prokurorja_vogel_el Top Poster
Numri i postimeve : 89 Age : 32 Vendi Ku Jeton : atje ku jetoj e qete Cfar Pelqeni : nje dashuri te sinqerte Humor : te dashurosh nje person do te thoj te dashurosh mangesit e tij pasi cilesit te gjith i duan Registration date : 05/05/2008
| Titulli: kanceri Sun Jun 15 2008, 15:05 | |
| A. Epidemiologjia 1. Kanceri i mushkėrive ėshtė kanceri i dytė pėr nga shpeshtėsia, dhe i pari pėr nga numri i vdekjeve. 2. Nė grafi kanceri shihet vetėm kur ėshtė mbi 1 cm, por kur kanceri i mushkėrive ka arritur madhėsinė 1 cm zakonisht ka arritur tė japė metastaza; prandaj grafitė nuk janė tė mira pėr zbulimin e hershėm tė kancerit mushkėror. 3. Shenjat dhe simptomat: kollė, hemoptizi, ngjirje (nga prekja e nervit laryngeus recurrens), humbje peshe, pneumoni tė shpeshta.
B. Kanceret e parenkimės mushkėrore 1. Llojet. Tabela 1. Kanceret e parenkimės mushkėrore. Kanceri Tiparet Adenokarcinoma Kanceri mė i shpeshtė nė joduhanpirėsit. Zakonisht gjendet nė periferi tė mushkėrisė, afėr pleurės. Gjendet nė ciaktricet e mushkėrisė. CEA pėrdoret pėr tė parė si po shkon trajtimi; CEA nuk pėrdoret pėr zbulimin e adenomarcinomės sepse ka specificitet tė ulėt. Karcinoma bronkoalveolare Zakonisht gjendet nė periferi tė mushkėrisė, afėr pleurės. Nuk ka lidhje me duhanin. Histologjikisht shihen ca si alveola tė rrethuar me qeliza kuboide (jo tė sheshta). Karcinoma me qeliza tė mėdha Zakonisht gjendet nė periferi tė mushkėrisė, afėr pleurės. Ky ėshtė kancer shumė agresiv, anaplastik. Prognoza ėshtė e keqe. Karcinoma me qeliza skuamoze Masė nė hilum, me zanafillė bronkiale. Shkaktohet nga duhani. Karcinoma bronkogjene Shkakton hiperkalcemi sepse sekreton PTHrp (PTH related peptide). Karcinoma me qeliza tė vogla Zakonisht gjendet nė filum. Kur vihet diagnoza tumori shpesh i ka dhėnė metastazat. Prognozė shumė e keqe. 99% e atyre qė e kanė kėtė kancer janė duhanpirės. Sekreton hormone: (i) mund tė sekretojė ACTH; (ii) mund tė sekretojė ADH. Tumori karcinoid bronkial Sindromi karcinoid = sekretim i serotoninės (5-HT). Shenjat/simptomat: diare, skuqje, sėmundje karcinoide e valvulave tė zemrės, tinguj fishkėllyes nė mushkėri. Diagnoza: Nė urinė shihet nivel i rritur i 5-HIAA (metabolit i 5-HT). Methysergidi pėrdoret gjatė trajtimit sepse ėshtė antagonist i 5-HT. Limfangioma/leiomioma Tumor i muskulaturės tė lėmuar, shkakton bllokim tė bronkiolave. Haset pothuaj gjithmonė nė gratė qė nuk kanė arritur menopauzė. Prezantimi klasik: pneumotoraks. Trajtimi: progesteron ose transplant i mushkėrive.
2. Trajtimi: a. Kanceri me qeliza tė vogla trajtohet me rrezatim dhe kemoterapi. b. Kanceri e tjera: (i) lokalisht bėhet operacion dhe rrezatim; (ii) metastazat trajtohen me rrezatim dhe kemoterapi.
C. Tė tjera sindroma kanceroze 1. Tumori i sulkusit superior (pancoast tumor). a. Sindromi Horner: ptozė, miozė, anhidrozė; shkaktohet nga dėmtimi i nervit/ganglionit simpatik nė qafė. b. Sindromi i venės kava superiore: vena kava shtypet, bllokohet nag tumori dhe si pasojė shkaktohet fryrje e venave tė qafės, enjtje e fytyrės, cianozė. 2. Karcinoma me qeliza tė vogla shkakton njė sindromė me dobėsi muskulare qė njihet si sindroma Lambert-Eaton; mekanizmi ėshtė prodhimi i antitrupave kundėr kanaleve presinaptikė tė kalciumit; klinikisht ngjan me miasteninė grave. 3. Metastazat mushkėrore tė kancerit tė veshkave mund tė shkaktojnė policitemi nqs prodhojnė eritropoetinė. ________________________________________ | |
|
SeCuRiTy WebMaster
Numri i postimeve : 857 Age : 38 Vendi Ku Jeton : Albanian Cfar Pelqeni : Futboll Humor : Skemi Frik Nga Cia Strembemi Nga Shiku Jemi Rrac E Forte Rrac Burgaxhiu:P:P Registration date : 01/05/2007
| Titulli: Re: kanceri Sun Jun 15 2008, 15:07 | |
| gje e cila une sja uroj askujt kete:)..jo une por cdokush se uron kete:) | |
|
prokurorja_vogel_el Top Poster
Numri i postimeve : 89 Age : 32 Vendi Ku Jeton : atje ku jetoj e qete Cfar Pelqeni : nje dashuri te sinqerte Humor : te dashurosh nje person do te thoj te dashurosh mangesit e tij pasi cilesit te gjith i duan Registration date : 05/05/2008
| Titulli: Re: kanceri Sun Jun 15 2008, 15:09 | |
| e vertet eshte se eshte nje nga semundjet me te keqia te cilat sado te kurohen prap nuk sherohen plotesisht | |
|
SeCuRiTy WebMaster
Numri i postimeve : 857 Age : 38 Vendi Ku Jeton : Albanian Cfar Pelqeni : Futboll Humor : Skemi Frik Nga Cia Strembemi Nga Shiku Jemi Rrac E Forte Rrac Burgaxhiu:P:P Registration date : 01/05/2007
| Titulli: Re: kanceri Sun Jun 15 2008, 15:12 | |
| ndaj dhe quhet si semundja me e keqe.! | |
|
prokurorja_vogel_el Top Poster
Numri i postimeve : 89 Age : 32 Vendi Ku Jeton : atje ku jetoj e qete Cfar Pelqeni : nje dashuri te sinqerte Humor : te dashurosh nje person do te thoj te dashurosh mangesit e tij pasi cilesit te gjith i duan Registration date : 05/05/2008
| Titulli: Re: kanceri Sun Jun 15 2008, 15:19 | |
| Nga vjen kanceri i lėkurės ? Shkaktar kryesor mendohet se jane rrezet ultra-violet (pėrtej vjollcės). Gjithashtu vjen nga rrezatimet jonizuese (rrezet X, rrezet Gama etj). Agjentet kimike: Hidrokarburet, kriperat inorganike te arsenikut e shume substanca kimike me te "dobeta" - nga kontakti i perditshem a i vazhdueshem me to. Faktori Hereditar:.Pra trashegimia, shihet se incidenca (shpeshtesia) e hasjes se tyre eshte me e larte ne familjet me nje a me shume persona me kete lloj kanceri. Po ashtu ketu futen dhe nje grup semundjesh te cilat e rrisin prirjen e org.anizmit tone per kancere, p.sh kserodermia pigmentoze, albinizmi etj. Sistem imun (mbrojtes) i dobet. Ne kete rast qelizat kanceroze zhvillohen me "lirisht". Lekura ka dy shtresa Epiderma/epidermis ---- dhe Derma/dermis. Shtresa e pare (e jashtmja) ka tri lloj qelizash: Bazale, Skuamoze dhe (te sheshta, si luspa) dhe Melanocitet. Keto duhen per te shpjeguar disa tipe kanceresh ne Lekure. Pasi ato klasifikohen ne varesi te qelizave ku ato prekin. Po thjeshtezoj per ju dy tipet me te hasura: 1. Karcinoma Bazoqelizore. Eshte me e perhapura (mbi 80 %) e rralle leshojne metastaza. Duket si e tejdukshme, me ene gjaku e pika (pigmenti melanine), e bute ne prekje e jo e dhimbshme. Kane si forme nyjesh qe formojne kore, e per pasoje i semuri kujton se po sherohen, pra do ikin vete. Te lena pa trajtim ato depertojne dhe pjeset nen lekure. Diagnoza behet nga Biopsia. GJITHMONE! Mjekimi behet ne varesi te madhesise, llojit, lokalizimit e thellesise se kancerit. Hiqen me mjete a teknika te ndryshme. Trajtohen me rreze X, me kimio-terapi lokale etj. Rralle, e lene pas dore per nje kohe teper te gjate sjell rrezik per jeten. 2. Karcinoma Spinoqelizore. Fillon nga epiderma (si e para) por preken qelizat Skuamoze (kujtojme perberjen qelizore te epidermes -- nga me siper). E forte ne prekje, ne forme pllake, ngjyre te kuqe e luspa-luspa ne siperfaqje. Vjen dhe nga demtimet para-kanceroze, p.sh.djegjet e perseritshme e te bera kore (kore-korja) e quajtur ne mjekesi - Cikatrice, e nga inflamacionet e demtimet e perseritura te lekures. Kthimi i ketij lloji ne tumor malinj eshte teper i rralle, por ne nuk mund t`ja leme "shancit" kete problem e mjekimi me i mire eshte - heqja ! Disa nga keto fillojne ne cipat mukoze, si ne goje, nga djegjet (duhani,cibuku), ulcerat kronike e kane prirje per metastaza. Mjekimi - eshte i njejte me ate te tipit I, pra preferohet heqja kirurgjikale. Duke lexuar keto me lart nuk deshiroj ta ulni vigjilencen e te mendoni se te gjitha kanceret e lekures jane te "pademshem" a qe kurohen kaq thjeshte ! Jane shume tipe te tjera, por per te ilustruar rrezikshmerine e tyre do ju pershkruaj nje tip malinj: MELANOMA MALINJE E LEKURES. Semundja me e "eger" qe prek lekuren! Jane disa semundje te lekures te klasifikuara si te rrezikshme e ky kancer eshte shkaku numer 1 i vdekjeve nga te gjitha semundjeve te lekures te marra se bashku ! Cdo mjek, pavaresisht nga fusha ku praktikon e specialiteti i tij eshte i udhezuar qe ne cdo demtim te lekures qe trajton, te kete kujdes per Melanomen. Pra ne mendjen e mjekut dyshimi i pare e detyra e tij eshte ta zbuloje/perjashtoje nje Melanome te mundshme a ekzistuese. Megjithese mjeket shpeshhere kete shqetesim se ndajne me pacientet ne cdo vizite, per arsye kohe, kjo shpjegon dhe "zellin" e mjekeve per ta hequr. Me mire te sigurte se te na ike rasti pra te jete teper vone. Pse ndodh kjo? 1 - Thame qe eshte semundje vdekjeprurese. 2 - Sot, ne nuk kemi ne dispozicion asnje mjet kurimi ekzakt per Melanomen - pervec heqjes se saj. 3 - Melanoma- eshte kancer teper agresiv e pakompromis, per hir te argumentit le te themi 10 vjet (se ekzakt nuk dihet, njeri per njeri) por studimet tregojne qe jetegjatesia pasi tumori ka "hyre" nen lekure eshte nen 5 VJETE! Ne mbi 3/4 e pacienteve. Mbani mend se dhe nese ne ndonje rast (a disa) vizitoheni te mjeke te "nxituar" a te "lumtur" per te hequr - ta dini mire se kjo eshte ne interesin tuaj Eshte pjese e trajnimit te cdo mjeku me njohuri nga kanceret qe nese mendon/dyshon per Melanome-ta heqe. Kjo eshte me karakteristike e me e "qarte" se dy tipet e para.Te cilat provohen vec me biopsi. Melanomen, nje mjek i afte e njeh me ekzaminim fizik ne pergjithesi, megjithese biopsia ka rolin e vet. Si mundeni dhe ju ta njihni a te dyshoni per nje Melanome, per veten a te tjeret ? Shihet per ngjyra jo te zakonshme, e crregullim te buzeve (te pjeses se dyshuar-nishaneve). Psh, ngjyra blu, e kuqe, e bardhe dhe kombinimet e tyre drejt te kafes a te zezes. Ka raste kur ka vec nje ngjyre p.sh blu e erret. Gjithashtu ka dalje lengu, ne sasi te vogel si "djesitje" e duhet kerkuar ndihma e mjekut, menjehere! Klasifikimi i tyre eshte histologjik e i tepert per ju (per shkak te terminologjise komplekse). Por duhet t`ju them se per ju me e pershtatshme eshte ti "ndajme" sipas perhapjes: * kur Melanoma haset vec ne epiderme (shtr. e jashme e L) * Melanoma eshte ne fazen e perhapjes, pra te prekjes se strukturave nen lekure. * Melanoma ka prekur te gjithe strukturat nen lekure e po perhapet akoma me tej. * Melanoma ka leshuar metastaza - pra faza fundore. Kjo eshte e thjeshtezuar per ju te dashur lexues, e jo nje klasifikim mjekesor. Mjekimi i Melanomes Malinje te Lekures. Heqja kirurgjikale! Ne varesi te nivelit (pra shtreses qe ka prekur) jepet dhe trajtimi mjekesor. Nje fakt eshte i qarte tanime per te gjithe ju. Tumoret e lekures jane ne pergjithesi te trajtueshme e kurimi i tyre me rezultat te larte. Pse? Sepse, shkaku eshte i thjeshte i shohim me sy. Megjithese kanceret jane te pashoqeruar me dhimbje (ne pergjithesi) e diktohen pasi jane zhvilluar , ne lekure kemi avantazhin se i shohim me sy te lire. Por ka dhe vende ku Melanoma zhvillohet me rralle e nga pozicioni dhe ecuria e saj, prognoza eshte mjaft e keqe. Futen: Organet gjenitale, perineumi, zona perianale (rreth Anusit) dhe mukozat ne pergjithesi. Ne keto pjese dhe heqja eshte me e veshtire dhe trajtimi eshte me kompleks. Cdo semundje e trajtuar ne kohe ka shance per kurim.Tek kanceret kjo eshte jetesore! | |
|