Alblove
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Alblove

MIRE SE VINI.!!!
 
ForumPortalliKėrkoRegjistrohuLatest imagesidentifikimiGalleryBisedoni

 

 Historia Shqiptare..Si Filloje.!

Shko poshtė 
AutoriMesazh
SeCuRiTy
WebMaster
WebMaster
SeCuRiTy


Male Numri i postimeve : 857
Age : 38
Vendi Ku Jeton : Albanian
Cfar Pelqeni : Futboll
Humor : Skemi Frik Nga Cia Strembemi Nga Shiku Jemi Rrac E Forte Rrac Burgaxhiu:P:P
Registration date : 01/05/2007

Historia Shqiptare..Si Filloje.! Empty
MesazhTitulli: Historia Shqiptare..Si Filloje.!   Historia Shqiptare..Si Filloje.! Icon_minitimeTue May 20 2008, 09:20

Disa norma tė sė drejtės dokesore kanė evoluar gjatė shekujve nė pėrshtatje me zhvillimin e shoqėrisė shqiptare. E drejta dokesore gjithnjė ka qėndruar si bosht pėr ruajtjen e unitetit kombėtar tė shqiptarėve. Ajo qėndronte e vepronte nė moralin dhe nė jetėn e shqiptarėve mbi dallimet shoqėrore, mbi besimet e ndryshme fetare qė ata kishin, kurse elementin jo shqiptar e drejta dokesore e pėrjashtonte nga njė barazi e tillė. Nė tė nuk mungonin edhe elementė lokalė dallues, por ishin dytėsorė nė krahasim me normat e pėrbashkėta kombėtare tė sė drejtės dokesore. Kėsaj i nėnshtrohej kushdo nė Shqipėri, madje edhe e drejta kishtare (kanonike), qė njihej mirė pėr konservatorizmin e saj dhe pėr masat e ashpra ndėshkimore, tė cilat i kėrkonte tė merreshin ndaj personave qė shmangeshin nga normat kishtare. Nuk mungojnė dokumentet mesjetare dhe tė periudhave mė tė vonshme qė pėrmendin raste tė shumta, kur klerikėt shqiptarė tė tė gjitha besimeve fetare, tė ndodhur pėrballė ēėshtjeve tė tilla, zgjidhja e tė cilave nuk pėrputhej me normat e tė dy tė drejtave (dokesore dhe kishtare), gjithnjė kanė respektuar e vepruar sipas sė drejtės dokesore, duke shkelur atė kishtare.

Nė rajone tė gjera tė Shqipėrisė, qė gjatė shek. XV kanė qenė pjesė e viseve tė lira shqiptare, e drejta dokesore jo rastėsisht ka arritur tė njihet deri nė ditėt tona me emėrtimet Ā« kanuni i Skėnderbeut Ā», Ā« kanuni i Lekė Dukagjinit Ā» etj.. Kjo dėshmon se e drejta dokesore, si njė trashėgimi historike, ka qenė natyrshėm nė themel tė veprimtarisė shoqėrore dhe tė legjislacionit shtetėror tė shqiptarėve gjatė shek. XV. Prandaj, edhe pėr kėtė arsye, veprimtaria politike dhe legjislative e Skėnderbeut gjeti mbėshtetje tė gjerė shoqėrore, pėrpos faktit qė pushtimi osman u rrezikonte interesat ekonomikė e pronėsorė, fetarė e kulturorė, politikė etj., tė gjitha shtresave tė shoqėrisė shqiptare.

Vend tė veēantė nė tė drejtėn dokesore shqiptare kishte institucioni i besės. Besa ishte kult kombėtar aq sa ka zėnė vend edhe nė korrespondencėn e fisnikėve shqiptarė me shtetet e huaja dhe fjala shqipe Ā« besė Ā» e kėtij institucioni ėshtė huazuar edhe nga gjuhėt e popujve fqinjė. Nė njė letėr tė vitit 1420 drejtuar Republikės sė Raguzės, nė vend tė emrave Zot e Krisht qė pėrdoreshin si formulė pėrbetimi, Gjon Kastrioti ka vėnė fjalėn besė: Ā« Besa ime, e zotit Gjon, dhe e bijve tė mi pėr ēdo tregtar... i kam dhėnė besėn kujtdo qė vjen nė tokėn time nė Shufada se, nė rast se i bėhet ndonjė dėm ose ndonjė e keqe,... do tė paguaj unė, zoti Gjon, ose bijtė e mi Ā». I biri i tij, Skėnderbeu, ka shkruar nė vitin 1460: Ā« Tė mbajmė besėn, pėr mbrojtjen e sė cilės kemi pėrballuar rreziqe tė mėdha, edhe pse gjithnjė kam qenė pėrpara
njė vdekjeje tė sigurt Ā».

Organizimi shtetėror i shoqėrisė shqiptarė gjatė epokės sė Skėnderbeut dhe shekujve tė mėparshėm tė mesjetės ka qenė ngritur mbi bazėn e njė korpusi legjislativ tė shkruar. Pjesė e kėtij korpusi legjislativ kanė qenė edhe statutet e qyteteve shqiptare, tė cilat, sipas burimeve historike tė kohės, kanė qenė tė shkruara. Kėto dėshmojnė mė sė miri se veprimtaria shoqėrore e shtetėrore nė Shqipėri zhvillohej mbi bazėn e njė korpusi legjislativ tė shkruar.

Shteti shqiptar, i bashkuar nėn drejtimin e Skėnderbeut, kishte simbolet e veta, qė mbėshteteshin nė traditėn vendase dhe shprehnin sovranitetin e tij. Skėnderbeu krenohej me historinė e lavdishme tė kombit shqiptar. Prandaj, ai mbajti si emėr tė dytė vetjak pėrgjegjėsen e emrit tė Aleksandrit tė Madh tė Maqedonisė, qė te osmanėt ishte Iskander (Skėnder nė gjuhėn shqipe). Siē e dėshmon edhe M. Barleci, emėrtimet gjeografike Maqedoni dhe Epir janė pėrdorur nė mesjetė si sinonime tė emėrtimit etnogjeografik Arbėri. Pėr mė tej, krahas evokimit tė lavdisė sė Pirros dhe tė epirotėve tė lashtė (sinonim i emrit Ā« arbėr Ā» gjatė mesjetės), Skėnderbeu pėrdori edhe simbolet shtetėrore tė Pirros sė Epirit
(shqiponjėn dhe pėrkrenaren e zbukuruar me njė kokė dhie), tė Aleksandrit tė Madh tė Maqedonisė (shenja e Diellit), si dhe simbole pellazgjike. Simbolet dhe evokimet e mėsipėrme dėshmojnė pėr formimin e tij kulturor humanist dhe tregojnė se ai mbėshtetej nė traditėn vendase pėr tā€™i dhėnė njė frymė sa mė kombėtare shtetit tė tij dhe luftės sė shqiptarėve kundėr pushtimit osman.

Shtetin e tij Skėnderbeu e emėrtoi me emrin etnogjeografik kombėtar mesjetar Arbėria (Albania) edhe pse nė tė u pėrfshi njė pjesė e viseve shqiptare. Titulli zyrtar i Skėnderbeut ishte Zot i Arbėrisė (Dominus Albaniae), tė cilin e gjejmė tė shėnuar nė vulėn e nė shkresat zyrtare tė tij, si dhe nė letrat e kancelarive tė huaja qė i janė drejtuar atij si kryetar i shtetit shqiptar.

Shkresat zyrtare tė Skėnderbeut, qė njihen deri tani dhe qė kanė dyllin me gjurmėn e vulosjes sė tyre, tregojnė se kryetari i shtetit shqiptar ka pasur dy vula zyrtare, qė kishin madhėsi e simbole tė ndryshme.

Vula e madhe zyrtare e Skėnderbeut ishte nė formė rrethore me diametėr 41 mm dhe perimetėr afro 125 mm. Nė qendėr ajo kishte shqiponjėn dykrenore dhe yllin me gjashtė cepa, tė vendosur ndėrmjet krerėve tė saj. Anash vula kishte rrethin me shkronja tė mėdha GEORGIVS CASTRIOTIVS SCENDARBIC. Nė krye tė rrethit tė vulės ishte shenja e diellit me tetė rreze, qė ndante fillimin dhe mbarimin e emėrtimit GEORGIVS CASTRIOTIVS SCENDARBIC. Shenja e diellit me tetė rreze ka qenė simbol shtetėror i Aleksandrit tė Madh tė Maqedonisė. Nėn krerėt e shqiponjės dhe mbi krahėt e saj kishte inicialet D AL tė fjalėve Dominus Albaniae. Kėto iniciale tė fjalėve Dominus Albaniae, qė pėrbėnin titullin zyrtar tė Skėnderbeut, tregonin pozitėn juridike tė tij (Dominus) si kryetar shteti, si dhe emrin e shtetit (Albania), ku ai ushtronte pushtetin e tij.

Vula e vogėl e Skėnderbeut ishte skalitur nė gurin e ēmuar tė unazės personale tė tij. Ajo kishte formė tetėkėndėshe me pėrmasa maksimale 9 mm gjatėsi dhe 7 mm gjerėsi. Simbolet e saj ishin marrė nga mitologjia e lashtė pellazgjike. Nė gurin e vulės sė vogėl ishin skalitur dy figura tė mitologjisė pellazgjike: mbretėresha Leda dhe Zeusi i Dodonės i shndėrruar nė
mjellmė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://AlbLove.Net.Tc
SeCuRiTy
WebMaster
WebMaster
SeCuRiTy


Male Numri i postimeve : 857
Age : 38
Vendi Ku Jeton : Albanian
Cfar Pelqeni : Futboll
Humor : Skemi Frik Nga Cia Strembemi Nga Shiku Jemi Rrac E Forte Rrac Burgaxhiu:P:P
Registration date : 01/05/2007

Historia Shqiptare..Si Filloje.! Empty
MesazhTitulli: Re: Historia Shqiptare..Si Filloje.!   Historia Shqiptare..Si Filloje.! Icon_minitimeTue May 20 2008, 09:20

Si simbole mė pėrfaqėsuese pėr shtetin shqiptar Skėnderbeu pėrdori shqiponjėn dykrenore me krahė tė ulur dhe yllin me gjashtė cepa, simbole kėto qė ishin mjaft tė njohura nė mjedisin shqiptar. Kėto simbole ishin edhe nė stemėn dhe nė flamurin shtetėror. Nė njė katolog venecian stemash ėshtė vizatuar nė mes tė viteve 60 tė shek. XV stema e Kastriotėve, kur djali i Skėnderbeut, Gjoni, mori titullin Ā« fisnik venecian Ā». Gjithashtu stema ruhet e gdhendur nė varrin monumental tė nipit tė Skėnderbeut, Konstandinit, qė gjyshja e tij, Donika, ia ngriti nė Napoli tė Italisė nė vitin 1500. Shqiponja e zezė dykrenore, siē e ka treguar M. Barleci, ka qenė e vendosur edhe nė qendėr tė flamurit tė Skėnderbeut qė fushėn e kishte tė kuqe.

Shqiponja dykrenore ishte simbol i njohur shtetėror i Perandorisė Bizantine dhe i familjes sė Muzakajve, qė kishin krushqi me Kastriotėt. Edhe Arianitėt dhe Gjurashėt kishin shqiponjėn dykrenore si simbol tė tyre. Kurse ylli me gjashtė dhe shtatė cepa ishte pėrdorur si simbol nga Muzakajt dhe nga Balshajt. Ylli me gjashtė cepa duhe tė ketė qenė vendosur edhe ndėrmjet krerėve tė shqiponjės nė flamurin e Skėnderbeut, si njė element dallues kundrejt flamurit tė Perandorisė Bizantine.

Vula me shqiponjė, si simbol shtetėror i Skėnderbeut, del se ėshtė pėrdorur pėr herė tė parė nė letra qė janė shkruar gjatė mesit tė viteve 50 dhe ndoshta jo rastėsisht. Nė tė njėjtėn kohė me vulėn duhet tė jetė pėrdorur edhe flamuri me fushė tė kuqe dhe shqiponjėn dykrenore nė mes, qė e ka patur Perandoria Bizantine. Nėpėrmjet kėtyre simboleve synohej qė tė shprehej uniteti i viseve tė lira shqiptare dhe tė tregohej se pas pushtimit tė Konstandinopojės prej turqve mė 1453, shqiptarėt ishin forca kryesore antiosmane qė luftonte nė ish zotėrimet e Perandorisė Bizantine. Kėto simbole tė reja pushteti tė pėrdorura nga Skėnderbeu pasqyrojnė procesin e krijimit tė njė shteti tė vetėm nė tokat e lira shqiptare.

Kryeqytet i shtetit tė bashkuar shqiptar u bė Kruja. Ndonėse nė hapėsirat e kėtij shteti kishte qytete tė tjera mė tė mėdha e mė tė rėndėsishme si qendra ekonomike, si Prizreni e Ohri, pėr shkak tė pozicionit tė vet gjeografik shumė tė favorshėm Kruja u bė kryeqendra administrative e viseve tė lira shqiptare. Nėpėrmjet rrugėve tė shumta tokėsore e detare qė kryqėzoheshin pranė saj, Kruja, si qendėr administrative, kishte komunikimin mė optimal me tė gjitha viset shqiptare dhe me shtetet e huaja.

Ushtria shqiptare dhe arti i saj ushtarak

Pėrballimi me sukses i luftės kundėr pushtuesve osmanė kėrkonte nė radhė tė parė krijimin e njė ushtrie tė aftė dhe me cilėsi tė lartė luftarake.

Si njohės i mirė i ushtrisė osmane, i organizimit dhe i armatimit tė saj, Skėnderbeu, qė nė fillim, vuri nė qendėr tė vėmendjes organizimin dhe fuqizimin e forcave ushtarake tė vendit, qė tė ishin nė gjendje tė pėrballonin njė kundėrshtar aq tė fuqishėm.

Nė ****ndin e Lezhės tė marsit 1444 u vendos qė, me kontributin e pjesėmarrėsve tė tij, tė krijohej njė ushtri e pėrbashkėt. Bėrthamėn kryesore tė saj e formuan luftėtarėt qė i mobilizonte vetė Skėnderbeu, si komandant i pėrgjithshėm i ushtrisė. Nė fillim forcat ushtarake tė Besėlidhjes Shqiptare kishin ***akter federal, sepse fisnikėt shqiptarė, jashtė ushtrisė sė pėrbashkėt qė ishte nėn komandėn e Skėnderbeut, mbanin njė numėr jo tė vogėl forcash ushtarake. Kėto trupa, gjatė procesit tė formimit tė shtetit tė bashkuar shqiptar, u shkrinė me forcat e ushtrisė sė pėrbashkėt.

Masa e luftėtarėve vinte kryesisht nga radhėt e fshatarėsisė. Ajo mbante njė qėndrim tė papajtueshėm ndaj pushtetit osman dhe ishte nė gatishmėri tė tillė tė pėrhershme luftarake aq sa, siē shprehej Barleci, Ā« burrat me njėrėn dorė lėronin arat dhe me tjetrėn mbanin shpatėn Ā». Fshatarėsia u bė burim i pashtershėm forcash njerėzore pėr formimin e njė
ushtrie tė madhe popullore, tė fuqishme, me shpirt tė lartė vetėmohimi, tė panjohur nė kushtet e luftėrave tė zakonshme feudale.

Ushtria shqiptare pėrbėhej nga trupat e pėrhershme dhe nga luftėtarė qė mobilizoheshin vetėm gjatė kohės sė luftės. Trupat e pėrhershme ishin ndarė nė dy njėsi kryesore. Njėra pėrbėhej prej 2 mijė deri 3 mijė kalorės tė armatosur lehtė, tė cilėt stėrviteshin prej Skėnderbeut dhe shėrbenin si gardė personale e tij. Pjesa tjetėr ruante fortesat dhe kėshtjellat
e vendit, si dhe brezin kufitar lindor. Trupat nė viset kufitare lindore i komandonte Moisi Arianiti (Golemi) dhe, sipas M. Barlecit, pėrbėheshin nga 2 mijė kalorės dhe 1 mijė kėmbėsorė. Masėn kryesore tė ushtrisė shqiptare e formonin luftėtarėt qė mobilizoheshin gjatė kohės sė luftės sipas parimit Ā« burrė pėr shtėpi Ā». Kur rreziku ishte tepėr i madh, mobilizoheshin tė gjithė banorėt qė mund tė luftonin. Kur bėhej mobilizimi i pėrgjithshėm, forcat ushtarake shqiptare arrinin nga 20 mijė deri nė 30 mijė luftėtarė, duke formuar njė ushtri tė madhe pėr kohėn.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://AlbLove.Net.Tc
SeCuRiTy
WebMaster
WebMaster
SeCuRiTy


Male Numri i postimeve : 857
Age : 38
Vendi Ku Jeton : Albanian
Cfar Pelqeni : Futboll
Humor : Skemi Frik Nga Cia Strembemi Nga Shiku Jemi Rrac E Forte Rrac Burgaxhiu:P:P
Registration date : 01/05/2007

Historia Shqiptare..Si Filloje.! Empty
MesazhTitulli: Re: Historia Shqiptare..Si Filloje.!   Historia Shqiptare..Si Filloje.! Icon_minitimeTue May 20 2008, 09:20

Komanda e ushtrisė ishte nė dorėn e Skėnderbeut, qė ishte komandant i pėrgjithshėm. Pėr tā€™u konsultuar gjatė veprimeve ushtarake pranė tij qėndronte Kėshilli i Luftės, i pėrbėrė nga komandantėt mė tė shquar, tė cilėt zakonisht dilnin nga radhėt e fisnikėve. Kishte edhe komandantė qė dilnin nga radhėt e njerėzve tė thjeshtė, tė cilėt drejtonin formacionet e ndryshme luftarake, sidomos kur shpallej mobilizimi i pėrgjithshėm.

Pjesėmarrja e gjerė e shqiptarėve nė ushtrinė e Skėnderbeut la gjurmėt e veta nė taktikėn dhe armatimin e saj. Nė kushtet e vendit tonė mori pėrhapje tė gjerė lufta guerile, formė tradicionale kjo e luftės sė fshatarėsisė nė epoka e vende tė ndryshme. Ushtria shqiptare pėrbėhej nga kalorėsia, qė pėrgjithėsisht ishte e pakoracuar, prandaj lėvizte me shpejtėsi, dhe nga kėmbėsoria. Luftėtarėt e saj pėrgjithėsish kishin armatim tė lehtė dhe nuk mbanin armatime tė rėnda si ato qė pėrdoreshin nė ushtrinė feudale tė kohės. Skėnderbeu e mbėshteti strategjinė dhe taktikėn ushtarake nė trimėrinė dhe heroizmin e luftėtarėve tė tij, nė traditėn luftarake tė shqiptarėve, nė njohjen prej tij tė organizimit e tė artit ushtarak tė armikut etj..

Ushtria shqiptare kishte si detyrė parėsore moslejimin e trupave osmane qė tė futeshin nė thellėsi tė viseve tė lira pėr tė grabitur e shkatėrruar vendin. Kėtij qėllimi i shėrbente sistemi mbrojtės i brezit kufitar, tė cilit iu kushtua kujdes i veēantė. Pasi trupat osmane pushtuan Stefigradin, shqiptarėt, pa vonesė, ngritėn nė viset lindore njė bazė tjetėr ushtarake e tė fortifikuar, kėshtjellėn e Modrishės. Zakonisht ushtritė armike sulmoheshin e shpartalloheshin nė zonat kufitare. Kur ushtritė osmane ishin shumė tė mėdha dhe nuk mund tė shkatėrroheshin nė brezin kufitar, Skėnderbeu ndėrmerrte masa energjike pėr tė pėrballuar zhvillimin e luftimeve nė thellėsi tė vendit. Popullsia e paaftė pėr luftė largohej prej zonave qė mund tė shkeleshin prej ushtrive armike dhe strehohej pėrkohėsisht nėpėr vende malore e tė sigurta, duke marrė me vete bagėtinė, rezervat ushqimore e sende tė ndryshme. Materialet e prodhimet, qė nuk mund tė transportoheshin, asgjėsoheshin me qėllim qė trupave pushtuese tā€™u hiqej mundėsia e pėrdorimit tė tyre. Ndėrkohė kėshtjellat pėrforcoheshin, duke i furnizuar me luftėtarė, armatime e rezerva ushqimore.

Kur trupat osmane arrinin tė futeshin nė thellėsi tė vendit, luftėtarėt e brezit kufitar tėrhiqeshin tė organizuar dhe bashkoheshin me pjesėn tjetėr tė forcave shqiptare. Gjatė tėrheqjes ata sulmonin pareshtur trupat osmane, ngadalėsonin marshimin e tyre, duke u shkaktuar dėme tė mėdha.

Kur arrinin tė depėrtonin nė thellėsi tė vendit, synimi kryesor i trupave osmane ishte pushtimi i Krujės, qė ishte kryeqendra administrative dhe ushtarake pėr viset e lira shqiptare.
Nė kėto raste Skėnderbeu i organizonte veprimet luftarake nė mėnyrė tė tillė, qė pesha kryesore e luftimeve tė binte jo mbi mbrojtėsit e kėshtjellės, por mbi luftėtarėt qė vepronin jashtė saj. Me shumicėn e ushtrisė ai qėndronte jashtė kėshtjellės dhe organizonte me to, ditėn dhe natėn, sulme tė pandėrprera e tė befasishme, qė u shkaktonin dėme tė rėnda forcave pushtuese. Vėmendje tė veēantė i kushtonte Skėnderbeu edhe prerjes sė rrugėve tė furnizimit tė armikut. Sulmoheshin ***vanet qė vinin nga lindja pėr tė furnizuar ushtrinė osmane me ushqime e sende tė tjera tė nevojshme, si dhe ato qė vinin nga drejtime tė tjera.
Kėtė detyrė e kryenin sidomos ēetat e armatosura.

Skėnderbeu i kushtoi kujdes edhe organizimit tė zbulimit. Zbuluesit shqiptarė gjendeshin kudo, nė krahinat fqinjė, nė zonėn ku marshonte, qėndronte e vepronte ushtria armike dhe nė qendėr tė Perandorisė Osmane,. Nėpėrmjet tyre siguroheshin tė dhėna tė ***akterit strategjik, operativ e taktik qė kishin tė bėnin me kohėn e ardhjes sė ushtrisė armike, me madhėsinė e organizimin, si dhe me lėvizjen e veprimet luftarake tė saj etj.. Zbuluesit i paraprinin ushtrisė shqiptare, kur kjo futej nė vise tė pushtuara. Ata organizoheshin nė
grupe, lėviznin nė largėsi tė caktuara ndėrmjet tyre dhe kontrollonin mirė terrenin pėr tė shmangur pritat e armikut, dėrgonin shpejt nė drejtim tė Skėnderbeut informacionin e grumbulluar.

Variantet taktike qė pėrdorte Skėnderbeu pėr tė shpartalluar ushtrinė armike ishin tė larmishme e mbėshteteshin nė bashkėrendimin e mbrojtjes me sulmin, tė mėsymjes sė ushtrisė sė rregullt me goditjen e ēetave, tė ndeshjeve ballore me sulmet e befasishme, duke futur nė pėrdorim si kėmbėsorinė ashtu edhe kalorėsinė e armatosur lehtė. Nė ēdo luftim Skėnderbeu pėrpiqej ta parashikonte ecurinė e tij, sulmonte e hapte beteja nė kushte qė i dukeshin mė tė pėrshtatshme. Ai gėrshetoi dhe pėrdori gjerėsisht manovrėn e shpejtė tė forcave tė veta me sulmet e befasishme mbi ushtritė armike nė ēdo kohė, ditėn dhe natėn, duke i shoqėruar kėto nė mėnyrė tė pėrsosur me prita e kurthe tė ndryshme.

Skėnderbeu kishte aftėsi tė jashtėzakonshme ushtarake. Ai ishte nė tė njėjtėn kohė strateg dhe ushtar, hartonte e ndryshonte nė pėrshtatje me situatat planin e luftės, udhėhiqte ushtrinė dhe njėkohėsisht luftonte edhe vetė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://AlbLove.Net.Tc
Sponsored content





Historia Shqiptare..Si Filloje.! Empty
MesazhTitulli: Re: Historia Shqiptare..Si Filloje.!   Historia Shqiptare..Si Filloje.! Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Historia Shqiptare..Si Filloje.!
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Video Clipe Nga Historia Shqiptare 2
» Video Clipe Nga Historia Shqiptare

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Alblove :: Shkenca Sociale :: Historia-
Kėrce tek: