Alblove
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Alblove

MIRE SE VINI.!!!
 
ForumPortalliKėrkoRegjistrohuLatest imagesidentifikimiGalleryBisedoni

 

 Ngjarje

Shko poshtė 
2 posters
AutoriMesazh
SeCuRiTy
WebMaster
WebMaster
SeCuRiTy


Male Numri i postimeve : 857
Age : 38
Vendi Ku Jeton : Albanian
Cfar Pelqeni : Futboll
Humor : Skemi Frik Nga Cia Strembemi Nga Shiku Jemi Rrac E Forte Rrac Burgaxhiu:P:P
Registration date : 01/05/2007

Ngjarje Empty
MesazhTitulli: Ngjarje   Ngjarje Icon_minitimeSun Dec 02 2007, 21:11

Ėshtė njė ngjarje e rrallė, ku njė emigrant shqiptar nė Greqi, pėrplas 2 klube tė mėdhenj tė futbollit europian, siē janė PSV Eindhoven dhe Ajaks, tė cilėt duan ta kenė tė vetin 15-vjeēarin nga Shqipėria. Nė fund ai ka sfiduar skuadra tė mėdha si Olimpiakos, Anderleht, Eindhoven pėr tė pėrfunduar tek Ajaksi i madh. Ėshtė i vogėl por edhe gjigand. Nuk mund tė thuash ndryshe kur Vasil Shkurti, talenti i madh shqiptar ėshtė 15 vjeē, peshon 73 kilogramė dhe ka njė gjatėsi prej 1 metėr e 87 centimetėr. Por, mė shumė sesa kėta tregues, krejtėsisht tė veēantė, ėshtė talenti i tij i madh si futbollist. Qė nė kėtė moshė ai ka arritur tė sfidojė emra tė klubeve tė mėdha.
-=-=-=-=-=-=-
Nga SeCuRiTy
vazhdon Me Poshte..

Rruga pėr tė ardhur deri kėtu ka qenė njė aventurė e vėrtetė, qė veē njė shqiptar sipas stilit tė tij klasik mund ta bėjė. Ėshtė njė aventurė, qė pėrbėn njė rast tė rrallė nė historinė e futbollit. Njė rast si ky nuk ėshtė parė e dėgjuar ndonjėherė. Ai ka arritur tė luaj nė stadiumet e Athinės, tė Brukselit, tė Amserdamit e tė Eindhovenit pa pasur ndihmėn e asnjė menaxheri, por falė vullnetit tė tij dhe tė prindėrve.
Historia e rrallė nis pikėrisht atėherė kur djaloshi Vasil Shkurti, djali i dytė i familjes me tė njėjtin mbiemėr nga Kota e Vlorės, pas 8 vjet stėrvitjesh me ekipet inferiore nė Hania tė Kretės nė Greqi, bie nė sy tė specialistėve vendas, tė cilėt u sugjerojnė prindėrve, qė djalin e talentuar, duhet ta ēojnė tė luaj me njė nga skuadrat e mėdha tė Athinės, AEK, Panathinaikos apo Olimpiakos. (p.s ja njof dhe te jatin )

Pikėrisht kur ai nuk i kishte mbushur ende 14 vjeē, babai i tij Adriani troket nė dyert e Olimpiakosit . Kėtu e mbajnė njė javė nė provė dhe gjatė kėsaj kohe ai dallohet edhe nė njė ndeshje miqėsore, ku Olimpiakos e zhvillon me Panioniosin. Specialistėt e klubit tė njohur grek shohin tek djaloshi shqiptar njė talent tė vėrtetė. Dhe binden pėr kėtė kur Vasil Shkurti shkėlqen nė njė turne tė zhvilluar nė Argos, ku marrin pjesė edhe disa ekipe tė huaja. Nė kėtė turne ai shėnon 6 gola dhe shpallet futbollisti mė i mirė i kėtij aktiviteti.

Pas kėtij truneu, ai kthehet nė Hania, ku nuk i ndėrpret stėrvitjet. Ndėrkohė qė Olimpiakos i premton djaloshit 14-vjeēar njė pagė simbolike dhe gjysmėn e qerasė sė shtėpisė, ku ai mund tė banojė nė Athinė. Por pikėrisht nė Hania, ku fare pak flitet pėr futboll, njė teknik futbolli u sugjeron prindėrve se “ E mira do tė ishte qė djalin ta ēonin tė luante nė njė vend jashtė Greqisė”. Trupi i tij shtatlartė, nuhatja pėrpara portės pėr tė shėnuar gola, kishin nxitur mendimin e specialistit vendas pėr djaloshin shqiptar. Ndėrkohė qė ky mendim, i thėnė me njė sinqeritet tė madh, shkakton “tėrmet” nė familjen e vogėl shqiptare, qė kishte zgjedhė emigracionin si rrugė tė vetme pėr tė mbijetuar. Pasi diskutojnė gjatė se ku mund ta ēojnė djalin e tyre pėr ta provuar, ata kujtohen se nė Belgjikė jeton njė i afėrm i tyre edhe ai emigrant nga Shqipėria. Pa e zgjatur shumė, burrė dhe grua sėbashku me djalin e tyre nisen drejtė Brukselit.Pasi diskutojnė me mikun e tyre dhe i tregojnė qėllimin e vizitės, ai u sugjeron atyre njė person, qė kishte njohje pėr sportin. Dhe tė gjithė sėbashku trokasin nė portėn e Anderlehtit, klubit mė tė njohur belg tė futbollit.” Ju lutem, provojeni njėherė nėse ėshtė i talentuar e dini vetė, por nėse jo, ne kthehemi sėrish andej nga kemi ardhur”, i thanė pjesėtarėt e familjes drejtuesve tė klubit tė Anderlehtit. Duke e parė si rast tė veēantė kėtė prezantim, klubi belg pranoj ta shikonte futbollistin e vogėl shqiptar. Ata kėrkuan qė djali tė qėndrojė tek ky klub tė paktėn pėr njė javė, tė stėrvitet dhe tė provojė tė luaj edhe nė ndonjė ndeshje miqėsore. Por ka mjaftuar vetėm stėrvitja e ditės sė parė, qė specialistėt e Anderlehtit tė arrinin nė konkluzionin se kishin tė bėnin vėrtetė me njė talent tė madh, ndaj brenda asaj nate ata shkuan nė hotelin ku kishin zgjedhur pėr tė pushuar familja dhe i kėrkuan atyre, qė tu jepnin leje nė mėnyrė qė djali tė luaj me ekipe, qė kanė nė gjirin e tyre futbollistė me moshė mė tė madhe se djali i tyre. Kėshtu u tha dhe kėshtu u bė. Madje futbollistėt e rinj tė Anderlehtit zhvilluan edhe njė takim me ato tė Bryzhit vetėm e vetėm qė tė provonin futboillistin e vogėl shqiptar, i cili edhe nė kėtė ndeshje shkėlqeu, duke shėnuar edhe njė gol. Anderlehti tashmė i kishte hapur dyert “fėmijės gjigand”, qė prindėrit i kishte shqiptar por vetė kishte lindur nė Hania tė Greqisė.
Por ende pa hequr fanelėn e klubit tė madh belg, shqiptarėve dikush u kujtoj Holandėn. Nė kokėn e babait shafaqeshin tulipanėt me amrat e tyre tė mėdhenj, qė jo radhė futbollin e kanė kthyer nė spektakėl . Dhe pa humbur kohė, grupi i vogėl, qė shkonte drejt realizimit tė ėndrrės sė madhe, pėrfundon nė Holandė. Stacioni i parė ėshtė Mastrihti, njė skuadėr e kategorisė sė dytė. Pasi specialistėt e kėtij klubi e panė nga afėr djaloshin shqiptar, lajmėruan menjėherė tek PSV Eindhoven, tė cilėt nuk vonuan dhe e ftuan ekipin e vogėl nė Eindhoven. Madje kjo gjė u bė nė mėnyrė urgjente, pikėrisht brenda asaj nate.Tek klubi i njohur hoalndez ata u pritėn nė mėnyrė tė shkėlqyer. PSV pagoi ēdo shpenzim. U krye i njėjti proces si tek Anderlehti. Djaloshin e panė nga afėr specialistėt , tė cilėt u sugjeruan atyre qė djali duhet tė luaj me futbollistė me moshė mė tė madhe nga ajo e vitlindjes 1992 siē ishte Shkurti.. Vasil Shkurti ndenjė tek PSV Eindhoven 13 ditė dhe gjatė kėsaj kohe drejtuesit klubit pėr tė arritur nė njė konkluzion mė tė saktė organizuan njė ndeshje miqėsore me Spartėn e Pragės. Kishte njė interesim tė madh pėr kėtė takim saqė nė tė ishte i pranishėm edhe trajneri i madh i PSV Eindhoven Ronald Kueman, i cili pas ndeshjes u shpreh me superlativa pėr futbollistin e ri shqiptar, i cili edhe nė kėtė ndeshje si nė ndeshjet e tjera shėnoj dhe u pėlqye pėr lojen e tij tė mirė. Pas kėtij takimi Eindhoveni e bėri “pronė” tė tij 15-vjeēarin dhe i tha tė vinte pėr tė marrė pjesė nė njė turne, qė do tė zhvillohej nė Belgjikė, ku do tė merrte pjesė edhe PSV Eindhoven.

Dhe djali sėrish u kthye nė Hania tė Kretės, aty ku kishte nisur tė luante. Por gjatė qėndrimit kėtu, atė e viziton njė menaxher i Ajaksit dhe i thotė, qė tek ky klub i ke dyert e hapura. Nė mėndjen e familjes Shkurti tani ėndrrat kishin shkuar shumė larg, po aq sa edhe dėshira pėr tė veshur fanelėn e njė prej klubeve mė tė njohur tė futbollit. “Nuk ishte e lehtė, kujton Adriani, babai i Vasilit. Ne brenda njė kohe tė shkurtėr kishim lėvizė nė klube shumė tė mėdhenj dhe djali kishte veshur fanelėn e Olimpiakosit, tė Anderlehtit por edhe tė PSV Eindohovenit. Fama e Ajaksit i ndryshon mėndjen dhe djali i vogėl merr rrugėn drejtė Amserdamit pėr tė veshur fanlėn e klubit tė madh. Qėndron 5 ditė atje pėr stėrvitje dhe mė pas meer pjesė nė turneun e Brukselit kundrejt ish skuadrave tė tij Anderleht e PSV Eindhoven.

Teksa kujton kėtė ngjarje gazeta “Protathliti” shkruan nė njė numėr tė saj: “Paraskenė e pabesueshme me protagonist njė zalent 15-vjeēar nga Hania” dhe nėn titullin “Molla e sherrit pėr Ajaks dhe Eindhoven” ajo vazhdon tė shkruaj:” Njė histori po zhvillohet me njė futbollist tė ri me prejardhje shqiptare qė i takon njė skuadre vendase (periferi) dhe ėshtė kthyer nė “mollė sherri” midis dy skuadrave mė tė mėdha tė Holandės Ajaks dhe PSV Eindhoven. Para 4 muajsh ndihmėsi i Kueman nė bankinėn e Eindhovenit kontaktoj me njė bashkėpunėtor tė tij nė Greqi dhe kėrkoj mė shumė tė dhėna pėr talentin 15-vjeēar Vasil Shkurtaj apo Shkurti siē quhet. Vogėlushi ėshtė centerfor dhe luan pėr tė rinjtė e Hanias. E panjohur ėshtė sesi holandezėt e gjetėn futbollistin e ri dhe filluan veprimet.Siē u tha edhe u bė. PSV dėrgoj biletat e avionit, organizuan tė gjithė programin pėr ditėt e ndenjes sė familjes shqiptare nė vendin e tuliupanėve dhe u kujdesėn tė mos ju mungojė as gjėja mė e vogėl. Djali luajti me skuadrėn e dytė dhe i enuzizmoi tė gjithė madje edhe vetė Kuemanin e bashkėpunėtorėt e tij.Kur Vasili dhe babai i tij u kthyen nė Hania, drejtuesit e Eindhovenit filluan bisedimet e tyre me skuadrėn nga Kreta. Lidhja e kontratės gjėndej nė pėrfundim kur papritur humbėn gjurmė e 15-vjeēarit. Atėherė pranė djaloshit u paraqit si menaxher, i cili edhe pse njihet nuk figuron tė jetė i tillė. Ky zotėri tha se Eindhoveni ėshtė klub mė i ulėt se Ajaksi dhe ėshtė e mira qė Vasili tė lidhė njė kontratė me Ajaksin. Tek Eindhoveni u tronditėn shumė sepse ata bėnė tė gjitha pėrpjekjet pėr marrė djaloshin 15-vjeēar nė gjirin e tyre dhe bėnė tė gjitha pėrpjekjet pėr ta gjetur. Por u gjėnden pėrballė njėri tjetrit nė njė turne ku shqiptari luajti me fanelėn e Ajaks”.

Adrian Shkurti, babai i djaloshit tė talentuar shqiptar, thotė se i ka kėrkuar tė falur Eindhovenit dhe e ka falėnderuar atė pėr gjithēka ka bėrė pėr afirmimin e djalit tė tij, por zgjodhėn Ajaksin thotė ai, duke folur kėshtu edhe nė emėr tė djalit tė tij. Ai shton se djali i tij Vasil Shkurti do tė shojė me 12 korrik nė Amserdam pėrtė kryer kontrollin shėndetėsor tek Ajaks dhe me 5 gusht do tė nisė me Ajaksin fazen pėrgatitore. Pėrsa i takon aktivizimit nė kėtė moshė nė njė vend tjetėr, UEFA ka rregulla tė forta dhe nuk e di se si do tė zgjidhet kjo punė: do tė pritet sa ai tė mbushė moshen 16 vjeē apo do tė legalizohet nė ndonjė mėnyrė tjetėr, kėtė nuk e di. Njė gjė ėshtė e qartė dhe e pakthyeshme thotė ai, qė tani djali im Vasil Shkurti ėshtė pjesė e Ajaks tė Amserdamit.

I pyetur nėse Vasil Shkurti do tė jetė i gatshėm pėr tė veshur nė tė ardhmen fanelėn kuqezi tė kombėtares sė Shqipėrisė, ai u pėrgjegj.”Ne jemi shqiptar. Ēfarėdo kostoje qė tė ketė, ai do tė veshė fanelėn e kombėtares sė Shqipėrisė. Madje kėtė pėrgjigje ai ua ka dhėnė edhe gazetarėve tė shumtė, tė cilėt e kanė pyetur. Kombėtarja e Shqipėrisė ėshtė krenaria ime dhe e djalit tim, ndaj e kam pėr nder, qė ai tė vishet e ti shėrbejė samė mirė kėtyre ngjyrave tė shtrenjta pėr ēdo shqiptar, pėrfundoj bisedėn e tij Adrian Shkurti babai i talentit tė madh shqiptar Vasil Shkurti, i cili edhe pse ka lindur nė Kretė, flet mjaft mirė shqip dhe nė moshėn 15-vjeēare ka arritur tė veshė fanelat e disa prej skuadrave mė tė njohura tė kontinentit tonė nė futboll.

Pergatitur Nga SeCuRiTy Marr Nga Gazeta Sport Ecspres
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://AlbLove.Net.Tc
LEANDRO
Anetar i/e Rrespektuar
Anetar i/e Rrespektuar
LEANDRO


Male Numri i postimeve : 173
Age : 34
Vendi Ku Jeton : Engjelli I Trishtuar
Cfar Pelqeni : The Angel Up In The Sky
Humor : Sexy M`Pelqen Shum
Registration date : 27/07/2007

Ngjarje Empty
MesazhTitulli: Re: Ngjarje   Ngjarje Icon_minitimeWed May 07 2008, 13:14

Hallall qenke lodhe duke shkrujt re po shkoj te mor i red bull dhe te riergjenerohesh pak Very Happy
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.alblove.tk
SeCuRiTy
WebMaster
WebMaster
SeCuRiTy


Male Numri i postimeve : 857
Age : 38
Vendi Ku Jeton : Albanian
Cfar Pelqeni : Futboll
Humor : Skemi Frik Nga Cia Strembemi Nga Shiku Jemi Rrac E Forte Rrac Burgaxhiu:P:P
Registration date : 01/05/2007

Ngjarje Empty
MesazhTitulli: Re: Ngjarje   Ngjarje Icon_minitimeWed May 07 2008, 13:53

merr ene i tekje pnxh per mu:D leket i jep Admin!Very Happy
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://AlbLove.Net.Tc
LEANDRO
Anetar i/e Rrespektuar
Anetar i/e Rrespektuar
LEANDRO


Male Numri i postimeve : 173
Age : 34
Vendi Ku Jeton : Engjelli I Trishtuar
Cfar Pelqeni : The Angel Up In The Sky
Humor : Sexy M`Pelqen Shum
Registration date : 27/07/2007

Ngjarje Empty
MesazhTitulli: Re: Ngjarje   Ngjarje Icon_minitimeThu May 08 2008, 08:45

lol heren tjeter per ponxh ka maru tha kamarjeri Razz:P
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.alblove.tk
Sponsored content





Ngjarje Empty
MesazhTitulli: Re: Ngjarje   Ngjarje Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Ngjarje
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Alblove :: Sport :: Futboll-
Kėrce tek: