtėsit e kėshtjellės u pėrleshėn trup me trup me forcat osmane dhe i zbrapsėn e i thyen sulmet e vazhdueshme tė tyre. Nė kėto luftime tė rrepta krahas burrave morėn pjesė edhe gratė e strehuara nė kėshtjellė.

Humbje tė rėnda trupave osmane u shkaktuan edhe luftėtarėt qė vepronin nė rrethinat e Shkodrės. Kėta sulmonin vazhdimisht nga drejtime tė ndryshme, sidomos duke ardhur me varka nga liqeni i Shkodrės dhe nga bregu i pėrtejmė i Bunės.

Deri nė fillim tė muajit gusht tė vitit 1478 trupat osmane e sulmuan vazhdimisht kėshtjellėn e Rozafės, por pa ndonjė pėrfundim dhe me humbje tė rėnda pėr ta. Prandaj sulltan Mehmeti II vendosi tā€™i mposhtte mbrojtėsit e saj nėpėrmjet urisė duke forcuar rrethimin e tyre. Pėr kėtė ai ndėrmori sulme mbi tė gjitha kėshtjellat e tjera nė afėrsi tė Shkodrės, si Zhabjaku, Drishti e Lezha, qė shėrbenin si baza tė rėndėsishme strehimi e furnizimi pėr luftėtarėt shqiptarė qė vepronin jashtė kėshtjellės sė Rozafės.

Detyra pėr pushtimin e kėshtjellės sė Zhabjakut, qė ishte nė brigjet e liqenit tė Shkodrės, iu ngarkua ushtrisė sė bejlerbeut tė Rumelisė. Mbrojtėsit e Zhabjakut, ku e kishte selinė Gjon Gjurashi (Cėrnojeviēi), djali i Stefanit qė kishte vdekur rreth vitit 1465, nuk bėnė asnjė qėndresė dhe ua dorėzuan kėshtjellėn trupave osmane.

Pushtimi i Drishtit, ku po pėrhapej sėmundja e murtajės, iu ngarkua ushtrisė sė bejlerbeut tė Anadollit. Pėr tri javė mbrojtėsit e Drishtit pėrballuan me burrėri sulmet e trupave osmane. Vetėm pasi shkatėrruan me artileri nga tė gjitha anėt muret e fortesės (muret rrethuese tė qytetit), mė 1 shtator ushtritė osmane u futėn nė qytetin e shkretuar tė Drishtit, kurse kėshtjella e tij mbeti ende e papushtuar. Rreth 300 drishtianė tė zėnė rob, ata i vranė nėn muret e Rozafės pėr tė ligėshtuar mbrojtėsit e saj. Disa ditė mė vonė, pasi morėn mė parė Lezhėn, osmanėt pushtuan edhe kėshtjellėn e Drishtit. Edhe me mbrojtėsit e kėshtjellės sė zėnė rob ata vepruan si me tė tjerėt, duke i vrarė nėn muret e kėshtjellės sė Rozafės.


Mė 5 shtator trupat e bejlerbeut tė Rumelisė u futėn lehtėsisht nė kėshtjellėn e Lezhės, sepse ajo u braktis nga komandanti venecian qė drejtonte mbrojtjen e saj. Banorėt e qytetit, qė ishin strehuar nė ishullin e Lezhės, u kapėn dhe u vranė para mureve tė kėshtjellės sė Shkodrės.

Pas pushtimit tė kėshtjellave tė mėsipėrme, qė e pėrforconin mbrojtjen e Shkodrės, sulltan Mehmeti II me pjesėn mė tė madhe tė ushtrisė, mė 8 shtator tė vitit 1478, mori rrugėn e kthimit nė Stamboll. Trupat qė mbetėn nė Shqipėri kishin pėr detyrė tė vazhdonin rrethimin e Shkodrės derisa uria tė mposhtte qėndresėn heroike tė shqiptarėve.

Ndėrkohė, pas pėrpjekjeve shumėvjeēare, mė 25 janar 1479, Venediku arriti tė siguronte nėnshkrimin e paqes me sulltan Mehmetin II. Nė traktatin e paqes, ndėr tė tjera, ishte pėrfshirė edhe ēėshtja e Shkodrės. Nė bazė tė tij Shkodra kalonte nė duart e osmanėve, kurse mbrojtėsit e banorėt e saj mund tė largoheshin tė lirė prej qytetit tė tyre. Mė 25 prill tė vitit 1479 forcat osmane hynė nė Shkodėr. Banorėt e Shkodrės e tė rrethinave tė saj i braktisėn ato masivisht dhe u vendosėn kryesisht nė rajonin e Venedikut. Bashkė me ta emigruan edhe personazhe tė shquara tė jetės politike shqiptare, si Lekė e Nikollė Dukagjini, Gjon Gjurashi (Cėrnojeviēi) etj..

Po gjatė vitit 1479, Republika e Venedikut u dorėzoi osmanėve nė Shqipėrinė e Poshtme kėshtjellat bregdetare tė Himarės, tė Sopotit (Borshi) e tė Kastrovilės. Osmanėt morėn edhe zotėrimet e fundit qė despoti Leonard I (IV) Toko kishte nė Shqipėrine e Poshtme. Edhe pas rėnies sė kėtyre kėshtjellave nė duart e osmanėve, lufta e shqiptarėve kundėr pushtuesve nuk u shua, ajo mbeti gjithnjė e gjallė dhe iu pėrshtat rrethanave tė reja, kur qytetet e kėshtjellat e vendit kishin rėnė pėrfundimisht nė duart e pushtuesve
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://AlbLove.Net.Tc
Sponsored content





Kreu I Vitit VII Shqiperia Pas Vdekjes Se Skenderbeut.! Empty
MesazhTitulli: Re: Kreu I Vitit VII Shqiperia Pas Vdekjes Se Skenderbeut.!   Kreu I Vitit VII Shqiperia Pas Vdekjes Se Skenderbeut.! Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Kreu I Vitit VII Shqiperia Pas Vdekjes Se Skenderbeut.!
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kthimi i Skenderbeut Ne Shqiperi Djali Gjon Kastrioti
» a ka jete pas vdekjes?
» Ne Kohen E Skenderbeut

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Alblove :: Shkenca Sociale :: Historia-
Kėrce tek: