Alblove
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Alblove

MIRE SE VINI.!!!
 
ForumPortalliKėrkoRegjistrohuLatest imagesidentifikimiGalleryBisedoni

 

 Kryengritja e vitit 1492 nė Shqipėrinė e Poshtme

Shko poshtė 
AutoriMesazh
SeCuRiTy
WebMaster
WebMaster
SeCuRiTy


Male Numri i postimeve : 857
Age : 38
Vendi Ku Jeton : Albanian
Cfar Pelqeni : Futboll
Humor : Skemi Frik Nga Cia Strembemi Nga Shiku Jemi Rrac E Forte Rrac Burgaxhiu:P:P
Registration date : 01/05/2007

Kryengritja e vitit 1492 nė Shqipėrinė e Poshtme Empty
MesazhTitulli: Kryengritja e vitit 1492 nė Shqipėrinė e Poshtme   Kryengritja e vitit 1492 nė Shqipėrinė e Poshtme Icon_minitimeTue May 20 2008, 09:34

Kryengritja e vitit 1492 nė Shqipėrinė e Poshtme

Edhe pas luftimeve tė shqiptarėve me ushtritė osmane gjatė gjysmės sė parė tė viteve 80, vala e kryengritjeve antiosmane vazhdoi mė tej.

Njė nga vatrat e qėndresės antiosmane u bė Labėria. Pėr nėnshtrimin e banorėve tė saj u ngarkua sanxhakbeu i Vlorės, Komjan Arianiti, qė kishte origjinė shqiptare. Mė 1486 forcat e tij u dėrguan kundėr Labėrisė, por ato pėsuan disfatė edhe vetė Komjan Arianiti ra rob dhe u vra prej shqiptarėve, tė cilėt ndėrkohė ēliruan edhe kėshtjellėn e Himarės. Pėr tė shtypur kryengritjen erdhi vetė bejlerbeu i Rumelisė, Sinan Pasha, nė krye tė njė ushtrie tė fuqishme. Gjatė vitit 1486 trupat e tij kaluan nėpėr bregdetin e Himarės dhe e shkretuan atė. Gjatė vitit 1488 lėvizja antiosmane u shtri edhe nė viset e Shqipėrisė Qendrore. Kryengritėsit e kėtyre rajoneve dėrguan pėrfaqėsuesit e vet nė Itali dhe kėrkuan rikthimin nė atdhe tė Gjon Kastriotit qė tė vihej nė krye tė tyre.Por prej Mbretėrisė sė Napolit dhe vendeve tė tjera evropiane me sa duket, ai nuk gjeti pėrkrahjen materiale dhe mjete lundrimi pėr tė realizuar transportimin e forcave tė tij.

Viti 1492 do tė shėnonte njė nga pikat kulmore tė luftės antiosmane, pėr shtypjen e sė cilės u angazhua vetė sulltan Bajaziti II.

Pas pėrgatitjeve ushtarake intensive, nė pranverė tė vitit 1492 ushtria perandorake osmane me sulltanin nė krye mori drejtimin pėr nė Shqipėrinė e Poshtme. Gjatė muajit maj 1492 ushtria osmane arriti nė Tepelenė, ku vendosi kampin e vet.Ndėrkohė, me qėllim qė kryengritėsve mos tā€™u lihej shteg ikjeje, njė flotė osmane prej 300 anijesh, nėn komandėn e Sinan Pashės, kishte dalė nė bregdetin e Shqipėrisė sė Poshtme mė parė se sulltani tė arrinte
nė Tepelenė.

Veprimet ushtarake kundėr shqiptarėve sulltan Bajaziti II i filloi nė muajin korrik. Mbasi shtinė nė dorė kėshtjellat e Himarės e tė Sopotit (Borshit), tė cilat me urdhėr tė sulltanit u shkatėrruan si ēerdhe tė kryengritėsve, forcat ushtarake tė sulltanit u orvatėn tė hyjnė nė viset
e brendshme, pėr tė shpartalluar kryengritėsit shqiptarė, tė cilėt bashkė me pleqtė, gratė e fėmijėt, kishin kaluar nė malet e Labėrisė. Qė nga lart shqiptarėt lėshonin mbi ushtarėt armiq shkėmbinjtė e malit. Armėt e tyre ishin tė thjeshta, shtizat nė trajtėn e gjuhės sė gjarprit dhe shigjetat me majė tė hekurt qė ata i hidhnin me harqe druri. Megjithatė qėndresa e shqiptarėve ishte heroike. Ā« Aq tė shkathėt janė ata nė kohėn e luftės, sa qė shpata nuk ua cenon dot dorėn dhe shigjeta nuk u prek as gishtin Ā», shkruan kronisti turk bashkėkohės Ibn Kemali, pjesėmarrės nė kėtė luftė.

Pas sulmesh tė vazhdueshme tė forcave tė shumta osmane, kryengritėsit e Labėrisė u detyruan tė pėrqendroheshin nė dy maja mali, ku ata kishin ngritur kulla mbrojtėse. Njėri grup, me gjithė qėndresėn heroike kundėr ushtrisė sė Rumelisė tė komanduar prej bejlerbeut Jahja Pashės, u shtrėngua tė dorėzohej me kusht qė tė lihej i lirė tė ikte. Por pushtuesit e shkelėn marrėveshjen dhe mbi kryengritėsit e dorėzuar bėnė kėrdinė, burrave u prenė kėmbė e duar dhe pastaj i hodhėn tatėpjetė malit, gratė dhe fėmijėt, qė u gjetėn nė atė mal, i bashkuan me vargun e 8 000 robėrve qė kishin kapur gjatė kėtyre operacioneve dhe,
nėpėrmjet skelės sė Vlorės, i nisėn pėr nė tregjet e Lindjes qė tā€™i shisnin si skllevėr.

Nga ana tjetėr, garda perandorake dhe ushtria e Anadollit nėn komandėn e Daut Pashės, u pėrpoqėn tė asgjėsonin qėndresėn qė vazhdoi nė malin tjetėr. Luftimet vazhduan deri nė fund tė gushtit pa asnjė pėrfundim. Afrimi i vjeshtės, vėshtirėsitė e mėdha e shpenzimet qė bėheshin pėr tė mbajtur nė kėmbė njė ushtri aq tė madhe kundėr njė pakice shqiptarėsh, e detyruan sulltan Bajazitin II tė kėrkonte dhe tė arrinte njė marrėveshje me kryengritėsit. Nė bazė tė saj kryengritėsit do tė njihnin sundimin osman dhe, nė shenjė bindjeje, do tā€™i paguanin sulltanit njė tribut tė vogėl vjetor, kurse sulltani u njihte atyre tė drejtėn tė vetėqeverisnin vendin nė bazė tė dokeve tradicionale, tė kishin gjyqet e tyre dhe tė mbanin armėt lirisht. Kjo marrėveshje u dha mundėsi kryengritėsve tė largonin rrezikun e vendosjes nė krahinėn e tyre tė qeveritarėve osmanė dhe tė sistemit tė timareve.

Nė fund tė fushatės ushtarake osmane, kur ushtritė po largoheshin nga Tepelena, sipas kronistit osman tė shek. XVI, Aliut, njė kryengritės i veshur si dervish, iu vėrsul nė rrugė sulltan Bajazitit II, por nuk arriti ta vrasė. Pas kėtij episodi, sulltani la njė pjesė tė ushtrisė nė Shqipėrinė e Poshtme pėr tė rivendosur aty administratėn osmane.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://AlbLove.Net.Tc
 
Kryengritja e vitit 1492 nė Shqipėrinė e Poshtme
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kreu I Vitit VII Shqiperia Pas Vdekjes Se Skenderbeut.!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Alblove :: Shkenca Sociale :: Historia-
Kėrce tek: