Alblove
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Alblove

MIRE SE VINI.!!!
 
ForumPortalliKėrkoRegjistrohuLatest imagesidentifikimiGalleryBisedoni

 

 Leksjone Informatike.!

Shko poshtė 
AutoriMesazh
SeCuRiTy
WebMaster
WebMaster
SeCuRiTy


Male Numri i postimeve : 857
Age : 38
Vendi Ku Jeton : Albanian
Cfar Pelqeni : Futboll
Humor : Skemi Frik Nga Cia Strembemi Nga Shiku Jemi Rrac E Forte Rrac Burgaxhiu:P:P
Registration date : 01/05/2007

Leksjone Informatike.! Empty
MesazhTitulli: Leksjone Informatike.!   Leksjone Informatike.! Icon_minitimeMon May 19 2008, 09:42

Si te shkembesh 1 dosje te madhe ne internet!!!


nqs keni nje file/dosje qe eshte deri ne 50 Mb dhe doni t'ia dergoni nje miku qe eshte ne anen tjeter te botes me ane te internetit mund te perdorni faqen:
http://www.dropload.com/
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://AlbLove.Net.Tc
SeCuRiTy
WebMaster
WebMaster
SeCuRiTy


Male Numri i postimeve : 857
Age : 38
Vendi Ku Jeton : Albanian
Cfar Pelqeni : Futboll
Humor : Skemi Frik Nga Cia Strembemi Nga Shiku Jemi Rrac E Forte Rrac Burgaxhiu:P:P
Registration date : 01/05/2007

Leksjone Informatike.! Empty
MesazhTitulli: Re: Leksjone Informatike.!   Leksjone Informatike.! Icon_minitimeMon May 19 2008, 09:43

Disa tutoriale per windows XP


Hacking windows XP
http://www.iirg.net/ebooks/John%20Wi...%20-%20DDU.pdf
--
Integrim i Windowsit me Linuxin-Tutorial-
http://files.nixp.ru/books/unix/linu...%20Windows.pdf
--
Windows XP ne detaje http://books.erdves.lt/Unsorted/MS%20press%20Windows%20XP%20inside%20out(book).rar
--
Tutorial mbi regjistrin ne windows XP
http://books.erdves.lt/Unsorted/Micr...uide.eBook.rar
--
Mjete per te perdorur "Comand line"
http://books.erdves.lt/Unsorted/Wind...0Utilities.rar
--
Reference http://books.erdves.lt/Unsorted/Wind...Osbourn e.rar
--
Windows XP hap pas hapi
http://books.erdves.lt/Unsorted/Wind...ve-iNFeRNO.rar
--
Difektet,problemet ne windows Xp ftp://ftp.netz.ru/Books/Sorted(Heralt)/os/win/O'Reilly.Windows.XP.Annoyances.[2.44%20MB_www.netz.ru].rar
--
Windows pa tel
ftp://ftp.netz.ru/Books/Sorted(Heralt)/os/win/O'Reilly.Windows.XP.Unwired.2003.LiB.ShareConnecto r.com.[5.33.MB_www.netz.ru].rar
--
Skedaret e XP-se
ftp://ftp.netz.ru/Books/Sorted(Heralt)/os/win/The.XP.Files.2002[by.KiN_www.netz.ru].rar
--
Bibla e Xp-se
ftp://ftp.netz.ru/Books/Sorted(Heralt)/os/win/Windows.Xp.Bible[15,4.MB_www.netz.ru].rar
--
Tutorial-Si te punosh me regjistrin e windowsit
ftp://ftp.netz.ru/Books/Sorted(Heralt)/os/win/Mastering.Windows.XP.Registry.[by.KiN_www.netz.ru_3,42.MB].rar
--
Konfigurimi i windowsit per rrjetet qe funksionojne me,Netware Novell dhe Unix
ftp://ftp.netz.ru/Books/Sorted(Heralt)/os/win/Windows.Xp.Configuring.For.Networks.Running.Novell .Netware.And.Unix.Operating.Systems[1,09.MB_www.netz.ru].rar
--
Gjithe serviset e windowsit
ftp://ftp.netz.ru/Books/os/All.Services.WinXP[252.kB_RUS_www.netz.ru].rar
--
Ndertim i nje rrjeti wireles ne shtepi duke perdor windows XP
ftp://ftp.netz.ru/Books/Sorted(Heralt)/network/Complete.Home.Wireless.Networking.Win.XP.Edition.[by.KiN_www.netz.ru_3,85.MB].rar
--
Windows XP dhe Muzika dixhitale
ftp://ftp.netz.ru/Books/a/Windows.XP.Digital.Music.For.Dummies.Nov.2004(by.n 0n_www.netz.ru).rar
--
Windows XP hacks http://support.proline.lv/ftp/_books/Certification/Microsoft/O'Reilly%20-%20Windows%20XP%20Hacks.chm
--
Teste
http://support.proline.lv/ftp/_books/Certification/Microsoft/70-216%20%20Microsoft%20Windows%202000%20Network%20In frastructure%20Administra/(70-216)%20Testking%20Q&A%20with%20Explanations%20Edit ion1.pdf
--
http://support.proline.lv/ftp/_books/Certification/Microsoft/70-216%20%20Microsoft%20Windows%202000%20Network%20In frastructure%20Administra/(70-216)%20Testking%20Q&A%20with%20Explanations%20Edit ion4.pdf
--
http://support.proline.lv/ftp/_books/Certification/Microsoft/70-216%20%20Microsoft%20Windows%202000%20Network%20In frastructure%20Administra/(70-216)%20TestKing%20Q&A%20with%20Explanations%20Edit ion6.pdf
--
http://support.proline.lv/ftp/_books/Certification/Microsoft/70-270%20Microsoft%20Windows%20XP%20Professional/(70-270)%20MCSE%20Training%20Kit%20-%20Microsoft%20Windows%20XP%20Profession.chm
--
http://support.proline.lv/ftp/_books/Certification/Microsoft/70-270%20Microsoft%20Windows%20XP%20Professional/(70-270)%20TestKing%20Microsoft%20Windows%20XP%20Profe ssional%20ver1.pdf
--
http://sevens.idv.tw/ebooks/ActualTests%20MCDST%2070-271%20Support%20user%20and%20troubleshoot%20Win%20 XP%20OS%20v03.15.04(1).pdf
--
http://utopia.duth.gr/~gs6646/e-Books/Windows/MCSE%20Windows%20XP%20Professional%20Study%20Guide %20(Exam%2070-270)%20(en_US).pdf
-
Siguria e windows XP tutorial
http://recalentado.com/ebooks/nsa%20guide%20to%20securing%20windows%20xp%20(2002 ).pdf
--
ftp://194.135.36.187/pub/Info/Books/...rence.2002.chm
--
ftp://4guest:4guest@81.176.65.96/epu...ngs.eBook-Li
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://AlbLove.Net.Tc
SeCuRiTy
WebMaster
WebMaster
SeCuRiTy


Male Numri i postimeve : 857
Age : 38
Vendi Ku Jeton : Albanian
Cfar Pelqeni : Futboll
Humor : Skemi Frik Nga Cia Strembemi Nga Shiku Jemi Rrac E Forte Rrac Burgaxhiu:P:P
Registration date : 01/05/2007

Leksjone Informatike.! Empty
MesazhTitulli: Re: Leksjone Informatike.!   Leksjone Informatike.! Icon_minitimeMon May 19 2008, 09:44

Pjeset kryesore te kompiuterit.


ompjuteri eshte nje pajisje elektronike , e afte te perserite ne menyre automatike vargje teper te gjata veprimesh (nga me te nderlikuarat) per informacione nga me te shumellojshmet , sipas planifikimit (programimit) qe i eshte bere paraprakisht nga njeriu.

Nese ne veshtrimin e pare kompjuteri duket si nje ``kuti mekanike``e lidhur me nje monitor dhe nje tastiere , teknikisht ai eshte i perbere nga dy pjese kryesore:

-Sistemi elektronik , me te gjithe perberesit e tij fizike dhe qe ne gjuhen e perditshme emertohet harduer (hardware)

-Programet , instruksionet dhe komandat , te cilat drejtojne punen e komjuterit per zgjidhjen e detyrave te ndryshme dhe qe ne gjuhen e perditeshme ermetohen softuer (software).

Por kjo makine e persosur vihet ne shfrytezimim nga njerezit te cilet formojne elementin kryesore te dipolot njeri-kompjuter.Ky element zakonisht emertohet Laifuer )liveware , life jete).
Per shfrytezimin dhe mirembajtjen e sistemeve kompjuterike , programautoret dhe operatoret duhet te jene specialiste dhe te keni kualifikim te larte , sipas detyres.Por kompjuteret personal (pc) dhe sistemet e programeve , me te cilet ata sot jane pajisur , krijojne mundesi qe edhe njerez te zakonshem te punojne me lehtesi per zgjudhjen e detyrave te thjeshta , per shfrytezimin e internetit etj.
Madje , edhe femijet kane lodrat e tyre ne kompjuter dhe kane mundesi te zgjidhin detyra sipas moshes dhe nivelit shkollor.E gjithe kjo behet e mundur saje te programeve kompleksete hartuara nga konstruktoret , qe lehtesojne komunikimin ndermjet njeriut dhe makines .

(vazhdon...)


(vazhdimi i pjeses se I ... )

Hardware eshte i perbere nga disa pjese kryesore :

1.Njesia qendrore perpunuese , qe zakonisht duhet edhe procesori qendror (perpunuesi qendror) , kryen te gjitha veprimet matematike dhe logjike , sipas instruksioneve dhe komandave qe jane dhene.Ne njesine qendrore perpunuese ruhet perkohesisht edhe te dhenat e perpunuara.

Njesia qendrore perpunuese perbehet nga :

a)Nyja aritmetiko-logjike , qe kryen veprimet matematike dhe logjike me te dhenat e futura ne kompjuter.
b)Nyja komanduese , qe lp,amdpm ve[ro,et e te gjithave njesive te kompjuterit.
c)Kujtesa e punes , ne te cilen ruhen perkohesisht te dhenat qe jane perpunuar nga njesia aritmetiko-logjike.Kjo kujtese ne gjuhen teknike emertohet Ram (Random access memory - Kujtese me hyrje te rastit)

Ram mund te krahasohet me nje dollap te ndare ne kuti te vogla , ku secila nga keto kuti permban nje shenje (karakter) qe mund te jete numer , shkronje shenje veprimeve matematike , shenje pikesime etj. Nje nga keto ``kuti`` eshte nje bajt (byte)
Te tri keto nyja komunikojne me njera-tjetren duke forumuar nje njesi te madhe te vetme , si edhe me njesita e tjera te kompjuterit.
Keshtu ne njesine qendrore ndodhet trupi i nje kompjuteri i perbere nga nyjra artmetiko-logjike dhe nyja komanduese , i cili quhet edhe njesi qendrore perpunuese (central procesing Unit , CPU).Kjo njesi lexon dhe zbaton instruksionet e programeve , kryen llogaritje matematike dhe ben veprime logjike , duke marre edhe vendimet perkatese.Ajo kontrollon edhe perfundimet e veprimeve te kryera.Kjo njesi i dergon ne kujtese informacionet e perpunuara.

Elementi kryesore i CPU-se eshte perpunuesi (procesori). Ne kompjutere personal , ky element quhet mikroprocesor.
Mikroprocesorei eshte nje qart i integruar i perbere nga transistore dhe element te tjera elektronike te mentuara sipas nje skeme te caktuar.

Ne mikroprocesoret e kompjuterave te prodhuar ne fundin e 70 ishin te muntuar 29 000 transistore kurse ne mikroprocesoret e kompjuterave te prodhuar te 95 jane montuar 5 500 000 transistore dhe gjithcka ne nje siperfaqe disa centimtrasl katrore.

Tipi i njesise qendrore perpunuese percakton kapacitetin perpunues te kompjuterit dhe shpejtesine me te cilen ai kryen veprimet.

Mikroprocesoret klasifikohen nga sasia e informacionit elementar qe perpunoi njeheresh me nje veprim te vetem si dhe nga shpejtesia me te cilen kryehen keto veprime.
Sot prodhohen mikroprocesore dhe procesore qe kryejne disa dhjetra milion instruksione ne sekonde.

Jane ndertuar mikroprocesore 8 , 16 , 32 dhe 64 byte.Mikroprocesoret 8 bite mund te beje veprime informacione , qe shprehen ne 8 byte kurse mikroprocesorei 16 byte kryen veprime me informacione qe shprehen ne 16 byte(psh numra nga 1 deri ne 65 536) . Pra mikroprocesoret 8 byte duhet te beje disa veprime per te kryer punen qe mikroprocesori 16 byte kryen me nje veprim te vetem.

Mikroprocesoret 32 dhe 64 byte jane shume e shume me te fuqishem se microprocesoret qe permendem.
Shpejtesia me te cilin kompjuteri kryen veprimet , percaktohet nga frekuenca e impulseve elektronike , qe qarkullojne neper procesore , i cili quhet ndryshe edhe frekuenca e punes dhe matet me MegaHerc (MHz)


(vazhdimi i pjeses se I... )

Pajisje hyrese : jane elemente lidhese nermejet komljuterit dhe njeriut.Ato sherbejne per futjen ne njesine qendrore te te dhenave qe do te perpunohen , instruksioneve dhe komandave te ndryshme.

Si pajisje hyrese sherben tastiera dhe ne shumicen e rasteve edhe `miu` (mouse).Edhe disa lloje pajisjesh te tjera si psh , disketa magnetike , disku optik peroren ne futjen e informacioneve ne kupjuter.

Tastiera : ka pamje te ngashme me pjesen e perparme te makines se shkrimit.Duke shtypur tastet , futen ne njesine qendrore te dhenat dhe komandat , te cilat shfaqen ne ekran.Kjo krijon mundesine qe te dhenat te kontrollohen perpara se te kalohen ne kujtesen e kompjuterit.
Ekrani sherben per per afishimin e te dhenave ose komandave si edhe te perfundimeve te perpunimit.Ne kete menyre ekrani sherben per realizimin e dialogut kompjuter-njeri.Afishimet mund te jene shifrore ose grafike/
Pajisja e vogel , i ashtuquajturi ``miu`` , ndihmon ne lehtesimin e komunikimit ndermjet njeriut dhe makines.
Krahas pajisjeve te mesiperme standarte , sot perdoren edhe pajisje te tjera hyrese te informacionit.
Gjithnje e me shume po perdoret ``skaneri`` i cili kap vizatimet , fotografi e dokumente te tjera dhe i regjistron ne kompjuter per perpunim te metejshem.Ne ngjashmeri me fotokopjuesin , skaneri ne vend qe te riprodhoje dokumentin , e shnderron ne informacion ne trajte binare , e cila regjistrohet ne kompjuter.
Ne disa lloje kompjuteresh , si psh ne kompjuteret qe perdoren ne arkat e dyqanave perdoren lexuesit optike , te cilet lexojne kodet e mallrave te shtypura etiketat.
Kompjuteri regjistron automatikisht cmimet dhe llogarit shumen qe duhet te paguhet.
Lexuesit optike perdoren edhe ne kompjuterat qe sherbejne per leximin e dokumenteve te shifruara etj.Keto pajisje punojne mbi bazen e intesitetit te drites se pasqyruar nga objekti qe lexohet , kur te bie rrezja lazer.

(vazhdon...)


(vazhdimi i pjeses se II.. )

Pajisjet e daljes : sherbejne oer te paraqitjen e perfundimeve te perftuara si dhe per te treguar ecurine e perdorur ne perpunimin e te dhenave.
Krahas ekranit ne pajisjet e daljes eshte edhe makina e shtypit (printeri) , e cila kryen shtypjen ne leter te informacionee.

Makina e shtypit mund te jete mekanike , por edhe e modernizuar qe e hedh drejtperdrejt bojen mbi leter.Ky proces mund te behet duke e shperndare bojen me pika te vogla ose duke e shperndara me ndihmen e rrezeve lazer.(printer lazer)

Nese para disa vitesh printeret kufizoheshin vetem ne shtypjen e shkronjave , shifrave ose vizatimeve , sot teknologjia eshte persosur ne ate shkalle qe nepermjet printereve perftohen fotografi te cilesise se larte.
Nje lloje i vecante printeri eshte edhe ``vizatuesi`` (plotter) qe perdoret per realizimin e vizatimeve tekniko-inxhinierike me siperfaqe te medha.

Per daljen e informacioneve nga kompjuteri perdoren edhe disa lloje kujtesave te hasgtne si ; disketa magnetike , disku optik CD etj.

Por nese informacionet qe dalin nga shpypja ne printer jane te lexueshme nga neria , disketat etj perdoren per te kaluar informacionet nga nje kompjuter ne tjetrin.

(vazhdon...)


(vazhdimi i pjeses se III...)

Kujtesat e jashtme : pajisje , ne te cilat ruhen per nje kohe te gjate informacionet si edhe sistemet e programeve.

Zakonisht , kujtesat e jashtme perbehen nga disqe magnetike ose optike si dhe nga shiritat magnetike.

Disketat : jane diskqe plastike te perkulshme (floppy disc) , te veshura me ``boje`` magnetike (si shiritat e magnetofonit) , ku informaconet ``shkruhen ne forme rrethore (si te pllakat e magnetofonit) ne menyre magnetike ashtu si regjistrohet zeri te magnetofoni.

Disqet : , ndryshe nga disketat jane prodhur me material te forte te paperkulshem dhe prandaj quhen edhe ``disqe te ngurta`` (Hard Disk). Per tu mbrojtur nga pluhuri disqet e ngurta mbyllen hermetikisht dhe montohen ne brendesi te njesise qendrore.
Keto cilesi kane lejuar teknologhine te prodhoje disqe te ngurta me kapacitete me te medha se disketat qe jane te ``hapura `` dhe te ``levizshme``.

Disqet optike (CD) : jane te ngjashme me disketat , por shkrimi edhe leximi ne to behet me rreze lazer (si edhe ne cs muzikore)

Pershkrimi :

Disketat kane kapacitet mbajtates te informacionit te vogel qe arrin ne 1400 000 shkronja (1.1 MB).Disqet e ngurta kane kapacitete qe arrjne deri ne disa miliarda shkronja (disa giga byte GB ) jane shume me te shpejta dhe me te qendrueshme .Keto cilesi e bejne diskun e ngurte ``berthamen`` e kujteses se jashtme te nje kompjuteri.

Nje CD mund te mbaje deri ne 650 000 000 shkronja (650 MB) dhe shpejtesia me cilen ai mund te punojne eshte shume me e vogel nga shpejtesia e disqeve te ngurta.
Por , shkrimi optik ne nje Cd eshte shume me i qendrueshem se shkrimi i magnetik prandaj sot CD perdoren gjithnje e me shume , duke zevendesuar disktetat e vogla te brishta.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://AlbLove.Net.Tc
SeCuRiTy
WebMaster
WebMaster
SeCuRiTy


Male Numri i postimeve : 857
Age : 38
Vendi Ku Jeton : Albanian
Cfar Pelqeni : Futboll
Humor : Skemi Frik Nga Cia Strembemi Nga Shiku Jemi Rrac E Forte Rrac Burgaxhiu:P:P
Registration date : 01/05/2007

Leksjone Informatike.! Empty
MesazhTitulli: Re: Leksjone Informatike.!   Leksjone Informatike.! Icon_minitimeMon May 19 2008, 09:45

Si tė formatoj diskun ose njė pjesė tė tij

Tek MyComputer klikoje me butonin e djathtė diskun qė do tė fshish dhe zgjidh properties. Mbaj shėnim numrin e kapacitetit (capacity).

Krijo boot disk
- Shkarko Boot Disk tė WinME kėtu ose tek bootdisk.com
- Fut njė disk flopi bosh nė kompjuter dhe hap skedarin qė shkarkove.
- Shtyp butonin OK dhe prit sa tė krijohet boot disk

Fshi diskun
- Lėre diskun brėnda nė kompjuter dhe rifilloje kompjuterin
- Prit deri sa tė shikosh nė ekran A:\> dhe pastaj shkruaj komandėn
A:\> fdisk
- Pėrgjigju Y (yes) pėr pyetjet e fillimit. (larg disk support, ntfs)

Tani duhet tė shikosh nė ekran menunė si mė poshtė:
Kodi:

FDISK Options Current Fixed disk drive: 1 Choose one of the following: 1. Create DOS partition or Logical DOS Drive 2. Set active partition 3. Delete partition or Logical DOS Drive 4. Display partition information 5. Change current fixed disk drive Enter choice: [ 1 ] Press Esc to exit FDISK


Zgjidh display partition information duke shtypur butonin 4.

Pastaj do shikosh diēka si mė poshtė.
Kodi:

Current fixed disk drive: 1 Partition Status Type Volume Label Mbytes System Usage C: 1 A PRI DOS WIN95 2047 FAT16 68% 2 EXT DOS 969 32% Total disk space is 6031 Mbytes (1 Mbyte = 1048576 bytes) The Extended DOS Partition contains Logical DOS Drives. Do you want to display the logical drive information (Y/N) . . . . . . ?


Nė kėtė rast C: ėshtė pjesa ku ėshtė instaluar sistemi operativ dhe quhet pjesa kryesore (primary).

Ndarjet e tjera bėjnė pjesė nė EXT DOS qė ėshtė grupi i ndarjeve shtesė.
Pėrgjigju Y (yes) pėr tė parė ndarjet e tjere tė hard diskut, si mė poshtė.

Kodi:

Display Logical DOS Drive Information Drv Volume Label Mbytes System Usage D: 1969 UNKNOWN 100% E: 2015 UNKNOWN 100% Total Extended DOS Partition is 3984 Mbytes (1 MByte = 1048576 bytes)


Nė kėtė rast disku ka edhe dy pjesė tė tjera: D qė ėshtė 1969 MB dhe E qė ėshtė 2015MB. Njėra nga ndarjet ka tė njėjtat numra qė mbajte shėnim nga My Computer. Gjej diskun qė ka tė njėjtėn madhėsi (Mbytes) ose tė njėjtėn etiketė(label) dhe mbaj shėnim shkronjėn qė i ėshtė caktuar. (D, E, F, G....).

Bazohemi mbi madhėsinė dhe etiketėn sepse shkronjat C, D, E, F, G mund tė jenė ndryshojnė nga windows nė dos. D: qė ti shikon nė windows mund tė jetė E: nė dos dhe gabimisht fshin tjetėr pėr tjetėr. Prandaj gjithmonė duhet tė pėrdorėsh fdisk pėr tė parė shkronjėn qė i ka caktuar DOS-i diskut qė do tė fshish.

- Tani qė mėsuam shkronjėn e pjesės qė duam tė fshijmė, shtyp butonin ESC pėr tė dalė nga fdisk dhe tė kthehesh tek A:\>

- Shtyp komandėn
A:\> format shkronja:

Shkronja zėvėndėsoje me shkronjėn qė mbajte shėnim mė lart. Nqs ėshte C komanda do ishte
A:\> format C:

Nqs shkronja ėshte D
A:\> format D:



- Pasi tė bėsh kėtė, duhet tė shtypėsh Y (yes) pėr tė konfirmuar fshirjen.
Pastaj kompjuteri do tė tė pyesė pėr njė etiketė (label) qė po tė duash mund ta lėsh edhe bosh. Nuk ka rėndėsi ēfarė shkruan dhe e ndryshon edhe nė windows po tė duash.

Kur tė mbarojė procesi i fshirjes, do dalėsh pėrsėri tek A:\>.
- Hiqe diskun nga kompjuteri dhe shtyp ctrl+alt+del pėr tė rifilluar kompjuterin.

Kompjuteri do hapet pėrsėri nė Windows (nqs nuk e fshive windows) dhe pastaj mund tė shkosh tek My Computer pėr tė parė nqs ėshtė fshirė me sukses.

Pėr mė shumė mbi FDISK dhe FORMAT mund tė lexosh faqen e microsoft kėtu.
http://support.microsoft.com/kb/q255867/

Formatimi nė DOS pėrdor formatin FAT/32 qė pėrdoret nė win95, 98, Me. Windows XP mund tė pėrdorė Fat32 dhe NTFS por rekomandohet NTFS.

Ndryshimi nga FAT nė NTFS (informacioni nė disk nuk ndryshon)
Po marr si shėmbull diskun D, prandaj po pėrdor shkronjėn D. Pėr disqet e tjerė pėrdor shkronjėn pėrkatėse.
- Start > run > cmd
- Shtyp komandėn vol D:
- Shtyp komandėn convert D: /FS:NTFS
- Shkruaj emrin e diskut qė doli nga komanda vol
Volume in drive D is ___emri______
- Pėrgjigju Y pėr tė konfirmuar ndryshimin.
- Prit sa tė mbarojė procesi dhe kthehu pėrsėri nė windows.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://AlbLove.Net.Tc
SeCuRiTy
WebMaster
WebMaster
SeCuRiTy


Male Numri i postimeve : 857
Age : 38
Vendi Ku Jeton : Albanian
Cfar Pelqeni : Futboll
Humor : Skemi Frik Nga Cia Strembemi Nga Shiku Jemi Rrac E Forte Rrac Burgaxhiu:P:P
Registration date : 01/05/2007

Leksjone Informatike.! Empty
MesazhTitulli: Re: Leksjone Informatike.!   Leksjone Informatike.! Icon_minitimeMon May 19 2008, 09:45

Program djegie skedaresh

Burn quick
Program shume i thjeshte per te djegur cdo lloj file nga direktorite ne windows explorer E vecanta e programit eshte futja e nje funksioni ne menune Right klik
dmth ben klik me te djathten ne nje skedar dhe te menuja zgjedh Burn quick per ta djegur ne Cd
http://www.burnquick.com/
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://AlbLove.Net.Tc
SeCuRiTy
WebMaster
WebMaster
SeCuRiTy


Male Numri i postimeve : 857
Age : 38
Vendi Ku Jeton : Albanian
Cfar Pelqeni : Futboll
Humor : Skemi Frik Nga Cia Strembemi Nga Shiku Jemi Rrac E Forte Rrac Burgaxhiu:P:P
Registration date : 01/05/2007

Leksjone Informatike.! Empty
MesazhTitulli: Re: Leksjone Informatike.!   Leksjone Informatike.! Icon_minitimeMon May 19 2008, 09:45

Si te lexojme tekstin kur degjojme nje kenge

Per te lexuar tekstin e nje kenge qe luhet ne media player 9 shkarkohet
nje plugin "Caption e Lyrics Power toy"qe pasi instalohet gjendet
tek winMedia player ne Tools/Plugin
linku shkarkimit
http://www.wmplugins.com/ItemDetail.aspx?ItemID=345
Sigurohu qe ke windows media player version 9 duke klikuar tek Help/about
Nqs versioni eshte nen 9, klikohet ne help/update
=====
nje program tjeter qe gjen tekstet e kengeve eshte evil lyrics
me databaze rreth 5 miljon tekste kengesh
linku shkarkimit http://www.evillabs.sk/evillyrics/download.php
kur programi hapet fut Emrin e kengetarit dhe kengen klikohet kerko anash ne cep lart
jepet komplet teksti kenges i ben select all/copy tekstit
hapet windows mediaplayer/klikohetview/now playing tools/vihet nje pike tek
Lyrics dhe nje pike tek Caption
klikohet anash tek media library del lista e kengeve
ben right klik te titulli kenges qe i ke gjetur tekstin/properties
ben paste tekstin e kopjuar te kutia e mesit koments
==
pasi mbaron kete klikon tek linku i kenges ne liste per ta luajtur me te filluar kenga te luaje do shohesh edhe tekstin poshte
=====
Per Winampin mund te perdoret nje plugin per tekstet Lyrics Master
http://www.wmplugins.com/ItemDetail.aspx?ItemID=346 ose MP3 Manager
=====
Nje player shume me cilesi qe ja vlen te kontrollohet eshte Fubar version 0.82
http://www.foobar2000.org/
programi mp3 formatin e ka te shkruar si mpeg-3
cilesia e zerit e shkelqyer
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://AlbLove.Net.Tc
SeCuRiTy
WebMaster
WebMaster
SeCuRiTy


Male Numri i postimeve : 857
Age : 38
Vendi Ku Jeton : Albanian
Cfar Pelqeni : Futboll
Humor : Skemi Frik Nga Cia Strembemi Nga Shiku Jemi Rrac E Forte Rrac Burgaxhiu:P:P
Registration date : 01/05/2007

Leksjone Informatike.! Empty
MesazhTitulli: Re: Leksjone Informatike.!   Leksjone Informatike.! Icon_minitimeMon May 19 2008, 09:53

Nje program per cookies

Quhet CT cookie spy update v 3.00 gjen gjithe cookies ne kompjuter
emrin, websajtin qe i ka krijuar dhe futur jetegjatesine e cookies
po te klikoni ne nje nga katroret e vegjel(dialog boxet) ne liste ju jepen te gjitha te dhenat
Mund te shikoni per detaje ketu

http://camtech2000.net/Pages/Downloads.html
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://AlbLove.Net.Tc
SeCuRiTy
WebMaster
WebMaster
SeCuRiTy


Male Numri i postimeve : 857
Age : 38
Vendi Ku Jeton : Albanian
Cfar Pelqeni : Futboll
Humor : Skemi Frik Nga Cia Strembemi Nga Shiku Jemi Rrac E Forte Rrac Burgaxhiu:P:P
Registration date : 01/05/2007

Leksjone Informatike.! Empty
MesazhTitulli: Re: Leksjone Informatike.!   Leksjone Informatike.! Icon_minitimeMon May 19 2008, 09:54

Program testimi i memorjes RAM

Ne mjaft raste shkak i ngrirjes dhe crasheve ne kompjuter
mund te jete ai i memorjes ram.Per te pare nese memorja RAM
krijon ose jo gabime mund te kontrollohet duke perdorur nje
program te vogel Memory Test-20kb zip tek kjo faqe
http://hcidesign.com/memtest/
Programi eshte mire te punoje 30 minuta rreth 1000 cikle testimi
sigurohuni te beni exit te gjitha programet e tjera kur ta perdorni
duke lene vetem windowsin dhe lidhjen me internetin
programi ka vlere te perdoret kur ka raste ngrirje krashi,kur blehet kompjuter i ri dhe i duhet testuar memorja,kur shtohet Ram ne kompjuter
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://AlbLove.Net.Tc
SeCuRiTy
WebMaster
WebMaster
SeCuRiTy


Male Numri i postimeve : 857
Age : 38
Vendi Ku Jeton : Albanian
Cfar Pelqeni : Futboll
Humor : Skemi Frik Nga Cia Strembemi Nga Shiku Jemi Rrac E Forte Rrac Burgaxhiu:P:P
Registration date : 01/05/2007

Leksjone Informatike.! Empty
MesazhTitulli: Re: Leksjone Informatike.!   Leksjone Informatike.! Icon_minitimeMon May 19 2008, 09:54

Si te ndryshoni ngjyren e sfondit te faqeve ne internet

ndryshimi i ngjyres se sfondit(backgroundit) per cdo faqe
ose websajt qe shikoni ne internet behet duke ndjekur kete
rruge: Per WIN XP
Te browseri lart
klikon Tools
Internet options
General Tab
Accesibility(nen titullin history)
te" format" mbush me clikim katrorin ne krah
te"ignore colors specified in web pages"
klik OK
Nen General Tab window
ne krah te butonit accesibility ku ishit me pare
klikon tek butoni colors( nen History)
klikon tek katrori ne krah te backgound
hapet dritarja me menune e katroreve me ngjyra
zgjedh psh katrorin me ngjyre gri
klikon te ky katror
klikon ok poshte klikon ok mbyll dritaren tjeter,klikon apply(nen History) tek general tab dhe eshte bere gati
meqe keni zgjedhur ngjyren gri atehere cdo faqe ku te shkoni
ne internet do te kete sfond gri
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://AlbLove.Net.Tc
SeCuRiTy
WebMaster
WebMaster
SeCuRiTy


Male Numri i postimeve : 857
Age : 38
Vendi Ku Jeton : Albanian
Cfar Pelqeni : Futboll
Humor : Skemi Frik Nga Cia Strembemi Nga Shiku Jemi Rrac E Forte Rrac Burgaxhiu:P:P
Registration date : 01/05/2007

Leksjone Informatike.! Empty
MesazhTitulli: Re: Leksjone Informatike.!   Leksjone Informatike.! Icon_minitimeMon May 19 2008, 09:54

Rikthim i disa skedareve te hequra nga Koshi


Per te rikthyer ndonje skedar qe eshte hequr pa dashje nga
koshi Recycle bin(jo koshi forumit ) eshte me shume vlere te perdoret nje program Restore i cili pasi ke klikuar te butoni "Search deleted Files" i tij ben nje skanim te plote te kompjuterit per te gjitha files qe jane bere delete dhe jane hequr edhe nga koshi
dhe liston te gjitha fajllat e hequra sipas emrit dhe direktorise ku kane qene.Ky program ka vlere per raste te vecanta kur pa dashje eshte hequr ndonje dokument ose skedar i windowsit qe kuptohet krijon probleme crashi ose mesazhe gabimi.Aty kerkohet per nje skedar te vecante qe te duhet ta kthesh prape aty ky ishte ne windows klikohet dhe i behet copy.
Gjithashtu programi ben heqjen e plote te skedareve ne liste qe jane pa vlere duke liruar me te vertete memorje disk.Programi eshte ne kete faqe
http://hccweb1.bai.ne.jp/~hcj58401/
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://AlbLove.Net.Tc
SeCuRiTy
WebMaster
WebMaster
SeCuRiTy


Male Numri i postimeve : 857
Age : 38
Vendi Ku Jeton : Albanian
Cfar Pelqeni : Futboll
Humor : Skemi Frik Nga Cia Strembemi Nga Shiku Jemi Rrac E Forte Rrac Burgaxhiu:P:P
Registration date : 01/05/2007

Leksjone Informatike.! Empty
MesazhTitulli: Re: Leksjone Informatike.!   Leksjone Informatike.! Icon_minitimeMon May 19 2008, 09:55

Si te bllokosh marrjen e viruseve trojaneve nga websajtet e infektuara!!!

Ndodh qe ne shume websajte si psh ato warez,kraking
duke sorollatur mausin per te klikuar ne linqe te ndryshme
ju hapet ndonje dritare e vogel qe ju kerkon te instaloni
ndonje xxx toolbar,ose ndonje dritare qe ju kerkon qe
faqen qe shihni ta beni si homepage,ose te shkarkoni
nje program ose aplikacion qe nuk e keni kerkuar
Faqe te tilla padyshim jane te infektuara me trojane
viruse dhe spyware.
Si aktivizohen si shkarkohen?
Gjithe faqet e infektuara me viruse e trojane te fshehte
kane ne vetvete "zona te nxehta"(hotspots) qe jane te padukshme
per syte.Zonat e nxehta mund te jene tek grafikat dhe linksat
ne pjesen me te madhe
Kur mausi qarkullon ne ekran te faqja.padashur ai kalon mbi
nje nga keto zona te nxehta duke aktivizuar automatikisht
scriptet qe shkarkojne ne kompjuter viruse ose trojane
ne shume raste futja e trojaneve ose viruseve ndjehet
kur shikon dritare qe te dalin papritur duke te kerkuar
te shkarkosh dicka(jo reklama)dhe pavarsisht se cfare klikon
ne dritaren e vogel po ose jo ose e mbyll trojani eshte futur
Shkarkimi pa deshire i ketyre trojaneve apo virusave realizohet
nepermjet scripteve dhe HTA(hypertext aplikacioneve)
Me lart thashe faqe te infektuara dmth jane faqe qe kane te
instaluara ne strukturen e tyre keto scripte trojanesh dhe virusesh
per ti bllokuar pervec fikjes(disable) se scripting dhe Active X tek windowsi ne tools
/internet options/security/custom ekziston dhe nje program i vogel
44kb qe bllokon funksionimin e scripteve e keqia nga faqet e infektuara
eshte programi HTAStop2003
http://www.simtel.net/product.php?ur...uct_page=67031
link shkarkimi nga servera ne shtete te ndryshme
http://www.simtel.net/product.downlo...s.php?id=67031
(zgjidhet dhe klikohet shteti qe keni me afer)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://AlbLove.Net.Tc
SeCuRiTy
WebMaster
WebMaster
SeCuRiTy


Male Numri i postimeve : 857
Age : 38
Vendi Ku Jeton : Albanian
Cfar Pelqeni : Futboll
Humor : Skemi Frik Nga Cia Strembemi Nga Shiku Jemi Rrac E Forte Rrac Burgaxhiu:P:P
Registration date : 01/05/2007

Leksjone Informatike.! Empty
MesazhTitulli: Re: Leksjone Informatike.!   Leksjone Informatike.! Icon_minitimeMon May 19 2008, 09:55

Disa Komanda Per Windows Xp

disa komanda ne xp start/run
# Disk Managment - diskmgmt.msc
# Device Manager - devmgmt.msc
# Disk Defrag - dfrg.msc
# Event Viewer - eventvwr.msc
# Shared Folders - fsmgmt.msc
# Group Policies - gpedit.msc
# Local Users and Groups - lusrmgr.msc
# Performance Monitor - perfmon.msc
# Resultant Set of Policies - rsop.msc
# Local Security Settings - secpol.msc
# Services - services.msc
# Component Services - comexp.msc
# Indexing services-ciadv.msc


iexplore adresa - Hapet Internet Explorer me adresen e dhene

netscp adresa - Hapet Netscape Communication me adresen e dhene

cmd - Hapet MS-DOS Command Prompt

dxdiag - direktX diagnostik
bootcfg: shikon boot settings start run cmd bootcfg
defrag-defragmentarizim
dfrg.msc- defragmentarizim
diskpart- start run cmd diskpart shikon particionet(ne dos me nje ? mbrapa jep nje liste mundesish)
driverquery-jep listen e komplet driverave dhe cilesite e tyre(properties)
fsutil--------start run-cmd-fsutil
getmac-medai akses kontroll adres
gpresult-grup policy rezultatet(settings)
helpctr-hap pjesen e help dhe suport te windowsit
ipseccmd-konfiguron,ben ndryshime te protokolli i policise se internet security
netsh-konfigurim rrjeti
netsh /? -jep informacion per netsh komanden
openfiles - i jep administratorit mundesi te shikoje skedaret e hapur
openfiles /? informacion per open komanden
pagefileconfig - lejon te shohesh settings dhe besh ndryshime ne virtual memorjen
e sistemit
prncnfg-jep te dhena per konfiguracionin e printerit
recover - komande qe te ndihmon per te ndrequr nje pjese te demtuar te lexushme ne harddrive
reg - regjister ose regedit
schtasks- mjet per ti lene nje ose disa procese windowsit ti kryeje ne nje orar te caktuar automatikisht
schtasks /?-jep informacion dhe detaje per komanden me lart
sfc - kontroll i gjithe skedareve te systemit(qe jane nen directorine C:\ dhe C:\windows
shutdown - jep liste me mundesira per te mbyllur kompjuterin
systeminfo-informacion per gjerat kryesore te sistemit
tasklist- jep te dhena per gjithe proceset(njelloj si tek proceset e taskmanagerit)
shume e rendesishme per te pare se kush nga proceset ose aplikacionet
harxhon me shume memorje,e ngarkon me shume sistemin gje qe con ne shume raste ne ngadalsim te punes se kompjuterit (mem usage- te dhenat ne Kb)
start/run/cmd ne dritaren dos behet paste tasklist
taskkill-te pushosh aktivitetin e nje procesi ose servisi
taskkill /? - jep informacion per komanden dhe sintaksat mundesite
BCKGZM.EXE - Backgammon
CHKRZM.EXE - Checkers
CONF.EXE - NetMeeting
DIALER.EXE - Phone Dialer
HELPCTR.EXE - Help and Support
HRTZZM.EXE - Internet Hearts
HYPERTRM.EXE - HyperTerminal
ICWCONN1.EXE - Internet Connection Wizard
IEXPLORE.EXE - Internet Explorer
INETWIZ.EXE - Setup Your Internet Connection
INSTALL.EXE - User's Folder
MIGWIZ.EXE - File and Settings Transfer Wizard
MOVIEMK.EXE - Windows Movie Maker
MPLAYER2.EXE - Windows Media Player Version 6.4.09.1120
MSCONFIG.EXE - System Configuration Utility
MSIMN.EXE - Outlook Express
MSINFO32.EXE - System Information
MSMSGS.EXE - Windows Messenger
MSN6.EXE - MSN Explorer
PBRUSH.EXE - Paint
PINBALL.EXE - Pinball loje
RVSEZM.EXE - Reversi loje
SHVLZM.EXE - Spades loje
TABLE30.EXE - User's Folder
WAB.EXE - Windows Address Book
WABMIG.EXE - Address Book Import Tool
WINNT32.EXE - User's Folder
WMPLAYER.EXE - Windows Media Player
WRITE.EXE - Wordpad
CALC.EXE - Calculator
CHARMAP.EXE - Character Map
CLEANMGR.EXE - Disk Space Cleanup Manager
CLICONFG.EXE - SQL Client Configuration Utility
CLIPBRD.EXE - Clipbook Viewer
CLSPACK.EXE - Class Package Export Tool
CMD.EXE - Command Line
CMSTP.EXE - Connection Manager Profile Installer
CONTROL.EXE - Control Panel
DCOMCNFG.EXE - Component Services
DDESHARE.EXE - DDE Share
DRWATSON.EXE - Doctor Watson v1.00b
DRWTSN32.EXE - Doctor Watson Settings
DVDPLAY.EXE - DVD Player
DXDIAG.EXE - DirectX Diagnostics
EUDCEDIT.EXE - Private Character Editor
EVENTVWR.EXE - Event Viewer
EXPLORER.EXE - Windows Explorer
FREECELL.EXE - Free Cell loje
FXSCLNT.EXE - Fax Console
FXSCOVER.EXE - Fax Cover Page Editor
FXSEND.EXE - MS Fax Send Note Utility
IEXPRESS.EXE - IExpress 2.0
LOGOFF.EXE - System Logoff
MAGNIFY.EXE - Microsoft Magnifier(lentja)
MMC.EXE - Microsoft Management Console
MOBSYNC.EXE - Microsoft Synchronization Manager
MPLAY32.EXE - Windows Media Player version 5.1
MSHEARTS.EXE - Hearts loje
MSPAINT.EXE - Paint loje
MSTSC.EXE - Remote Desktop Connection
NARRATOR.EXE - Microsoft Narrator
NETSETUP.EXE - Network Setup Wizard
NOTEPAD.EXE - Notepad
NSLOOKUP.EXE - NSLookup Application
NTSD.EXE - Symbolic Debugger for Windows 2000
ODBCAD32.EXE - ODBC Data Source Administrator
OSK.EXE - On Screen Keyboard
OSUNINST.EXE - Windows Uninstall Utility
PACKAGER.EXE - Object Packager
PERFMON.EXE - Performance Monitor
PROGMAN.EXE - Program Manager
RASPHONE.EXE - Remote Access Phonebook
REGEDIT.EXE - Registry Editor
REGEDT32.EXE - Registry Editor
RESET.EXE - Resets Session
RSTRUI.EXE - System Restore(restaurim riparim i sistemit duke e kthyer mbrasht ne gjendjen e meparshme sic ka qene para 1 jave)
RTCSHARE.EXE - RTC Ndarje aplikacionesh
SHRPUBW.EXE - Krijim i Shared Folder
SHUTDOWN.EXE - System Shutdown
SIGVERIF.EXE - verifikues firme per ndonje file(File Signature )
SNDREC32.EXE - regjistrus(incizues zeri)
SNDVOL32.EXE - Volumi zerit
SOL.EXE - Solitaire Loje
SPIDER.EXE - Spider Loje
SYNCAPP.EXE - krijon valixhen( Briefcase )
SYSEDIT.EXE - Editor per te bere ndryshime ne systemin e windowsit
SYSKEY.EXE - SAM mjet per te kycur
TASKMGR.EXE - Task Manaxher
TELNET.EXE - MS Telnet klient
TSSHUTDN.EXE - mbyllje e sistemit
TOURSTART.EXE - Windows Tour
UTILMAN.EXE - Manaxher sistemi
USERINIT.EXE - Dokumenta
VERIFIER.EXE - manaxher Verifikus driverash
WIAACMGR.EXE - Scanner dhe Kamera
WINCHAT.EXE - Chat
WINHELP.EXE - Windows Motorr ndihme
WINHLP32.EXE - Ndihme
WINMINE.EXE - Minesweeper
WINVER.EXE - cfare Windows Versioni ke?
WRITE.EXE - WordPad
WSCRIPT.EXE - Windows Script Host
WUPDMGR.EXE - Windows Update
ACCESS.CPL - mundesira aksesi
APPWIZ.CPL - Shton heq Programe
DESK.CPL - Cilesite e figures
HDWWIZ.CPL - Shton instalon nje hardware te re
INETCPL.CPL - IE cilesite
INTL.CPL - Gjuha dhe rajonet gjeografike(mundesite per ndryshime
JOY.CPL - kontroll lojrash
MAIN.CPL - Miu
MMSYS.CPL - Sounds dhe Audio
NCPA.CPL - Lidhje rrjeti
NUSRMGR.CPL - llogarite emer passwordet( login User Accounts)
ODBCCP32.CPL - ODBC
POWERCFG.CPL - Cilesite e rrymes
SYSDM.CPL - Cilesite e sistemit
TELEPHON.CPL - telefoni dhe modemi
TIMEDATE.CPL - Ora dhe data(cilesite-properties)
CERTMGR.MSC - Certifikatat
CIADV.MSC - Service Indeksimi skedaresh
COMPMGMT.MSC - Manaxhim kompjuteri
DEVMGMT.MSC - Device Manager (shume e rendesishme per te gjetur problemet difektet me gjithe driverat ne windows)
DISKMGMT.MSC - Manaxhim disku
EVENTVWR.MSC - SHikuesi i ngjarjeve(shume komande e rendesishme per te gjetur gabimet difektet ne windows sipas EVENT ID....NR + ndonje dll ose exe skedar ne pershkrim)
FSMGMT.MSC - Shared Folders
LUSRMGR.MSC - Local Users dhe Groupe
NTMSMGR.MSC - informacion per hardriverat e jashtem te lidhur me usb ose serial kabell me kompjuterin
NTMSOPRQ.MSC
PERFMON.MSC - Monitor per shkallen e rendimentit dhe kualitetit te punes se windowsit
SERVICES.MSC - Serviset
WMIMGMT.MSC - Windows Manaxhim
CONTROL USERPASSWORDS2 - User Account
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://AlbLove.Net.Tc
SeCuRiTy
WebMaster
WebMaster
SeCuRiTy


Male Numri i postimeve : 857
Age : 38
Vendi Ku Jeton : Albanian
Cfar Pelqeni : Futboll
Humor : Skemi Frik Nga Cia Strembemi Nga Shiku Jemi Rrac E Forte Rrac Burgaxhiu:P:P
Registration date : 01/05/2007

Leksjone Informatike.! Empty
MesazhTitulli: Re: Leksjone Informatike.!   Leksjone Informatike.! Icon_minitimeMon May 19 2008, 09:55

Si te heqesh reklamat nga MSN Messenger


duhet nje program Hex Editor..


1. Se pari, jij i sigurte qe ke dal nga MSN. Ne system tray, right clik, edhe shtyp Exit.

2. Tani shko ne C:\Program Files\MSN Messenger dhe gjej file/skedarin qe thote "msnmsgr.exe". Right click dhe shtyp Copy. Gjej nje vend te zbrazet ne folder, right click dhe shtyp Paste qe te krijosh nje kopje (backup).

3. Hap Hex Editor XVI32 dhe kliko ne File >> Open dhe shko prape ne C:\Program Files\MSN Messenger dhe shtyp dy here msnmsgr.exe.

4. Kur te hapet nje tabele me disa numra, shko ne Address >> Goto >> dhe zgjidh Hexadecimal. Ne ate kutine ku eshte nje numer dhe nje shenje shkruaj kete D71F1 dhe shtyp OK.

5. Vlera, apo kutia e selektuar/highlighted, do jete 74. Thjesht shtyp EB ne vend te atij numri.

6. Perserit hapat 4 + 5 po ne vend te D71F1 tani shkruaj D7235 dhe shtyp OK.

7. Prape do te jete nje numer 74 highlighted, dhe prape nderroje ne EB

8. Kur t'i kesh mbaruar keto, zgjidh File >> Save dhe Exit nga Hex Editor.

9. Rihap MSN Messenger, dhe kur te pyet se a do ta hapesh MSN-in meqe ka pesuar ca ndryshime, kliko Yes dhe nuk do te kete me reklama.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://AlbLove.Net.Tc
SeCuRiTy
WebMaster
WebMaster
SeCuRiTy


Male Numri i postimeve : 857
Age : 38
Vendi Ku Jeton : Albanian
Cfar Pelqeni : Futboll
Humor : Skemi Frik Nga Cia Strembemi Nga Shiku Jemi Rrac E Forte Rrac Burgaxhiu:P:P
Registration date : 01/05/2007

Leksjone Informatike.! Empty
MesazhTitulli: Re: Leksjone Informatike.!   Leksjone Informatike.! Icon_minitimeMon May 19 2008, 09:56

Si te lehtesojme hapjen e programeve, dosjeve, skedareve

Ka disa menyra per te organizuar programet qe t'i hapesh sa me lehte.

Menuja Start
Windows ka menune start, por kjo menu mund te kete me dhjetra programe dhe po nuk u sistemua rregullisht, behet e bezdishme per te perdorur. Nje menyre per te sistemuar menune eshte duke i ndare programet ne menu mevete sipas funksionit qe kryejne.

1. Kliko me butonin e djathte mbi start > programs dhe zgjidh "explore".
2. Krijo dosje per kategori te ndryshme te programe si psh: Internet, Multimedia, Lojra, Puna, Mirembajtje, etj.
3. Ndaji programet e menuse start ne dosjet perkatese dhe renditi dosjet sipas emrit.


Me Toolbar
Nje menyre me e lehte eshte te krijosh nje toolbar njesoj sic eshte "quick launch" ne taskbar ne fund te ekranit.

1. Krijo nje dosje me te gjitha shkurtimet (shortcuts) e programeve. Shkurtimet mund t'i kopjosh nga menuja start, ose mund t'i krijosh vete duke klikuar me butonin e djathte mbi programin dhe zgjidh "Create shortcut".
2. Pasi te kesh pergatitur dosjen me shkurtimet e programeve, kliko me butonin e djathte mbi taskbar (tek ora) dhe zgjidh toolbars > new toolbar. Zgjidh dosjen me shkurtimet dhe shtyp OK.
3. Toolbarin e ri mund ta levizesh ne cdo ane te ekranit qe te pelqen, dhe mund ta kombinosh edhe me toolbare te tjera. Gjithashtu mund te ndryshosh opsionet per madhesine e ikonave, shfaqjen e emrave, renditjen e ikonave, etj. Toolbari mund ta mbash mbi te gjitha dritaret e tjera si taskbar, ose mund ta besh qe te shfaqet vetem kur te duhet ta perdoresh.

Shembull: http://www.geocities.com/edspace2/desktop.html



Me Tastiere
Nje menyre me e shpejte per te hapur programet eshte duke perdorur kombiniet e butonave ctrl, alt, shift te tastieres. Psh: ctrl+alt+a, ctrl+shift+a, alt+shift+a.
Ne kompjuterin tim ctrl+alt+t hap nje editor teksti, ctrl+alt+f hap ftp, ctrl+alt+p hap photoshop, ctrl+alt+l (llafe) hap msn, etj.

1. Per te konfiguruar kombinimet e tastieres kliko me butonin e djathte mbi nje shkurtim (shortcut) dhe zgjidh properties.
2. Kliko tek kutia "shortcut key" dhe shtyp kombinimin e butonave qe do te perdoresh per ate program.
3. Shtyp butonin Apply dhe pastaj OK.

Tani shtyp kombinimin e butonave dhe do shohesh qe do hapet programi. Kombinimet e tastieres punojne vetem me shkurtimet qe jane ne desktop ose ne dosjen "Programs" te menuja start.



Me komanden Run

Nje menyre tjeter e shpejte, qe nuk i largon gishtat nga tastiera, eshte me ane te menuse [start > run] te cilen mund ta hapesh edhe me butonat (win + r). Tek kutia e run mund te shkruash emrin e nje programi, skedari te thjeshte ose dosjeje dhe ajo do hapet njesoj sikur te ishte klikuar dy here me miun.

Komandat tek kutia run mund te shkruhen me adresen e plote (psh: c:\program files\real player\realplay.exe) ose vetem emri i programi (psh: calc per makinen llogaritese). Nqs shkruajme vetem "realplay", Real Player nuk hapet. Pse hapet makina llogaritese e nuk hapet Real Player? Arsyeja eshte sepse Windowsi e di vendodhjen e makines llogaritese por nuk e di vendodhjen e realplay.exe. Pra, para se te perdorim komanden "realplay", duhet t'i tregojme Windows dosjen ku gjendet.

1. Hap start > settings > control panel > (performance and maintenance) system
2. Hap tabelen "advanced" dhe shtyp butonin "environment variables"
3. Tek lista e "system variables" zgjidh "PATH" dhe shtyp butonin "Edit"
4. Tek kutia "variable value", ne fund te tekstit shto adresen e dosjes ku gjendet programi. Ne kete rast, nese duam qe te hapim real player me komanden realplay, shtojme dosjen "C:\Program Files\Real\RealPlayer".

Pra, nese ne fillim vlera ishte:
Kodi:

C:\WINDOWS\system32; C:\WINDOWS; C:\WINDOWS\System32\Wbem


tani eshte:
Kodi:

C:\WINDOWS\system32; C:\WINDOWS; C:\WINDOWS\System32\Wbem; C:\Program Files\Real\RealPlayer


5. Shtyp perseri butonin (win + r) ose hap start > run dhe shkruaj "realplay" pa thonjza. Kjo duhet te hape Real Player.

Ne te njejten menyre mund te shtohen edhe dosje te tjera ku gjenden programet me te perdorura. Per te mos shtuar me dhjetra dosje tek vlera e PATH, eshte mire qe te krijosh nje dojse me shkurtimet (shortcut) e programeve me te perdorura dhe te shtohet vetem nje adrese. psh: Nese krijojme dosjen c:\programet\ me shkurtimet e te gjithe programeve, atehere tek vlera e PATH shtojme vetem ";c:\programet\" ne fund. Nese kemi shkurtimin C:\programet\ftp.lnk atehere tek start > run shkruajme vetem "ftp" pa thonjza. Nese emri i shkurtimi ka boshlleqe (psh: "Real Player") atehere tek start > run duhet te shkruajme emrin brenda thonjzave ("Real Player").
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://AlbLove.Net.Tc
SeCuRiTy
WebMaster
WebMaster
SeCuRiTy


Male Numri i postimeve : 857
Age : 38
Vendi Ku Jeton : Albanian
Cfar Pelqeni : Futboll
Humor : Skemi Frik Nga Cia Strembemi Nga Shiku Jemi Rrac E Forte Rrac Burgaxhiu:P:P
Registration date : 01/05/2007

Leksjone Informatike.! Empty
MesazhTitulli: Re: Leksjone Informatike.!   Leksjone Informatike.! Icon_minitimeMon May 19 2008, 09:56

10 Keshila per tu mbroujtur nga vjedhsit e fjalkalimeve

Kurrė mos iu pėrgjigjni tė panjohurve! Gatishmėria pėr t'u dhėnė informacion personal tė panjohurve mund tė shndėrrohet nė njė rrezik konstant pėr identitetin tuaj dixhital. Interneti gjithmonė e mė shumė po krijon mundėsi tė reja pėr gjetje, shkėmbim apo pėrdorim informacioni.

Nė shumė site pėrdoruesve tė rinj u kėrkohet qė tė regjistrohen pėr tė pėrdorur kėtė sit. Kur regjistrohemi pėr tė marrė informacion nga njė portal nė Internet, kur lexojmė lajmet online, kur vendosim njė emėr pėrdorimi dhe njė fjalėkalim pėr postėn elektronike, e kėshtu me radhė, nė tė gjitha kėto rasteve krijojmė njė identitet dixhital qė pėrbėhet nga njė bashkėsi informacioni personal (emėr, mbiemėr, adresė, numėr telefoni etj.), si dhe nga njė mėnyrė identifikimi dhe njė fjalėkalim.

Ky identitet dixhital na lejon tė marrim informacion, tė blejmė tė mira dhe shėrbime nė botėn virtuale online. Por duhet pasur shumė kujdes qė tė tregohemi tė kujdesshėm pėr tė mos rėnė nė dorė tė mashtrues dixhitalė. Kėta tė fundit pėrdorin teknika tė shumta pėr ta bėrė tė tyren identitetin tonė dixhital, dhe mė pas pėr ta pėrdorur pėr vjedhje apo pėr tė shkaktuar tė tjera dėme, ne ose tė tjerėve. Mė poshtė po listojmė 10 kėshilla pėr tė parandaluar vjedhjen e identitetit, si online ashtu edhe nė jetėn reale.

1 – Mos i tregoni askujt mbi fjalėkalimet personale. Mos tregoni as mėnyrėn se si i krijoni kėto fjalėkalime. Mos i shkruani nė copa letrash, qė lehtėsisht mund tė bien nė dorė tė gjithkujt.

2 – Pėrpiquni qė tė mos pėrdorni gjithmonė tė njėjtin fjalėkalim, pėr tė hyrė nė site apo shėrbime tė ndryshme nė internet. Gjithsesi, do tė ishte e udhės qė me njė sforco minimale tė mund t'i ndryshoni rregullisht fjalėkalimet tuaja kryesore, minimalisht ēdo 90 ditė.

3 – Pėrdorni fjalėkalim tė pėrbėrė nga, tė paktėn 8 shkronja, midis tė cilave kėshillohet tė pėrfshini edhe numra. Shmanguni gjetjes sė fjalėve tė pėrdorimit tė pėrditshėm pėr fjalėkalimin tuaj nė Internet. Shmang gjithashtu edhe tė dhėnat personale, si emrin e qytetit tė lindjes, emrat e rrjetit familjar, ditėlindjen e kėshtu me radhė.

4 – Shmangni pėrdorimin e fjalėkalimit me tė njėjtėn emėr tė pėrdorur edhe si fjalė identifikuese apo tė kombinimit tė shkronjave qė nė tastierėn e kompjuterit qėndrojnė afėr me njėra-tjetrėn.

5 – Jini tė kujdesshėm nė dhėnien e informacionit personal tė panjohurve, informacion qė nė pamje tė parė mund tė duket si i parėndėsishėm, si data e lindjes, pasi mund tė pėrdoren kundėr jush pėr t'jua zbuluar fjalėkalimet.

6 – Nėse ju kėrkohen tė dhėna personale (emėr, email, adresė, telefon, numrin e llogarisė rrjedhėse etj.) verifikoni mėnyrėn e pėrdorimit tė tyre, pra qė tė mbahen sekret dhe tė mos ndahen me askėnd tjetėr.

7 – Gjithmonė verifiko identitetin e kujt personi apo kompanie po tė kėrkon tė dhėna personale. Nėse jeni nė duar tė sigurta, nuk keni pse tė ndruheni pėr tė dhėnė numrin e telefonit dhe adresėn fizike, pėr tė bėrė verifikimin. Nė tė kundėrt, hiqni dorė!

8 – Kėrkojini ofruesit tuaj tė shėrbimeve internet (bankės online ose Internet provider-it), nėse ofron instrumente mė tė sigurta se vetė fjalėkalimet, pėr t'u mbrojtur nga pėrdorimi i paautorizuar tė llogarive tuaja rrjedhėse nė Internet.

9 – Kur bėni blerje online, verifikoni qė nė pjesėn fundore tė faqes sė hapur tė jetė e shfaqur ikona e njė ēelėsi krahas emrit tė adresės, ku gjendeni momentalisht. Kjo tregon se lidhja juaj internet ėshtė e mbrojtur. Pėr mė tepėr, klikoni dy herė mbi kėtė ēelės dhe nė ekran do tė shfaqet informacion mbi sitin dhe mėnyrėn se si jeni lidhur pėr tė pėrdorur shėrbimin qė kėrkoni.

10 – Mos u mashtroni nga posta elektronike, nė dukje tė pafajshme, por nė realitet absurde tė tipit "ju keni fituar njė shumė tė madhe parash" etj. Banka apo organizata tė tjera serioze nuk u kėrkojnė kurrė klientėve tė tyre tė dhėna tė rezervuara nėpėrmjet email-it, si fjalėkalimin apo numrin e llogarisė rrjedhėse.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://AlbLove.Net.Tc
Sponsored content





Leksjone Informatike.! Empty
MesazhTitulli: Re: Leksjone Informatike.!   Leksjone Informatike.! Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Leksjone Informatike.!
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Alblove :: Internet/Programe/Shkarkime :: Interneti-
Kėrce tek: