Alblove
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Alblove

MIRE SE VINI.!!!
 
ForumPortalliKërkoRegjistrohuLatest imagesidentifikimiGalleryBisedoni

 

 Ne Kohen E Skenderbeut

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
SeCuRiTy
WebMaster
WebMaster
SeCuRiTy


Male Numri i postimeve : 857
Age : 38
Vendi Ku Jeton : Albanian
Cfar Pelqeni : Futboll
Humor : Skemi Frik Nga Cia Strembemi Nga Shiku Jemi Rrac E Forte Rrac Burgaxhiu:P:P
Registration date : 01/05/2007

Ne Kohen E Skenderbeut Empty
MesazhTitulli: Ne Kohen E Skenderbeut   Ne Kohen E Skenderbeut Icon_minitimeTue May 20 2008, 09:22

4. MARRËDHËNIET NDËRKOMBËTARE TË SHQIPËRISË
NË KOHËN E GJERGJ KASTRIOTIT - SKËNDERBEUT


Marrëdhëniet e Skënderbeut me vendet e Evropës Juglindore

Shtetet e Evropës Juglindore, të prekur nga i njëjti agresor, kishin detyrë të përbashkët përballimin e rrezikut osman. Lufta kundër të njëjtit armik i afroi ato dhe i bëri aleatë të natyrshëm. Si rrjedhim, me kohë u vendosën lidhjet ndërmjet shteteve, principatave e zotërimeve të tjera të kësaj pjese të Evropës.

Krijimi nga Skënderbeu i një fronti lufte të organizuar e të fuqishme, e nxori vendin tonë në ballë të forcave antiosmane. Shqipëria gjithnjë e më tepër shikohej nga bashkëkohësit si një fuqi e rëndësishme, e dorës së parë, që ushqente shpresa për dëbimin e osmanëve nga viset e pushtuara të Evropës. Prandaj me kohë u krijuan lidhje ndërmjet vendeve të kërcënuara nga i njëjti rrezik, pushtimi osman.

Në këtë kuadër dallohen marrëdhëniet e shqiptarëve me Hungarinë. Deri më 1456, kur vdiq Janosh Huniadi, Hungaria luftoi me vendosmëri kundër pushtuesve osmanë dhe ishte kështu aleati më i rëndësishëm i shqiptarëve. Të dyja palët, duke goditur të njëjtin armik, secila në sektorin e vet, lehtësonin barrën e njëra-tjetrës. Bashkëpunimin ndërmjet tyre Skënderbeu dhe Huniadi u përpoqën ta shtrinin deri në organizimin e fushatave ushtarake të përbashkëta, me gjithë vështirësitë që rridhnin nga largësia e madhe që ishte midis vendeve të tyre. Kështu ndodhi më 1448, me ekspeditën ushtarake të Huniadit në Fushë-Dardani dhe më 1456 me atë të Beogradit. Burimet historike të kohës tregojnë se Skënderbeu ndërmori masa energjike për të marrë pjesë në ato dy beteja përkrah Huniadit, respektivisht me 20 mijë dhe 30 mijë luftëtarë. Por vështirësitë që vinin nga largësia e madhe ndërmjet vendeve të tyre dhe nga qëndrimi i sundimtarëve fqinjë, vasalë të sulltanit, që nuk e lejuan ushtrinë e Skënderbeut të kalonte nëpër rrugët e zotërimeve të tyre, penguan realizimin e këtyre projekteve. Pas vdekjes së Huniadit, Hungaria përkohësisht u tërhoq nga veprimtaria aktive ushtarake dhe rrjedhimisht u dobësuan lidhjet e saj me Shqipërinë. Ato u rigjallëruan në mesin e viteve 60, kur trupat hungareze arritën të çlironin Bosnjën Veriore.

Marrëdhëniet e Skënderbeut me sundimtarët sllavë të shteteve fqinjë qenë më të kufizuara se me Hungarinë. Një bashkëpunim pati me ta kryesisht gjatë luftës kundër Venedikut në vitin 1448, kur krahas shqiptarëve vepruan edhe reparte ushtarake të mbretit të Bosnjës, Stefan Tomasheviqit. Kundër rrezikut kryesor, pushtuesve osmanë, nuk u arrit ndonjë bashkëpunim i shqiptarëve me ta, sepse synonin të ruanin vasalitetin e tyre me sulltanët osmanë. Despoti serb, Gjergj Brankoviçi, pengoi kalimin nëpër zotërimet e tij të luftëtarëve të Skënderbeut që të bashkoheshin me forcat hungareze. Pas betejës që trupat hungareze zhvilluan më 18 tetor 1448 në Fushë-Dardani, despoti serb përndoqi ushtrinë e shpartalluar hungareze dhe arrestoi Huniadin. Kurse mbreti i Bosnjës, Stefan Tomasheviqi, bashkoi trupat e veta me ushtrinë osmane, që në prill të vitit 1456 u dërgua kundër Skënderbeut. Nuk do të vononte që vetë ata, më parë se të tjerët, t’i ndienin pasojat negative të vasalitetit nënshtrues të tyre. Megjithëkëtë duke vlerësuar rrjedhimet negative që sillte zgjerimi i pushtimit osman, Skënderbeu i ndihmoi ata në çastet më të vështira. Me rënien e plotë të Despotatit të Rashës në duart e osmanëve, despoti i saj, Stefani, djalë i Gjergj Brankoviçit, erdhi në vitin 1459 në Shqipëri dhe u strehua disa vjet pranë Skënderbeut, me të cilin u bë edhe baxhanak, duke u martuar me vajzën e Gjergj Arianitit, Angjelinën. Vendosja e tij në Krujë dhe lidhjet martesore që krijoi me drejtuesin kryesor të qëndresës shqiptare dëshmojnë
më së miri se lufta e shqiptarëve i mbante të gjalla shpresat e ballkanasve për dëbimin e osmanëve nga viset e tyre. Në pranverë të vitit 1463, kur ushtritë osmane filluan pushtimin e Bosnjës, Skënderbeu u tregua i gatshëm ta ndihmonte atë. Por ndërsa pritej miratimi i Republikës së Venedikut për të lejuar kalimin e luftëtarëve shqiptarë nëpër rrugët e zotërimet e saj, ushtritë osmane e pushtuan Bosnjën.

Me qytetin e Raguzës, që kishte lidhje të ngushta me Hungarinë dhe, për të ruajtur paprekshmërinë e qytetit prej osmanëve, e cila u paguante një tribut të madh vjetor sulltanëve, shqiptarët kishin lidhje tradicionale e të vazhdueshme. Si qytet-shtet tregtar kryesor i brigjeve lindore të detit Adriatik, Raguza kishte një veprimtari të gjallë tregtare në viset e Ballkanit Perëndimor, në Kosovë etj.. Tregtarët raguzanë vinin në bregdetin shqiptar për të shitur mallrat e tyre dhe për të marrë prodhime të ndryshme bujqësore e blegtorale, metale, lëndë ndërtimi, kripë etj.. Shqiptarët blinin në Raguzë kryesisht armë dhe mjete të tjera luftarake. Me pozitën gjeografike dhe qëndrimin politik të saj, Raguza ishte një pikë shumë e rëndësishme ndërlidhjeje ndërmjet shqiptarëve dhe vendeve të tjera të Evropës. Prandaj ajo mbante një qëndrim të pavendosur ndaj pushtuesve osmanë dhe në ndonjë rast, të pafavorshëm për forcat antiosmane. Skënderbeu gjeti në Raguzë një mbështetje të gjerë morale për luftën e popullit të vet, si dhe një përkrahje të vogël ekonomiko-financiare. Dhe, për më tej, për të mos zemëruar osmanët, në çastet më të vështira për shqiptarët, Senati i Raguzës nuk pranoi kërkesën e Skënderbeut për të zbritur në këtë qytet, në nëntor të vitit 1466 dhe në prill të vitit pasues, gjatë nisjes e kthimit të tij nga Italia.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://AlbLove.Net.Tc
SeCuRiTy
WebMaster
WebMaster
SeCuRiTy


Male Numri i postimeve : 857
Age : 38
Vendi Ku Jeton : Albanian
Cfar Pelqeni : Futboll
Humor : Skemi Frik Nga Cia Strembemi Nga Shiku Jemi Rrac E Forte Rrac Burgaxhiu:P:P
Registration date : 01/05/2007

Ne Kohen E Skenderbeut Empty
MesazhTitulli: Re: Ne Kohen E Skenderbeut   Ne Kohen E Skenderbeut Icon_minitimeTue May 20 2008, 09:22

Pa dyshim edhe me shtete e zotërime të tjera të Gadishullit Ballkanik, Skënderbeu ka patur marrëdhënie, por për shkak të mungesës së dokumenteve ato kanë mbetur të panjohura.

Lidhjet e Shqipërisë me shtetet italiane

Lufta e popujve të Evropës Juglindore, në ballë të së cilës qëndronin shqiptarët, pengoi vërshimin osman në drejtim të Evropës Qendrore e Perëndimore dhe mbrojti kështu zhvillimin ekonomik, shoqëror, politik e kulturor të këtyre vendeve. Për këtë rol të luftës së shqiptarëve, si pengesë e fuqishme për kalimin e osmanëve në Evropën Perëndimore, ishte plotësisht i ndërgjegjshëm edhe vetë Skënderbeu. Më 1460 ai i shkruante një princi italian: « në qoftë se unë do të thyhesha, me siguri Italia do ta ndiente dhe si rrjedhim, ai zotërim që ju thoni se është juaji do të ishte i turqve ».


I nisur nga kuptimi realist se rreziku ishte i përbashkët, si për vendet e Evropës Juglindore, të kërcënuara drejtpërdrejt nga pushtimi osman, ashtu edhe nga vendet e tjera evropiane, dhe duke vlerësuar drejt rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar, Skënderbeu u kushtoi vëmendje marrëdhënieve me vendet që ende nuk ishin rrezikuar drejtpërdrejt nga osmanët. Vëmendje të veçantë u kushtoi Skënderbeu marrëdhënieve të tij me Venedikun, Papatin, Napolin etj., si për afërsinë e këtyre shteteve me tokat shqiptare, ashtu dhe për interesat e synimet që këto vende kishin në drejtim të Ballkanit.

Duke shfrytëzuar gjendjen e vështirë të krijuar në vendet që ishin në luftë me osmanët, Republika e Venedikut shtiu në dorë një sërë qytetesh e krahinash në Ballkan, nga të cilat siguronte të ardhura të rëndësishme dhe kushte të favorshme për zhvillimin e tregtisë në tërë pellgun e Mesdheut e më gjerë. Ajo përdori rrugë e mjete të ndryshme për ruajtjen dhe për forcimin e pozitave të veta në këto rajone, prandaj herë pas here nënshkruante traktate paqeje me sulltanët osmanë (si më 1419, 1430, 1446, 1451, 1454), duke u dhënë atyre tribut të përvitshëm, për të siguruar paprekshmërinë e zotërimeve të veta në Ballkan, duke përfshirë edhe ato që kishte në tokat shqiptare. Më vonë, sidomos gjatë viteve 60, kur u dëmtuan rëndë zotërimet e interesat tregtarë të Republikës së Venedikut nga pushtimet osmane në Peloponez, qe vendosur një afrim e bashkëpunim më i madh ndërmjet Skënderbeut dhe Venedikut. Shprehje e këtij afrimi është edhe dhënia e titullit « fisnik venecian », më 1463, prej dukës Kristofor More, djalit të Skënderbeut, Gjonit, i cili ende ishte fëmijë.

Papati u përpoq aktivisht të ruante pozitat e besimit kristian në Ballkan që po dëmtoheshin rëndë prej pushtuesve osmanë, bartës të një besimi fetar tjetër. Veprimtarinë shpirtërore e politike të Papatit në drejtim të Ballkanit e lehtësoi Koncili XVII ekumenik, i mbajtur në fund të viteve 30 të shek. XV, në Ferrarë, ku u vendos bashkimi i të dy kishave kristiane nën drejtimin e Papës.

Në Shqipëri mungonte një kishë kombëtare, që predikimi të bëhej në gjuhën shqipe. Në Shqipërinë e Epërme dhe Qendrore ushtronin veprimtarinë e tyre kishat katolike, ku meshohej latinisht, dhe kishat ortodokse të ritit sllav dhe, në një hapësirë më të kufizuar, ato bizantine. Kurse në Shqipërinë e Poshtme ushtronin veprimtarinë e tyre kishat bizantine, në
të cilat meshohej greqisht. Gjuha që përdorej në kishat e Shqipërisë ishte e pakuptueshme për banorët vendas, prandaj në përgjithësi pozitat e besimit fetar ishin të dobëta dhe për këtë Barleci, që vetë ishte prift katolik, shkruante se « shqiptarët janë më tepër luftëtarë sesa fetarë ». Mungesa e shërbimit fetar ishte aq e theksuar në Shqipëri sa që në Krujë, vihej në dukje më 1453, nuk kishte « as prift dhe as diakon katolik ». Në këto rrethana një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Skënderbeut, peshkopi i Durrësit, Pal Engjëlli, shkroi në gjuhën shqipe më 8 nëntor të vitit 1462 formulën e pagëzimit, që prindërit t’i pagëzonin vetë fëmijët e tyre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://AlbLove.Net.Tc
SeCuRiTy
WebMaster
WebMaster
SeCuRiTy


Male Numri i postimeve : 857
Age : 38
Vendi Ku Jeton : Albanian
Cfar Pelqeni : Futboll
Humor : Skemi Frik Nga Cia Strembemi Nga Shiku Jemi Rrac E Forte Rrac Burgaxhiu:P:P
Registration date : 01/05/2007

Ne Kohen E Skenderbeut Empty
MesazhTitulli: Re: Ne Kohen E Skenderbeut   Ne Kohen E Skenderbeut Icon_minitimeTue May 20 2008, 09:22

Në kushte të tilla të pafavorshme të veprimtarisë fetare në Shqipëri, bashkimi politik i shqiptarëve nga Skënderbeu vlerësohej pozitivisht prej Papatit, si një proces që fuqizonte frontin e luftës antiosmane dhe lehtësonte shërbimin fetar e përhapjen e katolicizmit. Papët e vlerësuan shumë luftën antiosmane të shqiptarëve, e mbështetën moralisht, e propaganduan gjerësisht atë, i dhanë Skënderbeut titujt Mbrojtës i krishterimit dhe Kapiten i përgjithshëm i Selisë së Shenjtë. Papët kërcënuan me shkishërim çdo prirje separatiste e afrimi me osmanët, që u shfaq te disa fisnikë shqiptarë, si te Dukagjinët në vitin 1452 etj.. Nuk mungoi përkrahja financiare e Papatit për luftën shqiptare, sidomos në vitet 60, por gjithsesi ajo qe larg kërkesave të mëdha për mbajtjen në këmbë të qëndresës së shqiptarëve. Vend qendror dhe rol të veçantë i dhanë papët rolit të ushtrisë së Skënderbeut në projektet e tyre për organizimin e një lufte të përbashkët në shkallë evropiane për shkatërrimin e Perandorisë Osmane, që ata e propagandonin si një kryqëzatë fetare.

Skënderbeu u përpoq që vendet e tjera të merrnin pjesë aktive në luftën antiosmane, të siguronte përkrahje e ndihmë ushtarake e materiale për luftën e popullit të tij. Për këtë qëllim ai i kërkoi Republikës së Venedikut më 1451 të vendoste në Krujë një garnizon ushtarak për ta përfshirë atë në luftën antiosmane. Kjo kërkesë në atë kohë ishte në kundërshtim me politikën veneciane, prandaj Senati e hodhi poshtë atë.

Në këtë drejtim disa përfundime pozitive arriti Skënderbeu në marrëdhëniet e tij me mbretin
e Napolit, Alfonsin V. Ky mendonte se duke u dhënë shqiptarëve e ballkanasve të tjerë një përkrahje të vogël ushtarake e materiale, do të dëboheshin osmanët nga Ballkani dhe nën kurorën e tij mund të krijohej një shtet i madh mesdhetar. Për këtë qëllim, në fillim të viteve 50 Alfonsi V lidhi një numër traktatesh me përfaqësuesit e disa zotërve shqiptarë dhe të viseve të tjera të Ballkanit. Në bazë të këtyre ai zotohej se do të dërgonte ushtarë që të luftonin për çlirimin e viseve të Ballkanit, me kusht që, pas çlirimit të tyre, si kryezot të njihej Alfonsi V, kurse fisnikët vendas do të qeverisnin në to si vasalë të tij.

Në zbatim të traktateve të nënshkruara gjatë vitit 1451, Alfonsi V dërgoi në Krujë një garnizon të vogël ushtarak dhe në vitin 1455 disa qindra ushtarë për çlirimin e viseve shqiptare që ishin nën pushtimin osman. Trupat napolitane u vunë nën urdhrat e Skënderbeut, i cili ishte komandant i përgjithshëm i tyre dhe zot i qytetit të Krujës. Pas betejës së Beratit të vitit 1455, i informuar mirë për vështirësitë e mëdha që kishte zhvillimi i luftës kundër ushtrive osmane, Alfonsi V hoqi dorë nga synimet e tij në drejtim të Lindjes dhe tërhoqi nga Shqipëria ushtarët dhe përfaqësuesit e vet. Meqenëse me ndihmën e trupave napolitane nuk u çlirua asnjë zonë e Shqipërisë, Skënderbeu nuk bëri ndonjë homazh ndaj tij, siç e parashikonte traktati i vitit 1451. Skënderbeu dhe Alfonsi V qëndruan deri në fund aleatë. Pas vdekjes së Alfonsit V, në vitin 1458, i biri, Ferranti I, hoqi dorë plotësisht nga ideja për t’u shtrirë në drejtim të Ballkanit dhe për rrjedhim marrëdhëniet e Mbretërisë së Napolit me Shqipërinë përkohësisht u dobësuan.

Ndihma ushtarake e Skënderbeut për Mbretërinë e Napolit

Për të gjallëruar marrëdhëniet me Mbretërinë e Napolit Skënderbeu e gjykoi të nevojshme t’i jepte ndihmë ushtarake mbretit Ferdinand në luftën që kishte shpërthyer midis tij dhe kundërshtarëve të vet politikë, që ishin baronët e Italisë së Jugut. Këta ishin bashkuar me princin francez Rene të Anzhuinëve, i cili pretendonte fronin e Mbretërisë së Napolit.


Me këtë hap Skënderbeu shihte mundësinë për të siguruar më pas ndihmë për qëndresën e
shqiptarëve prej mbretit Ferdinand dhe aleatëve të tij, papa Piu II dhe dukës së Milanos, Françesk Sforcës, të cilët formonin bllokun politik më të fuqishëm në Itali. Këta ishin propaganduesit kryesorë të idesë për organizimin e një fushate ushtarake antiosmane me pjesëmarrjen e shumë shteteve, duke përfshirë edhe vendet e tyre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://AlbLove.Net.Tc
SeCuRiTy
WebMaster
WebMaster
SeCuRiTy


Male Numri i postimeve : 857
Age : 38
Vendi Ku Jeton : Albanian
Cfar Pelqeni : Futboll
Humor : Skemi Frik Nga Cia Strembemi Nga Shiku Jemi Rrac E Forte Rrac Burgaxhiu:P:P
Registration date : 01/05/2007

Ne Kohen E Skenderbeut Empty
MesazhTitulli: Re: Ne Kohen E Skenderbeut   Ne Kohen E Skenderbeut Icon_minitimeTue May 20 2008, 09:23

Në shtator të vitit 1460, pasi bëri armëpushim me osmanët, Skënderbeu dërgoi në Itali grupin e parë të luftëtarëve të drejtuar nga i nipi, Koiko Stres Balsha. Zbarkimi i trupave shqiptare në Itali shkaktoi tronditje të thellë në radhët e kundërshtarëve të mbretit Ferdinand. Një nga kundërshtarët kryesorë të mbretit, princi i Tarantit, Xhovan Antonio de Orsini, i kërkoi Skënderbeut të hiqte dorë nga përkrahja për mbretin Ferdinand, duke i shkruar me një farë ironie se lufta në Itali do të ishte për të e pasuksesshme. Në përgjigjen e tij të 31 tetorit 1460, me kulturë të gjerë prej humanisti, duke evokuar historinë e lavdishme të popullit të vet, Skënderbeu i ka shkruar princit të Tarantit se « në qoftë se kronikat tona nuk gënjejnë, ne quhemi epirotë. Duhet ta dini se në kohë të tjera, paraardhësit tanë kaluan në vendin që ju mbani sot dhe patën bërë luftime të mëdha me romakët dhe, nga sa dimë, në të shumtën e herës u ndanë me nder sesa me turp ».

Në fund të gushtit të vitit 1461, në krye të 2-3 mijë luftëtarëve, Skënderbeu u nis vetë për në Itali dhe zbarkoi në Barletë, ku gjendej i rrethuar mbreti Ferdinand, bashkë me një pjesë të ushtrisë së vet. Luftëtarët shqiptarë, me Skënderbeun në krye, me të zbritur në tokën italiane, filluan sulmet energjike e shumë të shpejta, duke shkaktuar panik në radhët e forcave kundërshtare. Këta hoqën dorë nga rrethimi i Barletës, filluan tërheqjen drejt jugut, arritën në Andria dhe, pasi lanë pas Barin, u vendosën në Akuaviva.

Skënderbeu organizoi sulme të njëpasnjëshme për të shtënë në dorë qendrat e fortifikuara,
që mbaheshin nga kundërshtarët e mbretit Ferdinand. Pasi la në roje të Barletës një pjesë e trupave, me të tjerët Skënderbeu marshoi në veri të saj, çliroi Sant Anxhelon dhe San Xhovani Rotondon dhe u rikthye në Barletë. Pas kësaj, të përforcuar edhe me reparte italiane dhe duke ndjekur forcat kundërshtare, luftëtarët shqiptarë zbritën deri në jugperëndim të Barit, në Altamurë, dhe u futën në zotërimet e princit të Tarantit. Përballë gjendjes shumë të vështirë ushtarake, Xhovan Antonio de Orsini hyri në bisedime me Skënderbeun dhe kërkoi që ky të ndërmjetësonte për të lidhur paqe me mbretin Ferdinand. Ndërkohë udhëheqësi shqiptar organizoi arrestimin e komandantit të qytetit të Tranit, i cili nuk pranoi të bashkohej me mbretin Ferdinand, dhe, pas kësaj, i gjithë garnizoni i atij qyteti iu dorëzua Skënderbeut.

Luftëtarët shqiptarë i dhanë një ndihmë të vyer ushtarake mbretit Ferdinand për të shpartalluar kundërshtarët e vet dhe ajo ndikoi në gjallërimin e marrëdhënieve të Skënderbeut me Mbretërinë e Napolit dhe aleatët e saj. Duke vlerësuar ato ditë rëndësinë e kësaj ndihme, duka i Milanos, Françesk Sforca, i ka shkruar Skënderbeut në fund të shtatorit të vitit 1461 se « ne kemi po atë detyrim ndaj madhërisë suaj, siç e ka edhe ajo madhëri (Ferdinandi)... dhe që tani e përgjithmonë po afrohemi për të gjitha kënaqësitë, nevojat dhe nderet e të sipërthënit zotërisë suaj, si një vëlla i mirë e i përzemërt ». Në shenjë mirënjohjeje për këtë ndihmë, mbreti i Napolit i dhuroi Skënderbeut feudet e Monte Sant Anxhelos e të San Xhovani Rotondos, si dhe një pension vjetor prej 1 200 dukatesh. Për të kryer formalitetet e nevojshme feudale për pronat që iu dhuruan dhe për të nxitur interesimin e shteteve italiane për fillimin e një lufte të përbashkët antiosmane, gjatë muajve mars e prill të vitit 1464 Skënderbeu shkoi vetë në Napoli.

Skënderbeu krijoi lidhje edhe me shtete të tjera italiane, si me Dukatin e Milanos, Mantovën, Sienën etj., madje edhe me vende të largëta evropiane si me dukatin e Burgonjës, por ato nuk ishin aq intensive si me Napolin, Venedikun e Papatin. Marrëdhëniet me Milanon e me Burgonjën lidheshin kryesisht me projektet për organizimin e një fushate të përbashkët antiosmane, pjesëmarrës të së cilës parashikohej se do të ishin edhe ato. Me Spanjën dhe me vendet e Evropës Qendrore, si me Poloninë etj., lidhjet ishin rrjedhim i sundimit në to i po atyre dinastive që ishin përkatësisht edhe në Napoli dhe në Hungari.

Marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet e Evropës i forcuan edhe vizitorët e vullnetarët e huaj
që erdhën nga vende të ndryshme, deri nga Franca e nga Anglia, dhe luftuan në ushtrinë e
Skënderbeut. Ndër ta përmendet më 1457 anglezi Xhon Njupor.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://AlbLove.Net.Tc
SeCuRiTy
WebMaster
WebMaster
SeCuRiTy


Male Numri i postimeve : 857
Age : 38
Vendi Ku Jeton : Albanian
Cfar Pelqeni : Futboll
Humor : Skemi Frik Nga Cia Strembemi Nga Shiku Jemi Rrac E Forte Rrac Burgaxhiu:P:P
Registration date : 01/05/2007

Ne Kohen E Skenderbeut Empty
MesazhTitulli: Re: Ne Kohen E Skenderbeut   Ne Kohen E Skenderbeut Icon_minitimeTue May 20 2008, 09:23

Lidhje krijoi Skënderbeu edhe me vende përtej kufijve të Evropës. Dokumentet e kohës përmendin p.sh. marrëdhëniet e tij me emirin Ibrahim të ***amanisë në Azinë e Vogël. Ibrahimi në një projekt të tij për luftë të përbashkët kundër Perandorisë Osmane një vend qendror i dha aksionit të shqiptarëve.

Vendi i shqiptarëve në projektet e fushatave ushtarake evropiane

Politika pushtuese e sulltanëve osmanë gjatë shek. XV shkaktoi në Evropë një shqetësim gjithnjë në rritje. Përballë këtij rreziku forcat largpamëse të kohës kërkuan organizimin në shkallë evropiane të një lufte të përbashkët për të ndalur vërshimin e mëtejshëm të ushtrive osmane dhe për t’i dëbuar ato nga viset e pushtuara të Ballkanit. Këto kërkesa u përhapën sidomos pas pushtimit më 29 maj 1453 prej sulltan Mehmetit II të kryeqytetit të Perandorisë Bizantine, Konstandinopojës, të cilën e bëri kryeqytet të Perandorisë Osmane dhe i vuri emrin Istanbul (Stamboll). Tani frika ndaj rrezikut të pushtimit osman u bë më e përgjithshme dhe përfshiu edhe sundimtarët e disa vendeve evropiane. Në këto rrethana filluan të hartoheshin projekte për shkatërrimin e Perandorisë Osmane, nëpërmjet një lufte të përbashkët, me pjesëmarrjen e shumë vendeve. Papët e propaganduan këtë ide gjithnjë e më shumë, duke i dhënë një veshje fetare si një « kryqëzatë kundër të pafeve ». Por në këtë periudhë kushtet për një veprim të tillë nuk ishin të favorshme, sepse shtetet e Evropës dhe sidomos ato italiane ishin të përçara e në grindje me njëra-tjetrën. Në projektet që hartoheshin barra kryesore për realizimin e tyre u lihej popujve që luftonin dhe kryesisht shqiptarëve dhe hungarezëve.

Në planet strategjike të mbretit të Napolit, Alfonsit V, parashtruar papa Nikollës V me rastin
e konferencës së shteteve italiane, që u zhvillua nga vjeshta e vitit 1453 deri në pranverën e vitit 1454, si dhe në projektet e mëvonshme, luftëtarëve të Skënderbeut u caktohej një rol i rëndësishëm në fushatën e përbashkët kundër osmanëve. Po kështu u vlerësua qëndresa e shqiptarëve edhe në dietat perandorake të shteteve gjermane të mbajtura në Ratisbonë, Frankfurt dhe Viner-Noishtad, si dhe në dietat hungareze, të mbledhura gjatë viteve 1454-1455.

Edhe emiri i ***amanisë, Ibrahimi, në projektin e tij për luftë të përbashkët kundër sulltan Mehmetit II, drejtuar në mesin e viteve 50 papës dhe mbretit të Napolit, u jepte një vend qendror shqiptarëve, të udhëhequr nga Skënderbeu. Ai kishte projektuar një ofensivë të madhe, që do të shpërthente njëkohësisht në tokë dhe në det, si në Azi ashtu edhe në Evropë.Kundër ushtrive osmane, sipas projektit të tij, do të angazhoheshin me forca tokësore në Evropë shqiptarët dhe hungarezët, në Azi vetë Ibrahimi, kurse në det do të vepronte një flotë e fuqishme evropiane. Ibrahimi i jepte veçanërisht rëndësi bashkërendimit të operacioneve që do të zhvilloheshin në frontin shqiptar dhe në atë danubian prej hungarezëve për t’i vënë forcat osmane, që gjendeshin në Ballkan, ndërmjet dy zjarreve.

Idesë për organizimin e një « kryqëzate kundër të pafeve » në shkallë evropiane iu dha një vend i gjerë në propagandën e Papatit pas vitit 1455, kur u bë papë Kaliksi III dhe sidomos
në kohën e pasardhësit të tij, Piut II. Me nxitjen e këtij të fundit, në vitin 1459, u organizua
në Mantovë të Italisë një kongres ndërkombëtar. Në të morën pjesë një numër i konsiderueshëm sundimtarësh evropianë dhe u vendos që të fillonin përgatitjet për fillimin e
një luftë të përbashkët kundër pushtuesve osmanë. Por ndryshe nga deklaratat e premtimet, pjesëmarrësit nuk u angazhuan seriozisht në organizimin e kësaj fushate dhe rrjedhimisht ajo u shty nga viti në vit.

Në projektin e papa Piut II, që u parashtrua me atë rast, ushtria e përbashkët evropiane parashikohej të kishte 40 mijë veta. Gjysma e tyre, 20 mijë ushtarë, do të grumbulloheshin në Itali e në vende të tjera evropiane dhe me papën e dukën e Burgonjës në krye do të zbarkonin në Raguzë për t’u bashkuar me forcat shqiptare. Kurse pjesa tjetër prej 20 mijë vetash do të përbëhej nga luftëtarët e Skënderbeut. Të gjitha këto trupa prej 40 mijë vetash do të formonin frontin qendror. Si komandant i përgjithshëm i ushtrisë së përbashkët shqiptaro-europianoperëndimore papa shpalli Skënderbeun, të cilit me këtë rast do t’i jepte skeptrin mbretëror si dhe zotërimin e Maqedonisë, pasi ajo të çlirohej. Në projektin e papës parashikohej që në frontin e Danubit të vepronin hungarezët, kurse në Greqi dhe në det flota ushtarake e shteteve italiane.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://AlbLove.Net.Tc
SeCuRiTy
WebMaster
WebMaster
SeCuRiTy


Male Numri i postimeve : 857
Age : 38
Vendi Ku Jeton : Albanian
Cfar Pelqeni : Futboll
Humor : Skemi Frik Nga Cia Strembemi Nga Shiku Jemi Rrac E Forte Rrac Burgaxhiu:P:P
Registration date : 01/05/2007

Ne Kohen E Skenderbeut Empty
MesazhTitulli: Re: Ne Kohen E Skenderbeut   Ne Kohen E Skenderbeut Icon_minitimeTue May 20 2008, 09:23

Vendimet e Kongresit të Mantovës Skënderbeu i pa me interes të veçantë. Por shpresat për realizimin e projektit të papa Piut II nuk vazhduan gjatë, sepse pjesëmarrësit kryesorë të Kongresit të Mantovës kishin mosmarrëveshje dhe nuk u angazhuan seriozisht për të. Shumë prej tyre e propaganduan fushatën e përbashkët antiosmane, me qëllim që të nxirrnin sa më shumë përfitime materiale për vete. Për këtë, një vëzhgues i këtyre ngjarjeve Gerard de Kolis, në mesin e viteve 60, shkruante se « zotërinjtë kanë nxjerrë të holla nga popujt e tyre me pretekstin e kësaj ndërmarrjeje dhe pastaj i kanë futur në xhep për dobinë e tyre ». Në këto rrethana, kur nuk po bëhej asnjë përgatitje për organizimin e luftës së përbashkët në shkallë evropiane, Skënderbeu pranoi propozimin e sulltan Mehmetit II dhe në pranverë të vitit 1463 lidhi me të një paqe me afat 10-vjeçar, e cila nuk vazhdoi gjatë. Menjëherë pas saj, vetë sulltan Mehmeti II u vu në krye të trupave osmane për pushtimin e rajoneve të Shqipërisë së Epërme e të Ballkanit.

Në fund të vitit 1463 Skënderbeu veproi energjikisht për të nxitur përgatitjet për fillimin e fushatës së përbashkët antiosmane. Për këtë qëllim, në pranverë të vitit 1464 ai shkoi vetë në Napoli dhe dërgoi ambasadorë në Romë dhe te duka i Milanos, i cili kishte deklaruar se për
të filluar luftën do të dërgonte në Shqipëri 2 mijë kalorës dhe 1 mijë këmbësorë. Skënderbeu kthehet në Shqipëri me përshtypjen se më në fund lufta e përbashkët do të shpërthente. Në gusht të vitit 1464 ai u nis në Raguzë për të pritur ushtritë evropiane që do të vinin nga Ankona. Por në Ankonë u grumbulluan pak forca dhe me vdekjen aty të papa Piut II, më 14 gusht të vitit 1464, dështoi përfundimisht organizimi i fushatës ushtarake të përbashkët në shkallë evropiane kundër pushtuesve osmanë.

Në këto rrethana po bëhej gjithnjë e më i përgjithshëm mendimi se me luftën e tyre shqiptarët mbronin jo vetëm vendin e tyre, por edhe lirinë e vendeve të tjera, sepse, siç është shprehur në vitin 1464 mbreti i Hungarisë, Matia Korvini, sulltani ndërmjet Shqipërisë donte të kalonte « si nëpër një urë » për të pushtuar vendet e tjera. Personalitete të shquara e largpamëse të kohës kërkuan fuqizimin e qëndresës së shqiptarëve, duke i ndihmuar ata nga ana financiare. Humanisti i shquar italian Françesk Filelfo, në shtator të vitit 1464, i shkruante papës se Skënderbeu dhe mbreti i Hungarisë duheshin ndihmuar me të holla, që ata të përgatisnin ushtri të fuqishme tokësore për shkatërrimin e Perandorisë Osmane. Por këto kërkesa largpamëse nuk u realizuan.

Në fund të vitit 1464 papa Pali II hartoi një projekt financiar në « përkrahje » të luftës antiosmane. Papa nëpërmjet tij kërkonte që vendet e ndryshme, sipas premtimeve që i kishin bërë në Kongresin e Mantovës paraardhësit të tij, papa Piut II, të derdhin mjetet financiare. Për të nxitur realizimin e projektit financiar të tij, papa Pali II deklaroi me këtë rast se po vinte 100 mijë dukate në përkrahje të atyre që luftonin.

Pas dështimit të përpjekjeve për organizimin e fushatës së përbashkët evropiane, Skënderbeu u përpoq që të fuqizonte mbrojtjen e vendit dhe të vinte nën drejtimin e tij, një front sa më të gjerë antiosman. Ai iu drejtua vendeve që rrezikoheshin drejtpërdrejt prej sulmeve osmane po të mposhtej qëndresa shqiptare. Skënderbeu i kërkoi Republikës së Venedikut të vinte nën komandën e tij forcat ushtarake që ajo kishte në zotërimet e saj në Shqipëri. Qysh nga fillimi i viteve 60, Venediku ishte angazhuar në luftë me osmanët, prandaj tani u kushtonte vëmendje të veçantë përpjekjeve të Skënderbeut për forcimin dhe mbrojtjen e vendit, duke përfshirë edhe zotërimet veneciane. Republika pranoi që Skënderbeu të ishte komandant i përgjithshëm edhe për trupat e saj në Shqipëri. Në përforcim të garnizonit shqiptar të kështjellës së Krujës, Skënderbeu vendosi aty një numër të kufizuar ushtarësh venecianë si dhe ushtarë napolitanë, të cilët mbreti Ferdinand i dërgoi në ndihmë të tij.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://AlbLove.Net.Tc
SeCuRiTy
WebMaster
WebMaster
SeCuRiTy


Male Numri i postimeve : 857
Age : 38
Vendi Ku Jeton : Albanian
Cfar Pelqeni : Futboll
Humor : Skemi Frik Nga Cia Strembemi Nga Shiku Jemi Rrac E Forte Rrac Burgaxhiu:P:P
Registration date : 01/05/2007

Ne Kohen E Skenderbeut Empty
MesazhTitulli: Re: Ne Kohen E Skenderbeut   Ne Kohen E Skenderbeut Icon_minitimeTue May 20 2008, 09:23

Përpjekje bëri Skënderbeu që të merrte një pjesë nga 100 mijë dukatët që papa Pali II i kishte deklaruar se i kishte vënë në dispozicion të luftës antiosmane. Gjatë viteve 1465-1467, që ishin vite kulmore e më të vështirat e luftës së shqiptarëve, papa Pali II i dha Skënderbeut rreth 6 650 dukate, që realisht ishte një shumë e vogël parash në krahasim me nevojat e mëdha të luftës së shqiptarëve. Kurse nga shtetet e tjera evropiane kjo ndihmë qe edhe më e paktë.5. BETEJAT E MËDHA SHQIPTARO-OSMANE TË VITEVE 60.
QËNDRESA E SHQIPTARËVE TË MORESË

Fitoret e ushtrisë shqiptare në vitet 1462-1465

Pas humbjes së rëndë që pësuan në betejën e Ujëbardhës të vitit 1457, ushtritë osmane i ndërprenë për disa vjet sulmet e tyre mbi viset e lira shqiptare. Në vitin 1460, para se Skënderbeu të dërgonte grupin e parë të luftëtarëve të tij në ndihmë të mbretërisë së Napolit, ndërmjet tij dhe oborrit osman u nënshkrua një armëpushim që vazhdoi dy vjet. Pas kthimit të Skënderbeut më 1462 nga ekspedita ushtarake e Italisë, luftimet me ushtritë osmane rifilluan me intensitet.

Ndërkohë sulltan Mehmeti ndërmori veprime intensive për zgjerimin e pushtimeve osmane në Ballkan dhe gjatë vitit 1463 i udhëhoqi vetë trupat për nënshtrimin e Bosnjës dhe të Moresë (Peloponezit). Madje, për rivendosjen e zgjerimin e pushtimeve në Fushë-Dardani, Rrafshin e Dukagjinit, Jeliçe (sanxhak) etj., qysh gjatë viteve 1458-1462 ushtritë osmane u futën në Rrafshin e Dukagjinit dhe, ndoshta përkohësisht, morën Prizrenin (1458), Pejën (1463) dhe qendra të tjera të rëndësishme. Sipas dokumenteve autentike, kur ushtritë osmane pushtuan Bosnjën më 1463, po këtë vit në kështjellat e Fushë-Dardanisë, Rrafshit të Dukagjinit dhe të Jeliçes (sanxhaku), si mbrojtës të tyre u caktuan persona të tjerë, sepse nuk ekzistonte më asnjë nga mbrojtësit që ishin vendosur në vitin 1455. Ato rajone kishin qëndruar të lira. Edhe pas vitit 1463 pushteti osman mbeti formal dhe i pakonsoliduar në rajonet e Shqipërisë së Epërme.

Gjatë viteve 60 sulltan Mehmeti II angazhoi në luftime kundër shqiptarëve komandantët e zonave kufitare, duke i përforcuar ato edhe me trupa të tjera.

Gjatë vitit 1462, sipas M. Barlecit, shqiptarët shpartalluan njëra pas tjetrës tri ushtri osmane.
Së pari ato u ndeshën në të njëjtën kohë me dy ushtri osmane. Ushtria e parë e komanduar nga Sinan Beu, pasi hyri në Mokër, u sulmua befasishëm në të gjitha drejtimet, prej ushtrisë së Skënderbeut dhe u shpartallua. Pa humbur kohë, shqiptarët iu drejtuan ushtrisë së dytë, të komanduar nga Hasan Beu, që ishte vendosur në afërsi të qytetit të Ohrit, e goditën atë në befasi dhe e thyen, duke zënë rob edhe komandantin e saj. Kur luftëtarët shqiptarë po merrnin rrugën e kthimit për në Krujë, ata u njoftuan se një ushtri e tretë e komanduar prej Isuf Beut po marshonte nga Shkupi në drejtim të Shqipërisë. Skënderbeu vendosi të hynte menjëherë në betejë dhe ta sulmonte ushtrinë osmane atje ku ajo nuk e priste. Me shpejtësi
luftëtarët shqiptarë largohen nga rajoni i Ohrit, i drejtohen Kërçovës dhe vijojnë rrugën që kalonte përgjatë lumit Treska për të arritur në afërsi të Shkupit, ku e sulmojnë befasishëm ushtrinë osmane dhe e shpartallojnë atë.

Në të dalë të vjeshtës së vitit 1462, një ushtri e katërt e komanduar nga ***axha Beu u nis kundër viseve të lira shqiptare dhe e vendosi fushimin e vet në fushën e Livadhit, pranë qytetit të Ohrit. Skënderbeu e sulmoi atë në çastin kur gjendej e papërgatitur për luftë, por moti me shi bëri që të ndërpritej zhvillimi i betejës. Kjo u dha mundësi trupave osmane të tërhiqeshin pa pësuar humbje të rënda.

Pas disfatave të njëpasnjëshme gjatë vitit 1462, sulltan Mehmeti II i propozoi paqe Skënderbeut, në një kohë kur ky i kishte humbur shpresat për organizimin e një lufte të përbashkët antiosmane në shkallë evropiane. Prandaj, në pranverë të vitit 1463, ndërmjet tyre u nënshkrua në Shkup traktati i paqes me afat 10-vjeçar. Por paqja nuk pati jetë të gjatë, sepse sulltani gjatë vitit 1463 u përpoq të rivendoste pushtetin e tij në rajonet e Rrafshit të Dukagjinit, të Sanxhakut, si dhe arriti të pushtonte Bosnjën dhe Morenë. Skënderbeu nuk mund të pajtohej me veprime të tilla që rrezikonin të ardhmen e tij si sundimtar i pavarur, gjë që është pasqyruar edhe në dokumente të vitit 1463 që flasin për gatishmërinë e tij për të ndihmuar Bosnjën.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://AlbLove.Net.Tc
SeCuRiTy
WebMaster
WebMaster
SeCuRiTy


Male Numri i postimeve : 857
Age : 38
Vendi Ku Jeton : Albanian
Cfar Pelqeni : Futboll
Humor : Skemi Frik Nga Cia Strembemi Nga Shiku Jemi Rrac E Forte Rrac Burgaxhiu:P:P
Registration date : 01/05/2007

Ne Kohen E Skenderbeut Empty
MesazhTitulli: Re: Ne Kohen E Skenderbeut   Ne Kohen E Skenderbeut Icon_minitimeTue May 20 2008, 09:24

Luftimet rifilluan në gusht të vitit 1464, kur një ushtri e komanduar nga Sheremeti u vendos pranë qytetit të Ohrit. Luftëtarët shqiptarë iu drejtuan Ohrit dhe kur arritën në afërsi të tij, Skënderbeu dërgoi 500 kalorës në drejtim të ushtrisë osmane për ta mashtruar që t’i ndiqte nga pas, deri në vendin ku qëndronin të fshehur luftëtarët shqiptarë. Sipas parashikimit të Skënderbeut, ushtria osmane u vu në ndjekje të kalorësve shqiptarë dhe kur arriti në pritën,
që shqiptarët e kishin ngritur mjeshtërisht, ajo pësoi një katastrofë të plotë, duke humbur shumicën e ushtarëve. Në fillim të muajit shtator të vitit 1464, ndërkohë që ushtria hungareze kishte çliruar rajone të tëra të Bosnjës Veriore, Skënderbeu i nisi trupat e veta të drejtim të viseve të ish-Despotatit serb të Rashës dhe, në rajonet pranë Sjenicës, u ndesh më
11 shtator me një ushtri osmane, të cilën e shpartalloi.

Pas këtyre disfatave sulltan Mehmeti II, sipas M. Barlecit, ngarkoi Ballaban Beun që të drejtonte ushtritë osmane për mposhtjen e qëndresës shqiptare. Nisur nga posti real ushtarak i tij, Ballaban Beu duhet të ketë qenë shoqëruesi kryesor dhe krahu i djathtë i komandantëve të ushtrive osmane, sepse si vendas ai njihte mjaft mirë rrugëkalimet nëpër viset shqiptare dhe mjedisin shqiptar.

Ballaban Beu, i njohur sipas rrëfimit të M. Barlecit, me titullin pashë (Ballaban Pasha), ishte shqiptar dhe kishte një ***rierë ushtarake të gjatë në shërbim të Perandorisë Osmane. Në regjistrin kadastral osman të Sanxhakut Shqiptar të vitit 835 h. (1431-1432) ai përmendet si timarli i katër fshatrave të vilajetit të Krujës, kurse dy vjet më pas emërohet dizdar i saj dhe gjatë viteve 1437-1439 do të ishte vartës i Skënderbeut kur ky u emërua si subash i Krujës. Ballabani përmendet aty si « gulam-i mir » dhe me cilësimin « i vogël » (Ballaban-i kyçyk), që është në përshtatje me përshkrimin që M. Barleci i bën fizikut të tij: « nga shtati ishte i shkurtër dhe i pakët ». Pas çlirimit të Shqipërisë në vitin 1443 Ballaban Beu emigroi familjarisht. Në mesin e viteve 60 dy djem të tij, Hamzai dhe Hiziri, përmenden si timarlinj
në Maqedoninë Lindore (në lindje të Serezit). Ballabani përmendet ndërkohë si « ish-dizdar i Krujës », gjë që tregon se sulltani, kur e ngarkoi me detyrën që të shkatërronte forcat e Skënderbeut, i kishte premtuar së paku edhe postin që kishte pasur në vitet 30. Më pas, në tetor të vitit 1466, Ballabani përmendet si zotërues i një timari të madh në rajonin e Tetovës.
Para se të vendosej këtu, Ballaban Beu duhet të ketë pasur në zotërim prona diku në rajonet që shtriheshin në lindje të Ohrit, sepse në afërsi të këtij qyteti ai do të zhvillonte luftimet me forcat e Skënderbeut.

Ballaban Beu ishte njohës shumë i mirë i terrenit, prandaj atij iu besua shoqërimi, ndoshta për raste të veçanta edhe drejtimi i forcave osmane për shkatërrimin e Skënderbeut, ish-epror i dikurshëm i tij. Ai u përforcua vazhdimisht me trupa të freskëta dhe në luftimet e pandërprera përdori gjerësisht sulme të befasishme dhe dredhi të shumta. Si detyrë kryesore
ai duhet të ketë pasur pushtimin e qytetit të Ohrit.

Ndeshjen e parë me trupat e Ballabanit, sipas M. Barlecit, shqiptarët e zhvilluan në fushën e Falkalit (Valkalit) pranë malit Bigë (Furkë) në afërsi të Ohrit në vitin 1464. Plani i tij fillestar, që t’i sulmonte natën e në befasi shqiptarët, dështoi. Me gjithë dëmet e rënda që pësuan forcat e tij, nëpërmjet pritave që kishte ngritur Ballabani, arriti të dëmtonte komandën e ushtrisë shqiptare.Në kundërshtim me porositë e Skënderbeut, komandantët e reparteve shqiptare, duke ndjekur ushtrinë e shpartalluar osmane, u shkëputën shumë nga
bashkëluftëtarët e tyre dhe ranë në pritën e armikut. Tetë komandantë të shquar, duke përfshirë edhe Mosi Golemin (Arianitin) u kapën prej ushtarëve osmanë. Skënderbeu bëri përpjekje të mëdha për lirimin e tyre duke i propozuar sulltanit shuma të mëdha të hollash dhe lirim të robërve osmanë. Por ai nuk pranoi dhe urdhëroi që, komandantët shqiptarë, pas torturave të tmerrshme, të ekzekutoheshin duke i rrjepur të gjallë. Pak më parë, në fillim të vitit 1461, kishte vdekur edhe Gjergj Arianiti që, pas Skënderbeut, kishte qenë personazhi më i rëndësishëm i luftës antiosmane të shqiptarëve.

Edhe pas humbjes së këtyre personaliteteve të jetës politike e ushtarake të vendit, shqiptarët e vazhduan me vendosmëri luftën kundër trupave osmanë. Në Oronik të Dibrës së Sipërme,pa u parë nga rojet shqiptare, Ballabani e afroi ushtrinë e vet pranë luftëtarëve shqiptarë për t’i gjetur në befasi. Në sajë të vigjilencës së Skënderbeut, i cili i zbuloi vetë forcat armike, luftëtarët shqiptarë u hodhën menjëherë në luftë dhe e fituan betejën. Pas kësaj, në krye të një ushtrie të re, Ballabani u përpoq gjatë tre muajve t’i zinte në befasi shqiptarët, por kur u bind se një sulm i tillë ishte i pamundur, u ndesh me ta në fushën e Falkalit (Valkalit) pranë malit Bigë të Ohrit dhe trupat e tij u thyen keqas.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://AlbLove.Net.Tc
SeCuRiTy
WebMaster
WebMaster
SeCuRiTy


Male Numri i postimeve : 857
Age : 38
Vendi Ku Jeton : Albanian
Cfar Pelqeni : Futboll
Humor : Skemi Frik Nga Cia Strembemi Nga Shiku Jemi Rrac E Forte Rrac Burgaxhiu:P:P
Registration date : 01/05/2007

Ne Kohen E Skenderbeut Empty
MesazhTitulli: Re: Ne Kohen E Skenderbeut   Ne Kohen E Skenderbeut Icon_minitimeTue May 20 2008, 09:24

Pas këtyre luftimeve, Ballabani u përpoq t’i shkatërronte forcat shqiptare, duke i goditur ata njëkohësisht nga dy drejtime të kundërta. Prandaj në verë të vitit 1465 u nisën në të njëjtën kohë kundër Shqipërisë dy ushtri, njëra në drejtim të Ohrit dhe tjetra kundër Krujës. Duke u informuar me kohë për lëvizjen e tyre, luftëtarët shqiptarë marshuan me shpejtësi, së pari në drejtim të ushtrisë që komandohej nga vetë Ballaban Beu dhe e shpartalluan krejtësisht atë po në fushën e Falkalit (Valkalit).Pas kësaj shqiptarët u kthyen në drejtim të viseve perëndimore për t’u ndeshur me ushtrinë e dytë, të komanduar nga Jakupi, një tjetër shqiptar ky, që e njihte mirë vendin. Për të mos u diktuar nga trupat e Skënderbeut, gjithnjë sipas rrëfimit të M. Barlecit, ushtria e Jakupit mori rrugët e Shqipërisë së Poshtme, që ishte e pushtuar, kaloi nëpër Berat dhe vijoi marshimin në drejtim të Krujës, e cila veç rojeve të kështjellës, nuk kishte luftëtarë të tjerë shqiptarë që të ndesheshin më ushtrinë e Jakupit.
Skënderbeu, pasi shpartalloi më parë forcat e Ballabanit i drejtoi luftëtarët e tij kundër ushtrisë së Jakupit, që ishte vendosur në fushën e Tiranës. Në luftimet që u zhvilluan në rajonin e Kasharit, forcat osmane pësuan një disfatë të rëndë, duke mbetur i vrarë edhe komandanti i tyre.

Pas pesë betejave të ashpra, që luftëtarët e Skënderbeut zhvilluan gjatë një viti me ushtritë osmane të drejtuara nga Ballaban Beu, edhe pse shqiptarët kishin dalë fitimtarë, sulltan Mehmeti II mendoi se tashmë ata ishin të lodhur e të dobësuar në një masë të tillë, sa që nuk
do të mund të përballonin një goditje vendimtare të të gjitha forcave ushtarake të Perandorisë Osmane.

Mbrojtja e Krujës gjatë Rrethimit II (1466). Kërkesat e Skënderbeut ndaj shteteve italiane

Në gjysmën e parë të viteve 60 kufijtë e Perandorisë Osmane në Gadishullin Ballkanik u zgjeruan. Brenda saj u përfshinë Bosnja Jugore dhe Peloponezi. I ndodhur në kushte të favorshme si asnjëherë tjetër, sulltan Mehmeti II, i mbiquajtur « Pushtuesi » (Fatihu), kërkoi
të mposhtej me çdo kusht qëndresa heroike shqiptare dhe të dilte në detin Adriatik. Ai parashikoi ta bënte atë nëpërmjet një fushate ushtarake të tillë, që do të ishte më e fuqishmja nga të gjitha ato që ishin organizuar deri atëherë kundër shqiptarëve.

Me kohë erdhën në Shqipëri njoftimet për përgatitjen që po bënte oborri osman për organizimin e një fushate ushtarake shumë të fuqishme kundër Shqipërisë. Ndërkohë shqiptarët ndërmorën masa energjike për fuqizimin e mbrojtjes së vendit, përforcuan kështjellat, fortesat etj.. Kujdes të veçantë ata i kushtuan mbrojtjes së qytetit të Krujës. Garnizoni i kështjellës u vu nën komandën e Tanush Topisë dhe u pajis me mjete të shumta luftarake dhe me ushqimet e nevojshme për të përballuar një rrethim sa më të gjatë. Popullsia e paaftë për luftë, bagëtitë, pasuritë e ndryshme u vendosën nëpër malësi e vende të sigurta.

Në pranverë të vitit 1466, në krye të të gjitha forcave ushtarake të Perandorisë Osmane, sulltan Mehmeti II mori rrugët në drejtim të Krujës. Pasi arriti në fillim të muajit maj në Manastir, iu drejtua viseve të lira shqiptare, duke marshuar nëpër Rrugën Mbretërore (Egnacia). Kur ushtria osmane hyri në viset e lira u gjend nën sulmet e pandërprera të çetave të shumta shqiptare, të cilat kishin zënë grykat dhe shtigjet. Me vështirësi të mëdha e me humbje të ndjeshme, ajo arriti të vendosej në fushën pranë Krujës.

Përballë taktikës së Skënderbeut, sulltani e ndau ushtrinë e vet në dy pjesë. Njëra e pajisur me të gjitha mjetet luftarake të kohës, duke përfshirë edhe topa, rrethoi Krujën. Tjetra mori urdhër të ndiqte e të asgjësonte ushtrinë shqiptare që vepronte jashtë kështjellës nën komandën e Skënderbeut, si dhe çetat e shumta që sulmonin ***vanet e furnizimit.

Sulltan Mehmeti II u kërkoi mbrojtësve të kështjellës së Krujës dorëzimin e menjëhershëm dhe, pas kundërshtimit të tyre, ai urdhëroi marrjen e saj me luftë. Sulmet e furishme që ndërmorën trupat osmane, mbrojtësit e Krujës i përballuan me sukses. Detyrën atyre ua lehtësonin goditjet e furishme dhe shpartalluese të luftëtarëve që vepronin jashtë kështjellës nën komandën e Skënderbeut. Ata i bashkërendonin veprimet e tyre me kundërsulmet e mbrojtësve të Krujës. Duke përshkruar këto luftime, M. Barleci shkruante se « Skënderbeu me forca e ushtri të fuqishme e sulmonte çdo ditë fushimin e Mehmetit II dhe nuk i linte për asnjë çast të qetë... lëshohej pa pushim mbi të dhe, si një përrua që zbret nga malet pas shirave të mëdha mbyt dhe rrëmben çdo gjë me vete, po ashtu edhe Skënderbeu lëshohej pa pushim mbi fushimin turk, herë nga njëra anë, herë nga ana tjetër, e trondiste atë kudo, i shkaktonte armikut vrasje, dëme dhe humbje shumë të mëdha ».

Kudo që vepronin luftëtarët shqiptarë, si sulmues nën drejtimin e Skënderbeut, nëpër çetat, apo si mbrojtës të kështjellave, treguan trimëri të papërshkruar, që la gjurmë të pashlyeshme edhe te armiqtë dhe u përjetësua në veprat e historianëve të vjetër osmanë. Njëri prej këtyre, Idriz Bitlisiu vinte në dukje me këtë rast se shqiptarët « janë nga natyra trima e guximtarë sa nuk ka ku të vejë më. Në sulm e në qëndresë janë shumë të rrëmbyeshëm e të patundshëm. Shigjetat e shiut të vuajtjeve e të fatkeqësive ata i presin me kraharorët e tyre të hapur dhe nuk vënë kurrë para armikut mburojën e dobësisë e të përuljes ». Kurse Qemal pasha Zade ka shkruar për këto ngjarje se edhe « luftëtari më i dobët i arbërve është nga më trimat e fushës së luftës, tamam sikur të ishte kalorës i hipur mbi kalin legjendar. Ai nuk ka as kalë, as mjete lufte, por ka në vend të kuajve shtiza që fluturojnë si vetëtima, ka ushta maja e të cilave është plot helm si thumbi i grerëzave, ka edhe një hark prej druri e bashkë me të disa shigjeta, por megjithatë ai është më i fortë se hekuri ».
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://AlbLove.Net.Tc
SeCuRiTy
WebMaster
WebMaster
SeCuRiTy


Male Numri i postimeve : 857
Age : 38
Vendi Ku Jeton : Albanian
Cfar Pelqeni : Futboll
Humor : Skemi Frik Nga Cia Strembemi Nga Shiku Jemi Rrac E Forte Rrac Burgaxhiu:P:P
Registration date : 01/05/2007

Ne Kohen E Skenderbeut Empty
MesazhTitulli: Re: Ne Kohen E Skenderbeut   Ne Kohen E Skenderbeut Icon_minitimeTue May 20 2008, 09:24

Pas më se dy muaj luftimesh të ashpra, sulltan Mehmeti II u bind edhe këtë herë se Kruja nuk mund të pushtohej me forcën e armëve. Prandaj ai mendoi nënshtrimin e saj nëpërmjet një rrethimi të vazhdueshëm derisa uria t’i detyronte mbrojtësit e Krujës të dorëzoheshin. Këtë detyrë ia ngarkoi Ballaban Beut, duke i lënë nën komandë një pjesë të ushtrisë. Krahas rrethimit të kështjellës së Krujës, ata do të ushtronin një presion të pandërprerë mbi të gjitha viset e lira shqiptare. Për të mbështetur veprimtarinë luftarake të trupave të Ballabanit, furnizimin e tyre me mjete lufte dhe me ushqime, si dhe për të shkëputur nga trungu i shtetit shqiptar një pjesë të tij, Mehmeti II vendosi që të rindërtohej plotësisht e të fuqizohej fortesa e lashtë e Valmit në luginën e lumit Shkumbin. Punimet u bënë në prani të sulltanit dhe vazhduan me vrull një muaj të tërë. Ato përfunduan në korrik të vitit 1466. Për të shprehur rëndësinë e veçantë që kishte kjo fortesë për zhvillimin e mëtejshëm të luftës, sulltani i vuri emrin Ilbasan (Elbasan) d.m.th. « vend që sundon ».

Në korrik të vitit 1466 sulltan Mehmeti II bashkë me pjesën më të madhe të ushtrisë mori rrugën e largimit nga Shqipëria. Në fund të korrikut ata ishin në Manastir dhe vijuan rrugën në drejtim të Përlepit, Shtipit e Plovdivit për të arritur në Stamboll. Pas largimit nga Elbasani ushtria osmane pushtoi përfundimisht qytetin e Ohrit. Banorët e tij luftuan për mbrojtjen e qytetit të tyre, prandaj sulltan Mehmeti II arrestoi dhe i internoi në Stamboll kryepeshkopin e Ohrit, Dorotheun, bashkë me shumë fisnikë e klerikë të tjerë të qytetit. Me premtimin se nuk do t’i trazonte, sulltan Mehmeti II arriti të shtinte në dorë me mijëra e mijëra njerëz që ishin strehuar në një rajon malor të quajtur Kidna. Gjithnjë sipas rrëfimit të M. Barlecit, si hakmarrje për disfatën e pësuar, sulltani masakroi barbarisht afro 8 mijë veta të strehuar në
atë rajon malor. Por edhe masakra të tilla nuk i ligështuan shqiptarët. Këta i vazhduan luftimet edhe pas largimit të sulltanit, duke mbrojtur Krujën dhe u përpoqën të shtinin në dorë kështjellën e Elbasanit, e cila bashkë me Ohrin u krijoi mundësi osmanëve të kontrollonin lëvizjet nëpër Rrugën Mbretërore (Egnacia). Gjendja ekonomike e vendit ishte përkeqësuar dhe uria po i kërcënonte shqiptarët. Duheshin siguruar ndihma në ushqime, në armë etj..

Luftimet e vitit 1466 në Shqipëri, ishin të përmasave të mëdha dhe të një rëndësie të veçantë edhe për fatin e Italisë e të vendeve të tjera evropiane. Prandaj ato tërhoqën vëmendjen e tyre, sepse, siç thuhej ato ditë, trupat osmane « ishin në dyert e Italisë » dhe po të binte qëndresa shqiptare, ajo do të ishte viktimë e tyre.

Në këto rrethana, në fund të majit 1466 u mblodhën në Romë ambasadorët e shumë shteteve italiane. Me këtë rast Papa u kërkoi që të bashkoheshin jo vetëm forcat e shteteve italiane, por edhe të vendeve të tjera evropiane, për të përballuar sulmin e mundshëm të ushtrisë osmane mbi Italinë. Kjo situatë e rrezikshme për shtetet evropiane duhej t’i nxiste ato që t’u dërgonin shqiptarëve ndihma ekonomike dhe ushtarake.

Për të përballuar gjendjen shumë të rëndë të vendit të vet, Skënderbeu iu drejtua për ndihmë shteteve italiane. Ai dërgoi në Venedik të birin, Gjonin, ndërsa në nëntor të vitit 1466 u nis vetë për në Napoli e në Romë. Ai qëndroi në Itali deri në fund të marsit të vitit 1467, ndërkohë që trupat osmane mbanin të rrethuar Krujën.

Misioni i djalit të Skënderbeut në Venedik nuk dha përfundimet që priteshin, sepse ndihmat për shqiptarët shiheshin atje si shpenzime të shumta e të paleverdisshme. Megjithëkëtë, për të ndihmuar Skënderbeun Republika e Shën Markut kishte dërguar pranë tij një numër ushtarësh, ndërkohë përpiqej të rifillonte bisedimet për paqe me osmanët.

Komandanti i trupave osmane në Shqipëri, Ballaban Beu, ndoqi me vëmendje veprimtarinë diplomatike të Skënderbeut në Itali dhe u përpoq që ky të dështonte në misionin e vet. Osmanët i kërcënuan vendet e tjera dhe e detyruan Senatin e Raguzës të ndalonte ardhjen e Skënderbeut në këtë qytet gjatë udhëtimit për në Itali. Ndërkohë përfaqësues të Ballaban Beut shkuan në oborrin napolitan për të penguar ndihmat për shqiptarët. Me sa duket Ballabani deri diku ia arriti këtij qëllimi, sepse gjatë muajve nëntor-dhjetor 1466, kur Skënderbeu ishte në Napoli, nuk siguroi ndonjë ndihmë të rëndësishme prej oborrit napolitan.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://AlbLove.Net.Tc
SeCuRiTy
WebMaster
WebMaster
SeCuRiTy


Male Numri i postimeve : 857
Age : 38
Vendi Ku Jeton : Albanian
Cfar Pelqeni : Futboll
Humor : Skemi Frik Nga Cia Strembemi Nga Shiku Jemi Rrac E Forte Rrac Burgaxhiu:P:P
Registration date : 01/05/2007

Ne Kohen E Skenderbeut Empty
MesazhTitulli: Re: Ne Kohen E Skenderbeut   Ne Kohen E Skenderbeut Icon_minitimeTue May 20 2008, 09:25

Pas Napolit, i shoqëruar me pak kalorës, Skënderbeu shkoi në Romë. Banorët e saj i rezervuan atij një pritje aq masive, madhështore e triumfale, saqë nuk ishte parë ndonjëherë në atë qytet. Kjo pritje ishte shprehja më e qartë dhe e sinqertë e ndjenjave të vërteta të popullit italian për luftën e popullit shqiptar dhe udhëheqësin e tij. Papa organizoi për Skënderbeun ceremoni zyrtare, por ndihma materiale e tij qe e vogël për nevojat e ngutshme të shqiptarëve, gjë që e bëri të pakënaqur komandantin shqiptar. Në çastet e largimit të tij nga Roma, shkruanin ato ditë bashkëkohësit, Skënderbeu u shpreh plot sarkazëm se « më parë do të donte të bënte luftë me kishën sesa me turkun », dhe « nuk besonte se mund të gjendej shpirtvogëlsi më e madhe në botë sesa te këta priftërinj ». Pas një qëndrimi dymujor Skënderbeu u largua nga Roma dhe u kthye sërish në Napoli, ku qëndroi gjatë, por nuk siguroi ndonjë ndihmë efektive. Edhe mbreti Ferdinand i Napolit, ashtu si Venediku, përpiqej të shmangte rrezikun osman mbi shtetin e tij, jo aq me veprime efektive ushtarake sesa me anën e bisedimeve sekrete për paqe me sulltan Mehmetin II.

Rrethimi III i Krujës (1467). Vdekja e Skënderbeut (17 janar 1468)

Në mars të vitit 1467, kur Skënderbeu gjendej në Itali, nëpunësit osmanë kryen regjistrimin e popullsisë e të tokave në një rajon të kufizuar të viseve të shkelura prej tyre për të vendosur në to sistemin feudal ushtarak të timareve. Ky regjistrim dëshmon mirë për pjesëmarrjen masive të shqiptarëve në luftë. Sipas tij, dhjetëra fshatra ishin shkatërruar dhe braktisur nga popullsia, kurse shumica e fshatrave të tjera kishin mbetur me pak banorë dhe kishin nga një familje deri në dhjetë. Kjo pamje e shkretuar e vendit ishte shkaktuar nga rrënimet e luftës dhe masakrat e pushtuesve. Ajo lidhej edhe me largimin e popullsisë shqiptare, të paaftë për luftë, në vende të sigurta e të paarritshme për armiqtë, ndërkohë që të tjerë gjendeshin në radhët e njësive luftarake të Skënderbeut. Për më tej dhuna e pushtuesit dhe uria detyroi të emigronin nga Shqipëria në vendet e tjera, kryesisht në Itali, me mijëra e mijëra shqiptarë.

Regjistri tregon se osmanët kishin arritur përkohësisht të shtinin në dorë një numër kështjellash të Skënderbeut, që kontrollonin rrugët e komunikimit të Krujës me viset që shtriheshin në lindje të saj, si Stelushin, Gurin e Bardhë, Koxhaxhikun e Rahovnikun (Dibrën). Gjithashtu ai dëshmon se, në atë kohë, ndërmjet shqiptarëve dhe osmanëve ishin zhvilluar luftime të ashpra në tri rajone kryesore: në atë të Krujës, të Koxhaxhikut (në luginën e Drinit të Zi dhe në juglindje të Dibrës) dhe të Rekës (në verilindje të Dibrës). Në këto rajone shumë fshatra ishin braktisur tërësisht nga banorët për shkak të luftimeve të ashpra që ishin zhvilluar pranë tyre. Ndërkohë osmanët u përpoqën të vinin nën kontrollin e plotë të tyre edhe rajone të tjera, prandaj vijuan riregjistrimin kadastral të tyre, në rajonet e Tetovës, të Kërçovës etj.. Krahas premtimit për postin e dizdarit të Krujës, në tetor të vitit 1466 sulltani i kishte dhënë në zotërim Ballaban Beut një timar të madh në rajonin e Tetovës, me qëllim që të luftonte sa më energjikisht për nënshtrimin e atyre viseve.

Në ditët e para të prillit të vitit 1467, Skënderbeu u kthye në atdhe nga Italia. Në gjirin e popullit të vet, si gjithnjë, ai gjeti besimin e patundur, dashurinë e pakufishme dhe gatishmërinë e shqiptarëve për të mbrojtur lirinë e vendit të tyre.


Skënderbeu organizoi menjëherë një ushtri të fuqishme prej 16 mijë luftëtarësh. Rradhët e saj vazhdimisht shtoheshin, sepse, siç tregonte një raguzan, « arbërit vërshonin drejt Skënderbeut ».

Me këto forca, më 19 prill 1467, Skënderbeu sulmoi papritur dhe shpartalloi krejtësisht një ushtri që shkonte në përforcim të trupave osmane që mbanin të rrethuar Krujën. Komandanti i saj, i cili ishte vëllai i Ballabanit, Jonima, bashkë me të birin, ranë rob në duart e shqiptarëve. Pas katër ditësh, më 23 prill, luftëtarët e Skënderbeut marshuan me shpejtësi
në drejtim të Krujës. Këta, duke bashkërenduar veprimet e tyre me kundërsulmet e garnizonit të kështjellës, e futën ushtrinë osmane ndërmjet dy zjarreve dhe e shpartalluan keqas. Gjatë betejës Ballaban Beu u vra nga një mbrojtës krutan i kështjellës, Gjergj Aleksi.
Ai u varros në Petrelë.

Trupat osmane u tërhoqën të shpartalluara dhe shqiptarët çliruan kështjellat që u pushtuan gjatë rrethimit të dytë të Krujës. Skënderbeu rrethoi edhe kështjellën e Elbasanit, por, duke mos pasur artileri, nuk e mori dot.

Me këto fitore shqiptarët i dhanë fund rrethimit të dytë të Krujës, duke u shkaktuar humbje të rënda forcave ushtarake të Perandorisë Osmane. Megjithëkëtë sulltan Mehmeti II nuk hoqi dorë nga synimi i tij për ta mposhtur sa më shpejt qëndresën shqiptare.

Pa kaluar një muaj nga shpartallimi i trupave të Ballabanit, në fund të majit të vitit 1467, sulltan Mehmeti II erdhi përsëri në Shqipërinë me të gjitha forcat ushtarake të Perandorisë Osmane. Kur u futën në luginën e Shkumbinit, trupat armike u goditën prej luftëtarëve shqiptarë. Duke përshkruar zhvillimin e kësaj beteje, historiani osman Ibn Kemal shkruante
se pranë Bushekut (në juglindje të Elbasanit) « arbërit e ndezën zjarrin e luftës, morën në duart e tyre ushtat, të cilat u ngjajnë gjarpërinjve helmues dhe qëndruan në grykat e shpellave. Ata luftuan deri kur erdhi koha e mbrëmjes.... Kur lufta pushoi, u grumbulluan të gjithë në një vend dhe në mëngjes dolën si një lumë nga lugina dhe u vërsulën menjëherë
mbi ushtrinë e Anadollit ». Beteja ishte e ashpër. Asnjëra palë nuk mundi të sigurojë fitoren.
Lidhur me këtë ngjarje kronisti bizantin Kritobuli vinte në dukje se « sulltani pasi urdhëroi ushtarët që të grabisnin e të plaçkisnin... la maleve pjesën më të madhe dhe më luftarake të ushtrisë... kurse ai duke qëndruar bashkë me pjesën tjetër të ushtrisë, plaçkiste vise të tjera të vendit, duke marshuar me ndalesa dhe duke ngritur fushime ». Pas këtyre veprimeve, sulltani
me pjesën kryesore të ushtrisë rrethoi Krujën duke menduar se mbrojtësit e saj, të lodhur nga rrethimi i mëparshëm njëvjeçar, nuk do t’u bënin dot ballë goditjeve të reja. Trupat osmane sulmuan gjithashtu Durrësin dhe qendra të tjera të fortifikuara.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://AlbLove.Net.Tc
SeCuRiTy
WebMaster
WebMaster
SeCuRiTy


Male Numri i postimeve : 857
Age : 38
Vendi Ku Jeton : Albanian
Cfar Pelqeni : Futboll
Humor : Skemi Frik Nga Cia Strembemi Nga Shiku Jemi Rrac E Forte Rrac Burgaxhiu:P:P
Registration date : 01/05/2007

Ne Kohen E Skenderbeut Empty
MesazhTitulli: Re: Ne Kohen E Skenderbeut   Ne Kohen E Skenderbeut Icon_minitimeTue May 20 2008, 09:25

Ashtu si në rrethimet e mëparshme të Krujës, Skënderbeu me pjesën kryesore të trupave shqiptare qëndroi në rrethinat e saj dhe prej andej organizoi vazhdimisht sulme mbi forcat osmane, që mbanin të rrethuar kështjellën, e cila mbrohej si edhe më parë nga garnizoni i saj nën komandën e Tanush Topisë.

Përballë vendosmërisë së patundur të shqiptarëve për të mbrojtur me çdo kusht lirinë e vendit, i bindur plotësisht se me forcën e armëve nuk mund të mposhtej qëndresa shqiptare, sulltan Mehmeti II vendosi të përdorte tani, me përmasa shumë më të gjera se më parë, mjetin më ekstrem: shfarosjen në masë të popullsisë.

Jo vetëm te kronistët bizantinë e osmanë, si bashkëkohës të këtyre ngjarjeve, por edhe në letërkëmbimin e atyre ditëve dhe në dokumente të tjera të kohës, përmenden në mënyrë të veçantë masakrat e ushtrive osmane gjatë vitit 1467 në Shqipëri. Në to vihen në dukje
« mizoritë e pashembullta të sulltanit, i cili as për siguri e as për dhimbje nuk të fal dhe nuk ka mëshirë », që « po bën në Arbëri një mijë dhunime, vrasje e mizori dhe po djeg e shkatërron një popull të tërë ». Këto veprime shtazarake shfarosën me mijëra e mijëra njerëz, mijëra e mijëra të tjerë u detyruan të linin trojet e tyre e të merrnin rrugët e mërgimit, por, megjithëkëtë, ai nuk arriti të thyente vullnetin dhe qëndresën e një populli të tërë, që luftonte për të mbrojtur lirinë e vendit të vet.

Në mbarim të verës, trupat osmane me sulltan « fitimtarin » në krye, të rraskapitura dhe pa asnjë shpresë fitoreje, morën rrugën e kthimit të ndjekura këmba-këmbës prej luftëtarëve shqiptarë. Si rrjedhojë e humbjeve të rënda, që pësuan trupat osmane gjatë viteve 1466-
1467, sulltan Mehmeti II u detyrua të hiqte dorë për disa vjet nga plani i tij për pushtimin e Shqipërisë nëpërmjet fushatave të mëdha ushtarake.

Pas largimit të trupave osmane, si detyrë e ngutshme përpara vendit qëndronte përballimi i rrënimeve dhe vështirësive të shumta të shkaktuara nga lufta. Për masat që duheshin marrë në këtë drejtim, në janar 1468 Skënderbeu thirri në Lezhë ****ndin e fisnikëve të vendit. Ndërkohë një ushtri osmane e ardhur nga Kosova, sulmoi viset e Shkodrës. Ushtria shqiptare u mobilizua menjëherë, u doli përpara forcave armike dhe korri fitore në betejën që u zhvillua pranë lumit të Kirit. Këtë herë shqiptarët luftuan pa komandantin e tyre, Skënderbeun, i cili në atë kohë u sëmur. Pas disa ditësh, më 17 janar 1468, në Lezhë, pushoi së rrahuri zemra e tij. Lajmi i vdekjes së Skënderbeut shkaktoi një pikëllim të rëndë e të papërshkruar në mbarë popullin shqiptar. « Me vdekjen e tij, - theksohej ato ditë në Senatin e Venedikut, - arbërit kanë rënë në një ngashërim dhe tronditje të madhe ».

Gjergj Kastrioti - Skënderbeu u varros në katedralen e Shën Kollit të Lezhës, po në atë vend ku ai themeloi Besëlidhjen Shqiptare.

Qëndresa antiosmane e shqiptarëve të Moresë në shek. XV

Si rezultat i emigrimeve masive, që vazhduan gjatë gjithë gjysmës së parë të shek. XV, Morea (Peleponezi) kishte në këtë kohë një popullsi shqiptare mjaft të dendur. Ngulimet shqiptare qenë të shpërndara në të gjitha hapësirat e Moresë, në Akne, Korint, Argi, Arkadi, Meseni, Bardhuni, Majnë e në Lakoni. Dokumentet veneciane dhe regjistrat osmanë të kësaj kohe japin të dhëna mjaft interesante për shpërndarjen e ngulimeve shqiptare në More, për organizimin e bashkësive shqiptare, veprimtarinë prodhuese të tyre, për marrëdhëniet e tyre me autoritetet vendase etj.. Sipas tyre në mjaft zona shqiptarët përbënin popullsinë dërrmuese. Kështu, sipas një regjistri osman të gjysmës së dytë të shek. XV, del se 155
qendërbanime ndër 198 që kishin nahijet e Kallandricës, Sandamerit, Grebenesë e të Hllamucit, në Morenë veriore e të mesme, ishin të banuara nga shqiptarë. Raporte të ngjashme demografike ndeshen edhe në zona të tjera, në Korint, Arkadi, Majnë, Meseni, Lakoni etj.. Mbi bazën e një pranie të tillë masive të banorëve shqiptarë, zona të tëra në More cilësohen shpesh nga burimet e kohës si vende të arbërve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://AlbLove.Net.Tc
SeCuRiTy
WebMaster
WebMaster
SeCuRiTy


Male Numri i postimeve : 857
Age : 38
Vendi Ku Jeton : Albanian
Cfar Pelqeni : Futboll
Humor : Skemi Frik Nga Cia Strembemi Nga Shiku Jemi Rrac E Forte Rrac Burgaxhiu:P:P
Registration date : 01/05/2007

Ne Kohen E Skenderbeut Empty
MesazhTitulli: Re: Ne Kohen E Skenderbeut   Ne Kohen E Skenderbeut Icon_minitimeTue May 20 2008, 09:26

Qendërbanimet e shqiptarëve të Moresë kishin në shumicën e tyre emra ***akteristikë shqiptarë që pasqyronin ose emrin e origjinës së banorëve ose emrin e familjes kryesore të bashkësisë. Ndër emrat më tipikë të këtyre qendërbanimeve përmenden të tilla si: Lëndina, Mali, Lumi, Ripësi, Balta, Buzë-Mazi, Golemi, Kryekuqi, Zoga, Lalushi, Mansi, Voriboba, Floka, Këmbëthekra, Matringa, Muzaka, Belushi etj..

Qendërbanimet shqiptare të Moresë ishin të ***akterit bujqësor dhe blegtoral. Ato përbëheshin nga territori i banuar dhe nga sipërfaqja e arave, ullishteve, kullotave, pyjeve etj.. Për shfrytëzimin e tyre, ashtu si banorët e tjerë, shqiptarët duhej t’u paguanin detyrimet përkatëse zotërve ligjorë të tokës, që ishin sipas rastit Perandoria Bizantine, despotët e Moresë, princët latinë të Akesë apo të Athinës, Republika e Venedikut ose, në fund, edhe sulltani osman. Gjithsesi detyrimi kryesor që shqiptarët duhej t’u ofronin sundimtarëve të vendit, ishte shërbimi ushtarak, që kryhej nga burrat e aftë për luftë, kryesisht në mbrojtjen e kështjellave në rast rreziku. Nga shek. XV fillojnë të bëhen gjithnjë më të shpeshta në More repartet e luftëtarëve profesionistë shqiptarë (stratiotët). Këto ishin njësi të kalorësisë së lehtë që ndonjëherë përfshinin disa mijëra luftëtarë. Nën komandën e një kreu stratiotët shqiptarë siguruan për një kohë të gjatë mbrojtjen e kështjellave nga sulmet osmane. Repartet e stratiotëve ngriheshin mbi bazën e përkatësisë së njëjtë etnike, por në to luanin rol edhe lidhjet familjare. Pjesëtarët e tyre ishin shpeshherë anëtarë të një ose më shumë grupeve familjare. Një gjë e tillë i bënte repartet e stratiotëve njësi vërtet të qëndrueshme dhe koherente. Moment i rëndësishëm i këtij kohezioni qe figura e komandantit të stratiotëve (capo stratioti). Ky gëzonte një autoritet të padiskutueshëm, që rridhte si nga prejardhja ashtu dhe nga virtytet dhe lavdia e tij luftarake.

Stratiotët shqiptarë u bënë kështu protagonistët e qëndresës kundër invazionit osman në More.

Në fillim të shek. XV Peloponezi vazhdonte të ishte i copëtuar politikisht midis sundimtarëve të ndryshëm. Pjesa veriore e tij ndahej ndërmjet princit gjenovez Asani II Açajuoli, kurse pjesa jugore qeverisej nga despotët bizantinë të familjes perandorake të Paleologëve. Nga ana e vet, Republika e Venedikut kontrollonte një numër kështjellash strategjike të shpërndara gjatë bregdetit, siç ishin ato të Koronës, Modonit, Nauplionit etj.. Burimet e kohës njoftojnë se në zona të gjera të Peloponezit, si në Arkadi, Bardhuni, Mainë etj., kishte bashkësi të tëra shqiptare që qëndronin më vete e qeveriseshin nga krerët e tyre. Një numër akoma më i madh fshatrash shqiptare ishin nën juridiksionin e sundimtarëve të huaj të Peloponezit. Shqiptarët përbënin gjithsesi forcën kryesore ushtarake të këtyre sundimtarëve. Kjo është arsyeja që shqiptarët e Peloponezit, pavarësisht nga statusi i tyre, u bënë këtu faktori kryesor i qëndresës antiosmane.


Ballafaqimi i parë i shqiptarëve të Peloponezit me osmanët u bë në vitin 1432. Komandanti turk i Thesalisë, Turhan Pasha, kreu atë vit një inkursion që preku deri viset qendrore të Peloponezit. Ndërkohë që despotët bizantinë dhe sundimtarët e tjerë të Peloponezit nxituan të binin në ujdi me Turhan Pashën, shqiptarët i bënë këtij një qëndresë të ashpër. Qendra e
saj u bë Davi, lokaliteti i Arkadisë së banuar nga popullsi e dendur shqiptare. Pas betejash të përgjakshme, forcat osmane mundën të fitojnë epërsi e t’i thyejnë shqiptarët në një sulm vendimtar. Shumë prej këtyre mbetën të vrarë. Turhan Pasha urdhëroi të thereshin deri tek i fundit kryengritësit shqiptarë, që u zunë rob e që ishin rreth 800 veta, dhe me kokat e prera
të tyre u ngritën pirgje.

Në vitin 1444 shënohet një tjetër moment i rëndësishëm i qëndresës antiosmane të shqiptarëve të Moresë. Kësaj radhe kundër osmanëve u ngrit edhe despoti Konstantin Paleologu, i cili shpresonte të shfrytëzonte rastin për të shtrirë sundimin e tij në krejt Peloponezin, madje edhe përtej tij. Në fakt tentativa e tij gjeti përkrahje jo vetëm te shqiptarët e Peloponezit, por edhe tek ata të Beocisë, Atikës e Thesalisë. Autoriteti i sulltanit në këto vende u godit rëndë dhe në fund të vjeshtës vetë sulltan Murati II u nis me një ushtri të madhe kundër kryengritësve. Pasi shkatërruan murin mbrojtës të istmit të Korintit
(Eksamilin) që ndante Peloponezin nga kontinenti, ushtritë osmane u derdhën duke e shtruar vendin në zjarr e hekur. Despoti Konstandin i trembur nga reagimi i egër i Sulltanit nxitoi të kërkojë ujdi me të, duke pranuar të bëhej vasal i tij si dhe duke dhënë një tribut tepër të
rëndë. Sidoqoftë edhe pas kësaj fushate, osmanët ende nuk vendosën të instalonin garnizone ushtarake në Peloponez, në Atikë e në Beoci, siç kishin bërë në Thesali e Maqedoni.

Ballafaqimi me osmanët nxori në pah edhe kontradiktat midis shqiptarëve dhe sundimtarëve greko-bizantinë të Peloponezit. Ndërsa të parët i tërhiqte në qëndresën antiosmane dëshira për të ruajtur lirinë dhe pronat e veta, të dytët bashkoheshin me të për të ruajtur e zgjeruar privilegjet e zotërimet e tyre. Qëllimet egoiste i shtrëngonin këta të kërkonin me rastin më të parë kompromis me pushtuesin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://AlbLove.Net.Tc
SeCuRiTy
WebMaster
WebMaster
SeCuRiTy


Male Numri i postimeve : 857
Age : 38
Vendi Ku Jeton : Albanian
Cfar Pelqeni : Futboll
Humor : Skemi Frik Nga Cia Strembemi Nga Shiku Jemi Rrac E Forte Rrac Burgaxhiu:P:P
Registration date : 01/05/2007

Ne Kohen E Skenderbeut Empty
MesazhTitulli: Re: Ne Kohen E Skenderbeut   Ne Kohen E Skenderbeut Icon_minitimeTue May 20 2008, 09:26

Kundërshtia e motiveve dhe e interesave çoi pashmangërisht në konflikt të hapur midis despotëve greko-bizantinë dhe shtetasve të tyre shqiptarë. Në vitin 1453 shqiptarët e Peloponezit të udhëhequr nga Pjetër Bua dhe Teodor Buhali, ngritën krye kundër despotëve Dhimitër e Thoma Paleologu. Me kryengritësit shqiptarë u bashkua dhe princi i Akesë, Centurion Za***ia. Shqiptarët i ofruan shërbim Venedikut nëpërmjet qeveritarit venecian të Koron-Madonës. Senati e urdhëroi këtë që « t’i mbante arbërit me shpresë, duke i nxitur e dhënë kurajo për të luftuar trimërisht ». Por vetë nuk u angazhua, përkundrazi. Në korrik
1454 Venediku dërgoi një legat në More, i cili kishte për detyrë që të paqëtonte shqiptarët me despotët. Megjithatë, shqiptarët nuk dëgjuan të merreshin vesh me despotët Paleologë. Ata vendosën të njihnin si sundimtar të vendit Manuel Kantakuzenin, rival i të parëve. Burimet duan të thonë se Manueli dhe gruaja e tij për të vendosur këtë aleancë u detyruan të merrnin emrat shqiptarë Gjin e Kuqe. Pavarësisht se Buhali u zu rob gjatë një beteje, kryengritësit shqiptarë e rrezikuan rëndë pushtetin e despotëve Paleologë. Të dëbuar nga një pjesë e mirë e zotërimeve të tyre, këta iu drejtuan për ndihmë Turhan Pashës, i cili dërgoi menjëherë trupat e tij në Peloponez. Forcat e bashkuara osmano-greke u drejtuan më së pari në kështjellën e Bardhunies, ku shqiptarët ishin strehuar bashkë me familjet e tyre. Pas disa ditë luftimesh, këta u përpoqën të çajnë rrethimin, por pa sukses. Sipas historianit Halkokondili, turqit zunë rob rreth 10 mijë veta, më të shumtët ishin gra e fëmijë. Në Leondari, në luftë me forcat osmane, ra komandanti shqiptar Petro Buziqi. Paskëtaj forcat greko-osmane morën edhe fortesat e Itonit e të Aetosit, duke shtypur edhe kësaj here shqiptarët kryengritës. Një pjesë e mirë e këtyre u detyruan të pranojnë përsëri sundimtarët e vjetër.

Pas kësaj fushate u pa qartë se pengesa kryesore që u kundërvihej osmanëve në Peloponez ishin popullsitë e atjeshme shqiptare. Despotët bizantinë, në grindje me njëri-tjetrin e me sundimtarët e tjerë, ranë përfundimisht në gjendjen e vasalit të sulltanit. Ky i la ata akoma për ca kohë në krye të zotërimeve të tyre me kusht që të paguanin një haraç të rëndë dhe të mbanin nën fre shqiptarët e pabindur. Dhimitër e Thoma Paleologu nuk ishin në gjendje të plotësonin as njërin e as tjetrin nga këto kushte. Në prill të vitit 1458 vetë sulltan Mehmeti II u vu në krye të një ushtrie që në 15 maj kaloi fortifikimet e Heksamilit, të cilat mbronin kalimin e istmit të Korintit e u derdhën në Peloponez. Despotët Paleologë nisën me ngut
një ambasadë për te sulltani, për t’i dorëzuar një pjesë të haraçit e për t’i dhënë provë të besnikërisë së tyre. Por kësaj radhe Mehmeti II kishte vendosur ta nënshtronte përfundimisht Peloponezin e t’i jepte fund sundimit të despotëve bizantinë. Prej Korintit, ushtria osmane depërtoi drejt jugut dhe u ndal nga shqiptarë vendas të prirë nga kreu i tyre, Dhoksi. Pas një qëndrese të ashpër, mbrojtësit shqiptarë pranuan ta dorëzojnë kështjellën kundrejt premtimit se ata dhe familjet e tyre nuk do të pësonin gjë. Megjithatë sulltani vuri një garnizon osman në kështjellë dhe mori me vete 300 fëmijë si pengje.

Prej Tarsit ekspedita osmane iu drejtua kështjellës së Fliundit, ku ishin grumbulluar shqiptarët dhe grekët e rrethinave. Përballë qëndresës së pamposhtur të të rrethuarve, osmanët tentuan t’i bindin ata të dorëzohen duke u prerë burimet e ujit. Historiani Halkokondili tregon se gjendja e të rrethuarve u bë aq e rëndë, saqë ata u detyruan të therin kafshët në mënyrë që me gjakun e tyre të shuanin etjen dhe të gatuanin bukën. Ndërkohë trupat jeniçere zbuluan një shteg të mureve të paruajtur, u derdhën nëpër të dhe dogjën e plaçkitën qytetin. Pothuaj krejt popullsia vendase u masakrua.

Paskëtaj osmanët iu drejtuan kështjellave Akriv dhe Rupel; dy ditë me radhë mbrojtësit e Rupelit, që ishin gjithashtu shqiptarë, u mbrojtën me vendosmëri. Por më në fund, përballë epërsisë absolute të forcave osmane ata vendosën të dorëzohen. Gjithë popullsia e Rupelit, me gra e fëmijë, u shpërngulën me forcë në Stamboll. Vetëm 20 shqiptarë që kishin luftuar më parë në Tars kundër sulltanit e që me të njëjtin qëllim kishin ardhur edhe në Rupel, iu nënshtruan hakmarrjes së Mehmetit II. Ky urdhëroi që t’u thyheshin gjymtyrët me gjyle hekuri.

Prej këndej trupat osmane vazhduan marshimin e tyre drejt jugut dhe rrethuan fortesën malore të Pazenikit. Fillimisht ata u përpoqën ta marrin me forcë këtë fortesë, por mbrojtësit shqiptarë të saj i thyen sulmet e njëpasnjëshme të osmanëve. Paskëtaj sulltani mendoi t’i bindë shqiptarët ta dorëzojnë me dëshirë fortesën e për këtë qëllim përdori si ndërmjetës Manuel Kantakuzenin, që gjatë kryengritjes së vitit 1454 ishte njohur nga shqiptarët si despot, në vend të Thomait e Dhimitrit. Por shqiptarët deklaruan se nuk kishin ndërmend t’i venin pas ish-prijësit të tyre në rrugën e bashkëpunimit me sulltanin. Përfundimisht, Mehmeti II u shtrëngua të hiqte rrethimin e Pazenikit e të merrte rrugën e kthimit drejt veriut. Përpara se të kapërcente istmin, Mehmeti II vendosi të pushtonte me çdo kusht fortesën e Korintit, të cilën trupat e tij e mbanin të rrethuar që nga fillimi i fushatës. Mbrojtësit e kështjellës, ndër të cilët shumë shqiptarë, u rezistuan trimërisht bombardimeve e sulmeve të pafund të osmanëve. Kur sulltani u bë gati të ngrinte rrethimin e të kthehej në Stamboll, disa fisnikë të qytetit me peshkopin grek në krye i çuan atij fjalë se mbrojtësit ishin në pikën e fundit të qëndresës, duke qenë se tashmë u ishin mbaruar të gjitha rezevat ushqimore. Ky lajm e bëri sulltanin të kthejë mendje e të sulmojë më me egërsi kështjellën e rrethuar. Më 6 gusht 1458 komandanti i kështjellës Mateo Asanes ua dorëzoi atë osmanëve, pasi u këshillua me zotërit e tij, despotët Thoma e Dhimitër Paleologu. Bashkë me Korintin këta u detyruan t’i lëshojnë sulltanit pjesën më të madhe të zotërimeve të tyre, Patrasin, Voshticën, Kalavriten etj., si dhe t’i japin atij një tribut vjetor prej 3 mijë dukatesh. Ndërkohë Mehmetit II i ishte dorëzuar edhe qyteti i Athinës. Gjatë kthimit për në Stamboll, sulltani bëri një vizitë në qytetin e famshëm, i pritur me nderim nga kleri që i dorëzoi në mënyrë solemne çelësat e qytetit.

Ngjarjet e vitit 1458 e prishën përfundimisht aleancën e shqiptarëve me despotët e paqëndrueshëm të Peloponezit, të cilët këtej e tutje sundonin si vasalë të thjeshtë të sulltanit në zotërimet e pakta që ky u la në Peloponez. Madje shumë shpejt dy vëllezërit Paleologë hynë në luftë me njëri-tjetrin për shkak të këtyre zotërimeve. Në këtë luftë civile Dhimitri kërkoi bashkëpunim me krerët shqiptarë me ndihmën e të cilëve mori kështjellat e ***itanicës, Bardhunies, Kastricës, Kallamatës, Zarnatës, si dhe gjithë krahinën e Mainës, në ekstremin jugor të gadishullit. Mehmeti II dërgoi qeveritarët e Thesalisë dhe të Peloponezit për të shuar kryengritjen, por këta s’mundën përveçse arritën disa fitore të pjesshme e të paqëndrueshme. Edhe paskëtaj krerët shqiptarë të kështjellave vazhduan të mos t’i bindeshin as sulltanit e as despotëve bizantinë. Ndaj në prill 1460 Mehmeti II iu drejtua përsëri Peloponezit me një ushtri të madhe. I shoqëruar nga trupat e komandantit osman të vendit, shqiptarit Hamza Zenebishi, në maj të atij viti ai pushtoi kryeqytetin e saj, Mistran. Despoti Dhimitër Paleologu u dorëzua te sulltani. Prej këndej sulltani pushtoi me sulm kështjellat e Bardhunies e të Kastricës, ku humbi shumë jeniçerë. Mbrojtësit e Kastricës, 300 shqiptarë, u zunë e u therën deri tek i fundit, ndërsa komandanti i tyre, Primo Koka, u sharrua dy copësh.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://AlbLove.Net.Tc
SeCuRiTy
WebMaster
WebMaster
SeCuRiTy


Male Numri i postimeve : 857
Age : 38
Vendi Ku Jeton : Albanian
Cfar Pelqeni : Futboll
Humor : Skemi Frik Nga Cia Strembemi Nga Shiku Jemi Rrac E Forte Rrac Burgaxhiu:P:P
Registration date : 01/05/2007

Ne Kohen E Skenderbeut Empty
MesazhTitulli: Re: Ne Kohen E Skenderbeut   Ne Kohen E Skenderbeut Icon_minitimeTue May 20 2008, 09:26

Përballë barbarisë së ekspeditës osmane, banorët e Leondarit dhe të viseve të tjera të Lakonisë u grumbulluan në fortesën e papushtueshme të Gardhiqit. Gardhiqi ishte feud i familjes shqiptare Bakali. Nën udhëheqjen e Manuel Bakalit, shqiptarët i hodhën poshtë ofertat e Mehmetit II për të dorëzuar pa luftë kështjellën. Por mungesa e ushqimeve dhe e ujit në kushtet e një popullsie të mbingarkuar e të një vape rraskapitëse i detyroi mbrojtësit e kështjellës t’u dorëzohen osmanëve. Sulltani i përsëriti edhe këtu në Gardhiq skenat e tmerrit të Kastricës. 6 mijë veta të lidhur këmbë e duar u therën në sheshin e kështjellës. Kësaj radhe nuk u kursyen as gratë e fëmijët. Vetë kështjella u rrafshua me tokën. Historiani bizantin Kritobuli pohon se me këtë ndëshkim makabër, Mehmeti II synonte t’i trembte shqiptarët e Peloponezit në mënyrë që të mos ngriheshin më kundër tij. Manuel Bakali, Krokodejl Klada e disa krerë të tjerë të qëndresës mundën t’i shpëtojnë masakrës e të strehohen gjetkë. Ndërkaq në dorë të osmanëve ranë edhe kështjella të tjera, si Kiparisia, ***ytaina, Andrusa e Itome. Ekspedita osmane përshkoi gjithë pjesën jugore të Peloponezit, duke kursyer vetëm zotërimet e Venedikut, me të cilin sulltani kishte nënshkruar atë kohë paqe. Përfaqësuesi i fundit i pushtetit të vjetër në More, despoti Thoma Paleologu e braktisi vendin dhe u strehua në Korfuz.

Paskëtaj ekspedita osmane iu drejtua viseve veriperëndimore të Moresë, ku mori fortesën Klumacion dhe rrethoi kështjellën e Kalavrites. Komandant i kësaj ishte shqiptari Doksja, i cili sipas kronistit Sfrance « nuk pyeste as për despotin, as për sulltanin e as për vetë Zotin ». Por në fund edhe kjo kështjellë u mor dhe mbrojtësit e saj shqiptarë me Doksjen në krye u masakruan mizorisht. Pas përleshjesh të përgjakshme Mehmeti II pushtoi dhe kështjellat Grevenon, Kastrimenon, Salmenikion e së fundi dhe Korintin, ku ndërkohë kishin gjetur strehim shumë shqiptarë të ikur nga zonat e tjera të Peloponezit. Këta u mashtruan nga premtimi i sulltanit se do t’u falte jetën e pasurinë dhe ia dorëzuan atij kështjellën. Po ashtu si dhe më parë, Mehmeti II e shkeli fjalën e dhënë dhe urdhëroi të ekzekutohen të gjithë luftëtarët shqiptarë.

Në përfundim të kësaj fushate Mehmeti II e ktheu Peloponezin në një tokë të pushtuar. Turqit proceduan në regjistrimin e tokave dhe në vendosjen e sistemit të timarit. I kësaj kohe është një regjistër osman i Peloponezit, që pasqyron regjistrimin e një sërë zonave të Peloponezit verior e qendror, si Kallandrica, Sandemiri, Grebenea, Hlumca e Vomiro. Në regjistër figurojnë listat e 198 qendërbanimeve, nga të cilat 155 janë përcaktuar shprehimisht si shqiptare. Regjistri në fjalë është i pari i natyrës së tij që dëshmon intensitetin e ngulimeve shqiptare në Peloponez.

Për të shuar çdo tentativë kryengritjeje, ata bënë rrafsh me tokën një numër fortesash dhe detyruan të vendoseshin në fushë mjaft bashkësi shqiptare që jetonin në vise malore. Megjithatë, në Peloponez vazhduan të qëndrojnë edhe paskëtaj të ndezura vatrat e qëndresës antiosmane, sidomos në krahinat e mbrojtura malore, si qe ajo e Manit.

Sidoqoftë, në pikëpamje të sovranitetit shtetëror, pas shkatërrimit të Despotatit bizantin pothuajse gjithë Moreja hyri nën sundimin osman. Mbeteshin vetëm një numër kështjellash,
të cilat vazhdonin të ishin zotërim venecian. Midis Venedikut e sulltanit ishte akoma në fuqi paqja e vitit 1454. Por ndryshimi i situatës luftarake në More ashtu si dhe gjetkë i vuri zotërimet e Venedikut nën kërcënimin e drejtpërdrejtë të invazionit osman. Ndaj Republika e Lagunave filloi të merrte masa serioze për mbrojtjen e zotërimeve të saj moreate. Një numër i madh stratiotësh shqiptarë u pajtuan në shërbim të Venedikut, duke iu shtuar atyre që ishin rekrutuar nga komandantët venecianë qysh më parë. Atyre iu besua mbrojtja e kështjellave të Koronit, Modonit, Argosit, Nauplionit etj.. Të tillë qenë Krokodejl Klada dhe Pjetër Bua, të cilët ishin dalluar në betejat e mëparshme kundër osmanëve. Përveç tyre në shërbim të Venedikut hynë formacionet e stratiotëve shqiptarë të komanduara nga krerët e familjeve Bakali, Menalja, Rali, Buziqi, Manasi. Familjeve të stratiotëve shqiptarë Venediku u dha toka e kullota në afërsi të kështjellave, ku ata mund të strehoheshin në rast rreziku. Atyre iu krijuan edhe lehtësira fiskale.

Akti i parë i konfrontimit midis osmanëve dhe venecianëve në More filloi me sulmin kundër zotërimit venecian të Argosit në prill 1463. Osmanët e morën thuajse pa luftë kështjellën falë tradhtisë së një prifti grek. Pas luhatjeve të gjata, më 28 korrik 1463 Venediku i shpalli luftë Portës. Trupat veneciane ripushtuan Argosin e rrethuan Korintin, por shumë shpejt sulltani dërgoi në More një ushtri të madhe nën vezirin e madh Mahmud Pashën. Ky ripushtoi një numër kështjellash që kishin kaluar nën venecianët. Inkursionet osmane u shtrinë deri në kështjellën e Koronit e Modonit, por këto mundën të rezistojnë. Mahmud Pasha me anë të premtimeve arriti të tërheqë me vete edhe një pjesë të shqiptarëve të Lakonisë e të Mainës në jug të vendit e t’i bindë të vendoseshin në zonën osmane. Në Nauplion ndeshën gjithashtu në një qëndresë të ashpër të garnizonit të kështjellës, bërthamën e të cilit e përbënin stratiotët shqiptarë të udhëhequr nga Pjetër Bua. Por edhe këtej osmanët u detyruan më në fund të tërhiqeshin pa mundur ta pushtojnë. Angazhimi i Venedikut në luftë me sulltanin bëri që shqiptarët e Peloponezit të afroheshin në masë e të luftonin nën flamurin e tij
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://AlbLove.Net.Tc
SeCuRiTy
WebMaster
WebMaster
SeCuRiTy


Male Numri i postimeve : 857
Age : 38
Vendi Ku Jeton : Albanian
Cfar Pelqeni : Futboll
Humor : Skemi Frik Nga Cia Strembemi Nga Shiku Jemi Rrac E Forte Rrac Burgaxhiu:P:P
Registration date : 01/05/2007

Ne Kohen E Skenderbeut Empty
MesazhTitulli: Re: Ne Kohen E Skenderbeut   Ne Kohen E Skenderbeut Icon_minitimeTue May 20 2008, 09:27

Në zotërimet e Venedikut erdhën shqiptarë nga zonat e tjera të Moresë që ishin nën pushtimin osman. Kështu, në mars 1466, fisniku shqiptar i myslimanizuar Hamza Bua Shpata, nga fisi i njohur i Shpatajve, kaloi në anën e Venedikut, duke u rikthyer në fenë e krishterë e duke dorëzuar kështjellën e Oksivunit dhe territoret përreth. Bashkë me të kaluan në anë të Venedikut edhe 50 familje të tjera shqiptare.

Gatishmëria e shqiptarëve të Moresë për të luftuar për mbrojtjen e lirisë kundër osmanëve, dëshmohet më së miri nga një raport i proveditorit venecian për Morenë, Xhakomo Barbarigo, i shkruar në muajin korrik 1465: « ... Së fundi u takova me të nderuarin Mihal Rali Trimin (djalin) e me fjalë të zgjedhura i bëra të ditur se nëse do të vinte të shërbente me njerëzit e tij te ne, do t’i jepeshin 80 dukatë në vit si provizion. Por ai m’u përgjigj se babai i tij ishte ndër fisnikët kryesorë të Moresë dhe se ai, i biri, nuk binte më poshtë të atit nga ***akteri. Ndaj, edhe pse ishte në ngushticë ekonomike, kishte vendosur t’i shërbente Sinjorisë me shpenzimet e veta pa shpërblim derisa kjo luftë të merrte fund ».

Stratiotët shqiptarë të Moresë u angazhuan në veprimet luftarake kundër osmanëve edhe jashtë Moresë. Kështu, në verën e vitit 1477, nën komandën e Dhimitër Bokalit, 300 stratiotë shqiptarë nga viset e Koronës, u dërguan në Shqipëri për mbrojtjen e Krujës. Një tjetër stratiot i shquar shqiptar nga Morea, Krokodejl Klada, mori pjesë më 1481 në kryengritjen e fuqishme antiosmane të Himarës dhe u shqua si një ndër krerët kryesorë të saj në krah të Gjon Kastriotit.

Paqja e 25 janarit 1479 midis Venedikut e Portës së Lartë ndikoi në keqësimin e gjendjes së shqiptarëve në përgjithësi dhe të marrëdhënieve të tyre me Republikën e Venedikut. Kjo, nga njëra anë, nuk përfshiu në paqe edhe gjithë ata fisnikë shqiptarë që gjatë konfliktit veneto-osman kishin mbajtur barrën kryesore të luftës. Nga ana tjetër, pa pyetur fare vendasit, ajo u dorëzoi osmanëve një numër zotërimesh si në Shqipëri, ashtu dhe në More.
Në këtë të fundit, në bazë të Traktatit të Paqes, osmanët duhet të merrnin krahinën malore të Mainës, që kishte qenë një nga vatrat kryesore të qëndresës shqiptare.

Në kushtet e reja, Venediku nuk ngurroi t’i braktiste luftëtarët shqiptarë e të miqësohej me osmanët. Në verën e vitit 1480 komandanti osman i Moresë i propozonte Venedikut hapur të përzinte stratiotët shqiptarë në shërbim të tij: « Nëse ju i dëboni arbërit nga ky vend, midis nesh nuk do të ketë më grindje », i shkruante ai proveditorit venecian. Edhe pse një gjë të tillë Venediku s’mund ta bënte për shkakun se që të gjitha kështjellat e tij në More mbroheshin nga stratiotë shqiptarë, ai i udhëzoi vazhdimisht proveditorët e vet në More që të shmangnin çdo lloj konfrontimi të stratiotëve shqiptarë me forcat osmane.

Kjo politikë e re e Venedikut ndaj Portës së Lartë nuk u pranua nga mjaft krerë shqiptarë, që ishin rekrutuar në trupat e Sinjorisë pikërisht për të luftuar kundër invadorëve osmanë. Pavarësisht nga paqja e re midis Venedikut e Portës, ata vazhduan të luftojnë kundër forcave osmane. Pati ndër ta që e braktisën shërbimin për llogari të Venedikut. Kështu veproi p.sh. kreu stratiot Teodor Bua, që braktisi kështjellën e Nauplionit e në krye të stratiotëve të tij, sulmoi osmanët në afërsi të Argosit. Paskëtaj ai i bashkoi forcat e tij me ato të stratiotëve të njohur Krokodejl Kladës në Mainë. Së bashku, ata formuan një forcë të madhe goditëse që i shqetësoi si venecianët, ashtu dhe osmanët. «Ata po turbullojnë paqen që kemi me sulltanin », i relatonte atë kohë qendrës qeveritari venecian i Moresë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://AlbLove.Net.Tc
SeCuRiTy
WebMaster
WebMaster
SeCuRiTy


Male Numri i postimeve : 857
Age : 38
Vendi Ku Jeton : Albanian
Cfar Pelqeni : Futboll
Humor : Skemi Frik Nga Cia Strembemi Nga Shiku Jemi Rrac E Forte Rrac Burgaxhiu:P:P
Registration date : 01/05/2007

Ne Kohen E Skenderbeut Empty
MesazhTitulli: Re: Ne Kohen E Skenderbeut   Ne Kohen E Skenderbeut Icon_minitimeTue May 20 2008, 09:27

Venecianët u angazhuan përpara qeveritarit osman të Moresë se do të bënin çmos për të kapur « rebelët ». Dy krerët shqiptarë u dënuan me vdekje në mungesë. Qeveritari venecian dërgoi për këtë qëllim reparte me stratiotë të tjerë shqiptarë. Por në fund ai i raportoi Senatit
në Venedik se shqiptarët rebelë qe e pamundur të kapeshin, qoftë sepse ata gjenin strehim të sigurtë ndër fshatrat shqiptare, qoftë se stratiotët e tjerë, që ai dërgoi në ndjekje të rebelëve, refuzuan të ndesheshin me ta, pasi siç thoshin « qenë të një kombi ».

Sidoqoftë, shumë stratiotë shqiptarë, ndër ta dhe Krokodejl Klada, pas paqes veneto-osmane të vitit 1479 u detyruan ta braktisnin Morenë. Një pjesë e të ikurve u vendos në ishujt Hidra, Specia, Poros, Kulluri (Salamina) etj., ku ende sot flitet gjuha shqipe. Të tjerë u vendosën së bashku me familjet e tyre në Mbretërinë e Napolit. Kujtimi i këtij eksodi drejt Italisë, që përkoi dhe me eksodin masiv nga Shqipëria të po kësaj kohe, ruhet akoma sot në vargjet e këngës së hershme të arbëreshëve të Italisë: « O e bukura More ». Të tjerë stratiotë të zotërimeve të Venedikut në More u tërhoqën prej këndej dhe u përdorën prej saj në frontet e tjera, sidomos në Italinë e Veriut. Në betejat e atjeshme, stratiotët shqiptarë shkëlqyen për virtytet e tyre luftarake. Kronisti frëng Filip de Komini, që shoqëroi mbretin ***l VIII gjatë fushatës në Itali, më 1495, pati rast të njohë në fushën e betejës stratiotët shqiptarë që luftonin në anën e Venedikut. « Ata janë luftëtarë të guximshëm, që u hapin punë ushtrive armike », - shkruan ai në kujtimet e tij.

Mjaft stratiotë shqiptarë hynë në shërbim të komunave të ndryshme italiane e të sovranëve të ndryshëm të Evropës, duke kontribuar kështu në përforcimin e një imazhi heroik të luftëtarit shqiptar të krijuar në Evropë falë luftërave të shqiptarëve nën udhëheqjen e Skënderbeut. Figura të tilla stratiotësh, si ajo e Merkur Buas apo e Manol Bleshit u kënduan edhe në epikën historike.

Me gjithë eksodin e madh të shqiptarëve nga Morea e nga viset e tjera greke gjatë fazave të ndryshme të pushtimit osman, dokumentet e mëvonshme të shek. XVI-XVIII dëshmojnë, se popullsia shqiptare në More mbeti mjaft e dendur. Ende në fund të shek. XVIII, një autor e quan Morenë « Arbëria greke » (Albania Greca).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://AlbLove.Net.Tc
ai_cuni
Global Moderator
Global Moderator
ai_cuni


Male Numri i postimeve : 639
Age : 43
Vendi Ku Jeton : anej knej
Cfar Pelqeni : seksin
Humor : hapshuuuuuuu
Registration date : 07/06/2008

Ne Kohen E Skenderbeut Empty
MesazhTitulli: Re: Ne Kohen E Skenderbeut   Ne Kohen E Skenderbeut Icon_minitimeMon Jun 09 2008, 10:26

SeCuRiTy kujdes me gjith kto ere se bahesh budalla mos mso kaq shum lol
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.kenaqu.tk
Sponsored content





Ne Kohen E Skenderbeut Empty
MesazhTitulli: Re: Ne Kohen E Skenderbeut   Ne Kohen E Skenderbeut Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ne Kohen E Skenderbeut
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kreu I Vitit VII Shqiperia Pas Vdekjes Se Skenderbeut.!
» Kthimi i Skenderbeut Ne Shqiperi Djali Gjon Kastrioti

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Alblove :: Shkenca Sociale :: Historia-
Kërce tek: